VIDEO: Qindra lopë të etura për ujë rrethojnë kamionin

8 Gusht 2018, 10:57Lifestyle TEMA

Thatësira ka “pushtuar” një pjesë të madhe të Australisë këtë muaj dhe për këtë arsye fermerët po hasin vështirësi për ushqimin e bagëtive. 

Të njëjtat vështirësi ka hasur pronari i qindra lopëve i cili shkoi 70 kilometra larg fermës për të marr ujë për bagëtinë. 

Fermeri Amber Lea ka thënë se lopët e tij nuk pranonin as ushqimin, pasi më shumë kishin etje se sa uri. 

Kur pronari me kamionin me ujë u afrua te lopët, ato e rrethuan atë dhe shtyheshin për të pirë ujë. 

Kjo verë llogaritet si më e thata në 20 vitet e fundit në Australi, me 20% më pak reshje se viteve të kaluara. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje