Biznesmeni jep një milion stërlina që britanikët të kthehen në BE

20 Gusht 2018, 09:17Bota TEMA

Biznesmeni i njohur britanik, Julian Dunkerton, bashkëthemelues i markës së famshme të veshjeve ”Superdry”, dhuroi një milion stërlina për fushatën ”People’s Vote” për një referendum të dytë për Brexit.

“Kemi një mundësi reale për t’u kthyer pas”, tha Dunkerton, sipas BBC online, raporton ata.

”Marka jonë e veshjeve nuk do të kishte sukses botëror nëse Brexit do të kishte ndodhur 20 vite më parë”, theksoi ai.

Ky dhurim, pjesa më e madhe e të cilit është marrë nga fushata, shërben për të financuar sondazhet e opinioneve për këtë çështje.

Megjithatë, ish-numri një i partisë euroskeptike, UKIP, Nigel Farage njoftoi dje se do t’i bashkohej grupit ”Leave Means Leave” për të parandaluar ribashkimin e Londrës me BE-në. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje