Pas tragjedisë në Genova, Italia "shkundet" nga një tërmet 4,7 ballë

15 Gusht 2018, 11:36Bota TEMA

Një tërmet me magnitudë 4,7 ballë të shkallës Rihter tronditi qendrën e Italisë dje në mbrëmje, sipas Institutit Kombëtar Gjeologjik dhe Vullkanologjik (INGV).

Tërmeti ka shkaktuar vetëm dëme të lehta.

”Tronditja ndodhi në orën 23:48 (21:48 GMT) pranë Montelçifone, në Molize, në një thellësi prej 19 kilometrash”, sipas vlerësimeve të para të institutit, raporton ata.

Në prill, rajoni kishte pësuar një tronditje prej 4,2 ballë Rihter.

“Sipas vlerësimeve të para të kryera nga antenat e ndryshme në territor, për momentin nuk ka dëme të sinjalizuara”, njoftoi Mbrojtja Civile në profilin e saj Twitter. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje