"Të pëlqejnë stilet e reja", Aurela Gaçe sherr me komentuesit për skenat e "nxehta": Edhe ky stil më ka pëlqyer, pleqërinë tregoja plakës tënde

28 Gusht 2018, 09:39Lifestyle TEMA
"Të pëlqejnë stilet e reja", Aurela Gaçe sherr

Që këngëtarja Aurela Gaçe është një prej më energjikeve dhe më të talentuara sot, këtë tashmë e dimë të gjithë dhe s’mund të kundërshtohet.

Diva shqiptare na ka treguar nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale se burim i frymëzimit të saj përsa iu përket performancave në skenë është ylli botëror Pink.

Madje edhe ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto të këngëtares së njohur amerikane duke performuar në skenë me litarë, dhe ka ironizuar me disa prej komenteve negative që i janë bërë asaj në një video ku në mes të koncertit ishte duke bërë pompa në skenë.

Mirëpo edhe në këtë postim për Pink një ndër ndjekësit i ka lënë një koment që e ka irrituar Aurelën, dhe sigurisht që i ka kthyer një përgjigje tejet orgjinale.

“Pleqëria si fëmija, të pëlqejnë stilet e reja”, i shkruan komentuesi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aurelës, e cila i la të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj.

“Edhe ky stil më ka pëlqyer (pleqërinë tregoja plakës tënde). Na fal për përgjigjen, por meqë kështu kemi ardhur që në rini, edhe në pleqëri kemi ngel njësoj”, i është përgjigjur komentuesit Aurela.

4 komente në ““Të pëlqejnë stilet e reja”, Aurela Gaçe sherr me komentuesit për skenat e “nxehta”: Edhe ky stil më ka pëlqyer, pleqërinë tregoja plakës tënde”

  1. Jimi says:

    Tranvestiti Azis!

  2. Te Lumte Aurela .
    Te qenit direkt ,eshte pjes e shpirtit te vertete ,
    autentike .

  3. Pellazgos says:

    Njeriut te shemtuar nga trute nuk i pelqen vetja dhe si te tille perpiqen te “zbukurojne” pamjen.
    Duaje veten ashtu sic te ka bere Nena dhe mos e ofendo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje