Nuk është menduar dy herë Zac Edwards, 32 vjeç, teksa ka ndërprerë dasmën për t’u hedhur në ujë dhe shpëtuar një 18-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej.
Dhëndri-hero, punonjës në Rojen Bregdetare të SHBA-ve, sapo ishte martuar me Cindy-n, 32 vjeçe, e cila mbështeti gjestin e bashkëshortit.
Siç raportohet nga “Daily Mail”, Zac dhe Cindy sapo ishin duke realizuar xhirimin e fotografive në plazh, kur dëgjuan britmat e një gruaje.
Kjo e fundit tregoi se Jamel Robinson, një 18-vjeçar, ishte në rrezik mbytjeje.
Dhëndri u zhyt dhe u përpoq ta shpëtojë me vështirësi të riun, derisa arritën forcat e shpëtimit.
Zac ndihmoi ekipet të hipnin 18-vjeçarin në një motor uji për ta nxjerrë në breg.
Pastori, që celebroi martesën e lavdëroi dhëndrin për aktin e guximit: “Ishte e pabesueshme: fakti që ky njeri ka ‘sakrifikuar’ kohën në ditën e tij të veçantë për të shpëtuar dikë tjetër, është i admirueshëm”.
Ngjarja ka ndodhur në Alabama.(TemA)