Erdogan i përgjigjet SHBA-së: Kapadainjtë nuk na cënojnë dot, fitimet tona janë paguar me gjak

14 Gusht 2018, 08:48Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se dinamikat e ekonomisë turke janë të shëndosha përballë sulmit të fundit ekonomik ndaj vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dinamikat e ekonomisë turke janë të shëndosha, të forta, të palëvizura dhe do të vazhdojnë të jenë të palëvizura”, tha Erdoğan në fjalën e tij në një drekë në Kompleksin Presidencial në Ankara para pjesëmarrësve në Konferencën e 10-të të Ambasadorëve.

“Kjo që po ndodh sot nuk ka aspak lidhje me krizën e vitit 1994, 2001 dhe 2007.

Me të vërtetë jemi përballë një situatë tërësisht tjetër”, shtoi presidenti turk, duke shtuar se Turqia gjendet nën rrethim ekonomik.

“Kapadainjtë e sistemit global nuk mund të cenojnë në mënyrë të vrazhdë dhe pa leje fitimet tona që janë paguar me gjak”, potencoi Erdoğan.

Turqia dhe SHBA janë duke përjetuar marrëdhënie të tensionuara pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj ministrit të Brendshëm turk Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Presidenti amerikan Donald Trump të premten e shtoi sulmin e tij ndaj Turqisë duke i dyfishuar tarifat doganore ndaj importit të aluminit dhe çelikut turk në 20 dhe 50 për qind respektivisht.

2 komente në “Erdogan i përgjigjet SHBA-së: Kapadainjtë nuk na cënojnë dot, fitimet tona janë paguar me gjak”

  1. Shvejk says:

    Pasuri te vena me gjakun e vendeve te pushtuara me shekuj nga Turqia.

  2. Sali says:

    Dyll dyll,o Taip.Inshalla e kane kuptu katunaret e tu turq se çfare tigri prej letre je.Tani filloi renia,disheza jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje