Trupa inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.
Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
Njoftimi i plotë:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, veçanërisht në këtë periudhë të temperaturave të larta, e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, ka vijuar me kontrrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore.
Konkretisht, trupat inspektuese e DRAKU, Durrës ka bllokuar një konteiner me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.
Sa më sipër, Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.
(TemA)
Akoma vazhdojne me ket biznes te flliqt keta matrapaze trafikant droge???Po nuk paska pula ne vend po i sjellin nga ana tjeter e botes kermat per te helmuar njerezit??Duhet te kete ligj qe ti denoje rend ao subjekte tregtare qe tregtojne produkte ushqimore te rrezikshme per shendetin e njerezve deri ne mbyllje te aktivitetit.
Ke te denoje ministrat zv ministrat apo njerzit e aferm te tyre se po te ishte askushi e plasnin brenda pa gjyq si ata te dritave!
Prisni kur te vije nga Argjentina, akoma me keq akoma, qe e lajne mishin me hace per te mbuluar ngjyrosjen e kalbesine e mishit.
Pyetja qendron, perse vazhdon Albanistoni te imoprtoje miell te krimbur nga Serbia e Mish te kalbur nga Brazili.Ku eshte qeveria e personi pergjegjes per kete katastrofe dhe burim kanceri per popullin shqiptar.
–
A ka cfare te komentoje ne Facebook Kryeministri i Pikturave?