“Google” e di se ku jemi edhe nëse e mbyllim aplikacionin e vendndodhjes

14 Gusht 2018, 19:46Hi-Tech TEMA

“Google” regjistron vendndodhjen e përdoruesit edhe kur nuk i kërkohet ta bëjë këtë gjë. Kjo mund të prekë rreth 2 miliardë përdorues të Androidit dhe Apple-it, që përdorin “Google” për kërkime në hartë.

Studimi i kryer nga hulumtuesit e Universitetit Princeton i ka zemëruar jo pak ligjvënësit në SHBA.

“Google” u përgjigj duke argumentuar se jep udhëzime të qarta për përdorimin e çaktivizimin e opsioneve të tij.

Por sipas studimit, vendndodhjet e përdoruesve regjistrohen edhe kur historiku i vendndodhjes është çaktivizuar.

Për shembull, “Google” ruan fotografi të vendit ku ndodhet përdoruesi kur hapesh aplikacionin Map (Hartat).

Përditësimet automatike të motit në telefonat Android tregojnë përafërsisht vendndodhjen e një përdoruesi.

Kërkimet që nuk kanë të bëjnë me vendndodhjen e përcaktojnë gjatësinë dhe gjerësinë e saktë gjeografike të vendit ku ndodhet përdoruesi.(TemA TV)

1 komente në ““Google” e di se ku jemi edhe nëse e mbyllim aplikacionin e vendndodhjes”

  1. KORÇARI says:

    Google dhe Facebook DINË DHE ÇFARË NGJYRË BREKËSH KEMI,SA HERË BËJMË SEKS SA HERË FHJESIM NË DITË,ÇFARË HAMË DHE PIMË , PRA ME PAK FJALË DINË GJITHÇKA,SEPSE THJESHT NE JUA JAPIM VETË ME DËSHIRË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje