Behxhet Pacolli bleu 8 mijë euro një titull nderi “Honoris Causa”

28 Gusht 2018, 10:00Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka blerë 8 mijë euro një titull nderi “Honoris Causa”.

“Koha Ditore” shkruan se ai e ka blerë këtë titull në universitetin “BodhiSastra” në Tajlandë.

Në ueb-faqen e universiteti “BodhiSastra” thuhet se ky institucion e ka selinë në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por Pacollit titulli i është dhënë në Bangkok të Tajlandës.

Në ueb-faqe nuk ka asnjë informacion për studentët që studiojnë aty.

Por aty nuk mungon lista me çmimet e titujve që ofron ky institucion.

Një diplomë e lartë kushton 2 mijë dollarë, diploma e asociuar 2.500 dollarë, diploma bachelor 5 mijë dollarë, diploma master 6 mijë dollarë, diploma e doktoratës 7 mijë dollarë, ndërsa një diplomë nderi apo “Honoris Causa” 8 mijë dollarë.(TemA)

2 komente në “Behxhet Pacolli bleu 8 mijë euro një titull nderi “Honoris Causa””

  1. Jimi says:

    Me kaq pak lek, do te shkoj edhe une te blej nje titull !

  2. Baliu says:

    Bravo i qofte Pacollit (per ndryshe “nderi i kombit”), e paska gjete nje “universitet” qe jep “tituj shkencor” edhe ma lire se “universitetet” e tu Kosovs*. Vetem nje gje ketu eshte e pafalshme, pse po mundohet pa fare nevoje ta imitoj Loparin e Brojes. Me shum do ti bente ndere po ta ndertonte vet nje universitet, apo ndonje spital, e jo vetem hotele, banka e bordele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje