Policia nxjerr bllof Berishën për "policin që i ka vendosur pistoletën në kokë një gruaje": Asnjë ngjarje e fshehur, janë kryer veprimet konform ligjit

24 Gusht 2018, 18:33Politika TEMA

Sali Berisha shkruante sot, se një oficer policie në Krujë i ka vendosur pistoletën në kokë një gruaje dhe ngjarja është fshehur.

Por Policia e Shteti në një reagim zyrtari i është përgjigjur Berishës.

Sipas saj, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe ligjore për oficerin dhe ngjarja nuk është fshehur.

Reagimi i Policise:

Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti S.Berisha, ku pretendohet se janë fshehur dy ngjarje nga Komisariati i Policisë Krujë, informojmë se:

Për ngjarjen ku është përfshirë në konflikt një oficer policie pranë Komisariatit të Policisë Krujë, janë kryer të gjitha veprimet e duhura ligjore.

Konflikti ka ndodhur më datë 23.08.2018, rreth orës 17:00, në rrugën “Kala” ku për motive të dobëta, të çastit (zënie rruge me mjet, për përparësine e kalimit) dhe janë konfrontuar fizikisht shtetasit B.T. 66 vjeç, K.T. 31 vjeç (nipi i B.T.) dhe D.T. (mbesa e B.T.) banues në Krujë me shtetasit E.Q. 36 vjeç, punonjës policie dhe A.Q.41 vjeçe, motra e E.Q.

Oficeri i Policisë nuk ka qenë në detyrë kur ka ndodhur konflikti.

Në respekt të paanshmërisë së hetimeve, të gjitha veprimet hetimore mbi ngjarjen e mësipërme janë kryer nga oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë duke filluar procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve B.T. dhe K.T. për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” në bashkëpunim.

Komunikata nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë është dhënë ditën e sotme dhe do të pasqyrohet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit ditën pasardhëse.

Në lidhje me ngjarjen ku në garazhin e shtetasit Sh.Sh. është vendosur një sasi lëndë shpërthyese informojmë se njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në komunikatën e publikuar sot.(TemA)

4 komente në “Policia nxjerr bllof Berishën për “policin që i ka vendosur pistoletën në kokë një gruaje”: Asnjë ngjarje e fshehur, janë kryer veprimet konform ligjit”

  1. Liku says:

    O sale po sungope mor hale duke henger m.t po ta bejne perdite ne goje dhe akoma sje ngopur mor plak i felliqur je ber si buce qe i kane rene lesht nga zgjebja ptyyy bastard serb

  2. Toni.D says:

    Lereni te mbytet me shurren e tije flliqesira..!

  3. Milan says:

    Pse eshte i lire akoma ky kriminel?

  4. eh, ç'me gjeti! says:

    Ore, pyeteni pak Sali Berishen, se çfare brekesh kam veshur une sot. Dhe po pati pundesi te me dergoje njoftim ne facebook se çfare ndodhet brenda brekeve se mund te jete person i rralle ne bote, ne mos i vetem qe “i di” te gjitha. Pyteni, ju lutem se dua ta vertetoj vertetesine e tij!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje