FOTOT: Kim Jong Un i "dorëzohet" vapës

10 Gusht 2018, 15:18Lifestyle TEMA
FOTOT: Kim Jong Un i "dorëzohet" vapës

Lideri i Koresë së Veriut është fotografuar me një stil veshjeje ndryshe nga ai i zakonshmi, ndërsa një valë të nxehti ka përfshirë vendin.

Temperaturat në Korenë e Veriut arriten në 37.8 gradë Celcius këtë javë.

Kim vizitoi një fabrikë të rritjes dhe përpunimit të peshkut, i veshur me një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra dhe pantallona gri.

Ai shoqërohej nga e shoqja, e cila i mbante xhaketën.

Pamjet e publikuara nga agjencia shtetërore KCNA e tregojnë Kim Jong Unin teksa inspekton produktet vendase, të cilat i përshkroi si “pamje spektakolare”.

Sipas një raporti të hartuar vitin e shkuar nga Kombet e Bashkuara, rreth 41% e popullsisë së vendit është e kequshqyer. (TemA TV)

4 komente në “FOTOT: Kim Jong Un i “dorëzohet” vapës”

  1. Shvejk says:

    Nuk e kuptoj ate ushtarakun qe merr shenime ne bllok te fabrika e peshkut Me siguri po mendon nje strategji si ta perdori si arme konserven e peshkut. Kimi duke vizituar nje fabrike peshku i shoqeruar vetem me ushtarake, kjo eshte nje shenje se raketat e ardhshme berthamore te Korese do funksionojne me vaj peshku.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Shvejk, të marrt’ e mira
      me gjith qesëndinë
      se si Jarosllavi
      qëndis ironinë.
      .
      Sheh fotografitë
      vërejtës i hollë
      me vaj nuklearja
      e peshk në kapsollë.
      .
      Kimi derr i majmë
      larg e hedh raketën
      se nusja moderne
      na i mban xhaketën.
      .
      Ç’ta zgjas më Gopisti
      Ti i the të tëra
      i Madh si Hasheku
      unë veç bejte bëra.

    2. Moni says:

      Eshte servilizem ekstrem, me demek ai nxjerr xhevahire nga goja ne cdo moment dhe keta i mbajne shenim qe ti perdorin si udherrefyes ne jete. Regjim i tille nuk eshte as e para e as fundit here qe ngrihet ne historine njerezore. Jo pak here eshte ngritur kulti i monarkut me prejardhje hyjnore. Qe nga faraonet, tek Cezari e tek Kimi. Enver Hoxhes ju ngrit nje kult i ngjashem.

  2. Peço says:

    Eh, të marsha të keqen or derrkuc i xhaxhait, qesh ti, qeshin të tërë ushtarallakët që të shoqërojnë. Vet peshqit bjen në rrjetë, vetëm që ti të jesh i kënaqur. Ti do Stormi Daniels, or tu bëfsha, ta marrë frymën dhe të rrëzoj nja 10 kile për një orë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje