LSI rikthen "Babalen" dhe sulmon Arta Markun e drejtësinë: Më e poshtra dhe më e liga, mbron Ramën...!

27 Gusht 2018, 10:38Politika TEMA
LSI rikthen "Babalen" dhe sulmon Arta Markun e drejtësinë:

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili e cilëson reformën në drejtësi, si “drejtësi horrash”.

Sipas Vasilit, drejtësia e re që po ngrihet është ajo me e poshtra, me e liga, me e njeanshmja dhe qe mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshte per 30 mije leke korrent te papaguar.

Ndër të tjera, Vasili kujton edhe padinë ndaj kryeministrit Rama në lidhje me deklaratat e tij për ekspertizën e audio-përgjimit ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm.

Vasili akuzon kryeprokuroren Marku, se po merr përsipër veprat penale të kryeministrit.

Postimi i plotë i Vasilit:

Drejtesi horrash: Arta Marku fle mbi padine ndaj kryeministrit per audiopergjimin.

Ne Shqiperi mbreteron drejtesia e horrave.

Batakçiu, qe drejton qeverine therret e bertet si histerik per te ashtuquajturen, drejtesine e re qe po ngrihet dhe po ngre vete ai.

Po cila drejtesi e re po ngrihet?

Ajo me e poshtra.Ajo me e liga.Ajo me e njeanshmja.Ajo qe mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshte per 30 mije leke korrent te papaguar.

Drejtesia e re apo ndryshe drejtesia e horrave fle mbi dosjen e kryeministrit te paditur si kryemashtrues shteteror per audiopergjimin e vellait te ministrit te brendshem.

Arta Marku eshte perbetuar me sa duket qe veprat penale te kryeministrit ti marre persiper dhe ti vuaje vete.Aferim…

Per opinionin dhe jo per Arta Markun po ju sjell perseri deklaraten mashtruese te kryeministrit per ekspertizen e audiopergjimit, ja cfare thoshte qe ne 19 maj :

“Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës.

Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një material jo autentik”, tha Rama gjatë mbledhjes së grupit më 19 maj.

Sot e kesaj dite qytetaret e dine qe s’ka nje ekspertize, nderkohe qe kryemashtruesi gjoja e kish bere qe ne 19 maj dhe megjithate nuk i hyn nje gjemb ne kembe dhe prokurorja rri e veshtron.

Drejtesia, qe mbyll syte dhe veshet perpara fajit sa nje mal eshte perfundimisht: nje Drejtesi Horrash.

9 komente në “LSI rikthen “Babalen” dhe sulmon Arta Markun e drejtësinë: Më e poshtra dhe më e liga, mbron Ramën…!”

  1. demokrati says:

    Te pyes kete horin e LSI-se,kush ishte minister i drejtesise kur arrestoheshin qytetaret per vjedhje te energjise dhe per ndertime pa leje.Pse u be kaq i ndieshem posa mbetei jashte pushtetit.Kesaj i thone dyftyresi apo paftyresi dhe shqiptaret e kuptojne se ky me bashkepartiaket e tij po ulurijne qe nga momenti kur Rama i largoi nga tepsia sepse ishin bere si ushujzat,nuk mundet Vasili,Monika me shoke te jetojne pa pushtet me sa jeton ushujza pa gjak.

  2. xx says:

    o Vasil ,o genjeshtar dhe injorant,gjithe populli e di qe eshte burgosur njeri per korentin e pa paguar AI pritet dhe mbaroi Mjaft genjeve o llafazan batakci.E NDIEN qe nuk do lepishe ndonje kocke dhe u terbove

  3. Hajdutet e monikes kane te drejte per arta markun sepse ajo nuk po vepron te arrestoj hajdutet 28 vjecar telsi qe nga presidenti i vidios dhe deri tek ajo qe gjuajti me cizme.

  4. shkerrmoqja says:

    o Tit prit prit se dicka do te ndodhe, nuk te durohe o barkdhie ti e do tak fat Lilin ne Rec.

  5. REALISTI says:

    DO FLAS PER BABALEN O IDJOTOTA QE E QUANI KILMIN E NEGATIVES
    NUK ESHTE ASHTU PSE?
    KUSH E COI NE BURG GERON XHAFEN? QEVERIA APO BABALJE
    KUSH E TRONDITI SADOPAK DROGMENET QEVERIA APO BABALJA
    JU DONI NJE AKADEMIK QE TI BEJE KETO PUNE PO ATO SI TI DHE UNE NUK I BEJME DOT
    DHE KETE E BERI BABALJA DHE NE I TURREMI TE GJITHE .
    E KUPTONI SA LARG JEMI.
    PSE NUK SHKOI NJE JAVE PERPARA GERON XHAFA NE BURG PSE,PSE PERGJIGJUNI.
    PRA E COI BABALJA.

  6. i papami says:

    cma nxirrni perdite kete plak te matufepsur qe ka rrjedhur e flet idiotsi cdo ore. nese ka parti pa asnje fije morali ne Shqipri, eshte pikerisht LSI.

  7. politika says:

    Foli ky kryetari i komanduar i LSI. Ky eshte nga njerzit me te paafte ne politike.

  8. monda says:

    Jeni bere te gjithe si qytetari digital i saliut o Petrit.

  9. Alesha says:

    Vetem ju te LSI mos flisni aman se ju doli Iliri me ze e me figur po shqiptaret nuk e harrojn kaq kollaj jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje