Dikur ishte një qytet me mbi 10 mijë banorë, por sot ka vetëm 62.
Fshati spanjoll Trasmoz, i vendosur mbi një kodër pranë malit Moncayo në zonën e Aragonit, duket se është i lidhur prej shekujsh me një mallkim.
Gjithçka ka zënë fill në shekullin e 13-të, kur në këtë qytet të zhvilluar ui përhap një thashethem se këtu kishte shtriga dhe magjistarë.
Një kishtar i lartë, abati Veruela, gjeti një mundësi për të ndëshkuar qytetin-rebel dhe vendosi shkishërimin e tij.
Puna shkoi deri te armët dhe qyteti u ngrit kundër manastirit. Mbreti i Spanjës i dha të drejtë qytetit, por kisha nuk e pranoi humbjen.
Në vitin 1511 papa Julius II hodhi një mallkim mbi Trasmoz, ndëshkimi më i madh i lëshuar nga kisha.
Sipas të drejtës kanonike, vetëm një papë mund të ndryshojë atë që ka proklamuar një papë tjetër, por asnjë papë nuk e ka hequr mallkimin mbi këtë fshat.
Vitet që pasuan nuk ishin të lehtë për Trasmoz.
Kalaja u dogj në 1520 dhe mbeti në rrënoja për shekuj me radhë.
Pasi çifutët u dëbuan nga Spanja në shekullin e 15-të, Trasmoz ra nga fuqia.
Popullsia nisi të largohej.
Nga rreth 10.000 banorë që ishin atëherë, sot është katandisur në një popullsi prej vetëm 62, vetëm gjysma e të cilave jetojnë këtu përgjithmonë.
Fshati sot nuk ka dyqane, asnjë shkollë dhe vetëm një bar. Shumë shtëpi janë në gjendje të keqe dhe rrugët janë kryesisht bosh. (AFP)
somontano_de_moncayo-3142_d.jpg
I bie qe edhe Kukesin e Dibren i ka mallkuar”Allahu”
U mundua Ever Hoxha i shkrete ti mbante ne male por jo ata e kuptuan pak vone po me ne fund rendesine e fushave dhe detit.
Kudo ne Evropen Perendimore fshatrat jane te zhveshur nga rinia qe vetem neper qytete te medha dhe kryeqytetete shikon te ardhmen.
Jo i ka mallkuar zoti jone Jehova
Po të shohësh rreth e rrotull do kuptosh që 50 %e popullsisë botërore merret me bujqësi dhe gjysma tjetërr me industri. Për të dyja kemi nevojë., por dhe me 70 banorë shtyhet jeta
O kalec dega shko ne pogradec
Restorant kukesi
Shko ne ksamil Hotel restorantKukesi
Rradhe e gjate do presesh te hash.
Allahu nuk mallkon njeri-
Njeriu i ben padrejtesi vetes
ate qe i Ka Bo Enver Hoxha
Kukesit Dibres e Tropojes s’ja Ka Bo as serbi
Po’ ata prap vdesin per ate
Beju nenen te thone babe.
A kalec s’na ke thene pseudonimin
Se ata 70 qe ju Ka dale pseudonimi
Jane ne qeveri e parlament tash 27 vjet.