Propozimi në Zvicër: Leje lindje edhe për meshkujt, 38 javë dhe pagesa me 80% të rrogës

20 Gusht 2018, 16:04Lifestyle TEMA

Në Zvicër, Komisioni Federal për Çështjet Familjare i ka propozuar qeverisë një nismë që ka të bëjë me lejen e lindjes.

Sipas propozimit, nga leja e lindjes përfitojnë të dy prindërit për një kohë prej 38 javësh. Kjo kohë ndahet në 14 javë për nënën, 8 për babain dhe 16 të tjerat lihen në dëshirë të prindërve të rinj, për t’u ndarë sipas nevojës.

“Objektivi është përfshirja më e madhe e babait në rritjen e fëmijëve, dhe krijimi i hapësirës për nënën që të kthehet në punë kur dëshiron”, thotë Anja Wyden Guelpa, një nga hartueset e propozimit. Ideja bazohet në 140 studime shkencore të publikuara në vitet 2010-2017.

Nisma do të ketë një kosto prej 1.3 miliardë eurosh, që shumë prej bizneseve të mesme dhe të vogla e konsiderojnë të tepruar.

Aktualisht në Zvicër nuk jepet leje lindjeje për meshkujt. Por në lidhje me mundësinë për ta përfituar, qyetarët do të përgjigjen nëpërmjet një referendumi. (TemA TV)

4 komente në “Propozimi në Zvicër: Leje lindje edhe për meshkujt, 38 javë dhe pagesa me 80% të rrogës”

  1. says:

    Të drejta të barabarta.

  2. Tyty says:

    Te drejta te barabarta se i patet edhe ju
    Dhimbjet e Lindjes dhe duhet ta mbani me gji femijen…???

  3. Ben says:

    Ne Austri ka mbi 10 vjet qe eshte ne fuqi ky ligj!

  4. HQ-18 says:

    Pjaçk e samës ,…këta zviceranët qenkan mbrapa botës fare …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje