Ish-Ministri grek i Finacave, Yanis Varoufakis gjatë një interviste në televizionin “Skaj” është shprehur, se borxhi grek nuk do të paguhet kurrë.
“Borxhi publik grek nuk ka shans për t’u paguar dhe se lehtësimi i borxhit nuk ekziston, por është një mekanizëm i dyshimtë i stabilitetit të supozuar”,- ka thënë më tej ish-ministri grek.
Varoufakis mbahet mend, si një nga kundërshtarët e Alexis Tsipras. Ish-ministri ka folur edhe në lidhje me kthimin e dhrahmisë, si monedhë kombëtare e Greqisë.
“Kur për një dekadë sektori privat po pakësohet dhe të rinjtë po largohen jashtë vendit, zgjidhja e vetme do të ishte monedha kombëtare.
Mendoj se është thelbësore që një vend në një gjendje të përhershme falimentimi të ketë një sistem pagesash paralele dhe të përgatitet për kthimin në monedhën kombëtare.
Brenda euros, ne mund të mbijetojmë vetëm nëse përgatitemi për dhrahmin.”,- ka përfunduar ai.
Në vëndin tonë kemi marr masa në luftë kundër korupsionit, kontroll në banka, limitim shpenzimesh faramineux si dhe një thithje investorësh duke ju krijuar kushte normale punë. Sejcili ka dhe din punën e tijë.
Ky vazhdon me qemanen. Dhrami = jashte evrope, borxhet KU do I maresh ne te semes?
Ish ministri i financave te Greqise dhe radikali i majte Varufakis e shpjegon bukur dhe me shifra se borxhi i Greqise nuk paguhet dot ne Euro …..me pak fjale …. ama nuk shpjegon asnje se si mund te kthehesh ne euro , rrugen se kthehesh , ajo edhe mund te behej andej nga vitet 2009- e shumta 2010 , kur gjithe ceshtja e borxhit grek i perkiste drejtesise greke , mirpo europianet e kuptuan qe greket dicka gatuanin dhe qe te mos “denoheshin me vdekje ” bankat gjermane , franceze dhe ato amerikane , por sidomos ato gjermane si Deutsche Bank , qe i kishin dhene borxh bankave greke , moren masat e shpejta dhe ceshtja i takon drejtesise angleze , dmth nese shkojne ne tjeter monedhe gjithe ceshtja gjykohet nga gjykates te huaj , dmth angleze , kete nuk e shpjegojne dot as Varufakis , as edhe nje ekonomist , rrugen se shkohet eshte gjithe sekreti , sepse gjykatat angleze qe do gjykojne kane si mase te pare dhe te detyrueshme qe : ju shkoni ku te doni , ama borxhin do ta ktheni 100% dhe ne monedhen euro , nese jo …… dihet cdo gje , sekuestrohen te gjitha , cka ne drejtim shteti grek , kjo e para dhe e dyta qe eshte me thelbezore , nuk i shpjegojne qytetareve grek qe gjendja e tyre ekonomike do bjere deri ne 70 % , me shifra te thjeshta afersisht 2 te 3-tat e popullsise do kaloje varferi te pakontrolluar ,pa asnje burim te ardhurash , nese kalojne ne monedhen kombetare dhrahma , kete te shpjegoje ish ministri dhe cdo gje eshte ne regull .
Kjo behej , por ne 2010-ten , nese kishin koqe tu thoshin europianeve qe: ose na shpetoni ose fundosemi te gjithe bashke me gjithe bankat tuaja …..shkoi te merte nje inisiative ish kryeministri grek i asaj kohe G. Papandreu , duke u thene partnereve te tyre qe : une do shkoj ne referendum nese duan apo jo qytetaret grek te jene ne Euro , mirpo menyra se si e priten dhe se si nderhyne koleget e tij …..me mire mos ta pershkruaj …………Serkozy doli nga robat duke e ofenduar me fjalet te rrugeve , pothuaj te gjithe e gozhduan tek qoshja dhe ulurinin si kishin mundesi , kjo ndodhi sepse partneret e kuptonin fare qarte qe nese Greqia ne ate kohe , e theksoj ne ate kohe dilte me referendum kombetar nga mnedha Euro , ai qe fundi tragjik i bankave europiane , dhe fundi i euros …………….tung