VIDEO tronditëse: Bie reklama dhe përfundon mbi kokat e kalimtarëve, 5 të plagosur

10 Gusht 2018, 09:50Lifestyle TEMA

Një reklamë gjigande është shembur dhe ka përfunduar mbi kokat e kalimtarëve të rastit në një rrugë, duke plagosur pesë vetë. 

Pamjet dramatike tregojnë kalimtarët e rastit që përfundojnë nën reklamën që shembet 

Reklama gjashtë metra e gjatë besohet të jetë rrëzuar për shkak të erërave të forta. 

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e emergjencës dhe i dërguan në spital të lënduarit.  

Sipas mjekëve, që të pesë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë. 

Incidenti ndodhi në provincën Guizhou, në pjesën jugperëndimore të Kinës. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje