Ish-ministri brazilian i Financave, Guido Mantega është vënë nën akuzë për pastrim parash dhe aktakuza të tjera si pjesë e skandalit të korrupsionit që po trondit kupolën politike dhe ekonomike të vendit.
Sipas gjyqtarit Sergio Moro, Guido Mantega 69 vjeç është i akuzuar se ka pranuar shuma parash nga ana e gjigandit të ndërtimit ‘’Odebrecht’’ për të mbështetur dispozitat ligjore në favor të kompanisë, raporton ata.
Kjo është hera e parë që ish-ministri është i akuzuar si pjesë e mega skandalit të korrupsionit “Lavage Express” (Lava Jato), i cili zbuloi një rrjet të gjerë të marrjes së rryshfeteve që lidhen kryesisht me tregjet publike të gjigandit brazilian të naftës ‘’Petrobras’’.
Guido Mantega drejtoi Ministrinë e Financave gjatë mandatit të dytë të presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili ndodhet aktualisht në burg. Ish-presidenti (2003-2010) po vuan dënimin me 12 vite e një muaj burg për korrupsion dhe pastrim parash.(TemA)
Nuk e shkruani dot ne titull qe behet fjale per nje rrote kari ne anen tjeter te botes? Desh na ngriu gjaku e tham mos ishte ndonje nga keta palloshat tane.