Banesat e ndërtuara nga shteti shihen në shumë vende të botës si një zonë ku jetesa është e vështirë për shkak të cilësisë së dobët dhe kriminalitetit të lartë. Por në Singapor është krejtësisht e kundërta.
Apartamentet e ndërtuara nga qeveria në Singapor janë të pastra, të sigurta dhe të mirëmbajtura. Në to jetojnë rreth 80% e banorëve.
Singapori është gjithashtu një nga vendet me numrin më të lartë të personave që janë pronarë të banesave në të cilat jetojnë. Në vitin 2016, rreth 90% e personave ishin pronarë të shtëpive ku jetonin.
Por nuk ka qenë gjithnjë kështu. Singapori ka pasur probleme të rënda me banimin, por arriti ta zgjidhë më mirë se kushdo.
Në vitin 1959, kur Singapori mori nga Britania të drejtën për t’u vetëqeverisur, qyteti kishte një problem shumë të madh me strehimin, ndërkohë që popullsia po rritej në mënyrë shumë të shpejtë.
Në vitin 1960, kryeministri i parë i Singaporit, Li Kuan Ju, themeloi Bordin për Strehim dhe Zhvillim, (Housing and Development Board, HDB). Kjo ishte një agjenci shtetërore, me misionin për të ndërtuar banesa sociale që t’u jepeshin me qira të ulët banorëve më të varfër të qytetit.
Në atë kohë, shumë emigrantë, sidomos ata nga Malajzia, ishin duke jetuar në baraka jashtë standardeve të higjienës.
Ngaqë midis kinezëve dhe malajzianëve kishte tension etnik që ende vazhdonte të rritej, HDB e pati të vështirë t’i bindte që t’i linin barakat informale e të vendoseshin në apartamentet e reja që kishin ndërtuar.
Më pas erdhi zjarri, ende i pashpjegueshëm, që shpërtheu në Bukit Ho Sui, më 25 maj të vitit 1961. Një zonë prej 400,000 metrash katrorë u dogj dhe u rrafshua. Katër persona vdiqën dhe 16,000 mbetën pa shtëpi.
Qeveria arriti t’i strehojë të gjitha viktimat me sukses, brenda një viti. Në pesë vitet e ardhshme zhvilloi ndërtesa të reja mbi zonën e katastrofës.
Reagimi i shpejtë nga qeveria fitoi miratimin e njerëzve dhe hodhi themelet për sistemin e strehimit që do të ndiqej në vitet e ardhshme.
Në lajmet e atëhershme britanike, Singapori konsiderohej si një nga vendet e pakta në të gjithë botën, ku një agjenci shtetërore kishte arritur ta realizonte me sukses projektin e premtuar për strehim, brenda pesë viteve.
Në vitin 1965, HDB kishte arritur të ndërtonte 51,000 apartamente, duke strehuar rreth 400,000 banorë, që në atë kohë ishin një e katërta e popullsisë. Në këtë mënyrë zgjidhën problemin e strehimit.
Përveçse i jepte me qira, HDB nisi t’ua shesë banorëve, që në vitin 1964. Në vitin 1968 banorëve iu kërkua që të paguanin një pjesë të rrogës për një fond kredie, të menaxhuar nga shteti, e që quhej Fondi Qendror i Kursimeve.
Ky fond ishte përdorur fillimisht për mbulimin e pensioneve, por në vitin 1968 kaloi te strehimi, duke bërë kështu që një pjesë e madhe e njerëzve të ishin pronarë të banesave ku jetonin.
Ndryshe nga vendet e tjera, në Singapor, shtëpitë e ndërtuara nga shteti nuk janë vetëm për të varfrit, por mbulon gjithë masën e popullsisë.
Qytetarët mund të blejnë lloje të ndryshme pronash, në varësi të të ardhurave. Që nga apartamentet bazë, 1+1, deri te apartamentet në komplekse të mëdha e të kushtueshme, të pajisura me pishina, palestër e shërbime të tjera.
Çmimet e banesave të ndërtuara nga shteti janë zakonisht 20% deri në 30% më të lira se ato të tregut privat. Por, që ta marrësh një apartament, duhet të aplikosh më parë. Pastaj duhet të presësh për disa vite, derisa të ndërtohet. Po ashtu, pasi e merr, nuk mund ta nxjerrësh në shitje nëse nuk ke jetuar aty për të paktën pesë vite.
HDB vazhdon të planifikojë e të ndërtojë apartamente. Numri i ndërtuar deri më sot arrin në rreth 1 milion, të përhapura në të gjithë qytet-shtetin.
Përqindja e banorëve që jetonin në banesa të ndërtuara nga shteti ka ndryshuar rrënjësisht, nga 9%, në vitin 1960, në 82% në vitin 2016. Numri i atyre që janë pronarë të banesave ku jetojnë është rritur në mënyrë të shpejtë, bashkë me rritjen e ekonomisë së vendit.
Sistemi i përdorur nga Singapori për banesat e ndërtuara nga shteti konsiderohet si një nga më të suksesshmit në botë, por disa e shohin si mënyrë për të pasur shoqërinë nën kontroll.
Për shembull, shteti përcakton kuota për përqindjen e kinezëve, indianëve dhe malajzianëve që do të jetojnë në secilin kompleks. Qëllimi është që grupet e ndryshme etnike të bashkëjetojnë, duke shmangur kështu krijimin e enklavave të bazuara në racë.
Por prapë, një agjenci e fuqishme, me rregulla të planifikuara mirë dhe me vullnet të fortë politik, e ka zgjidhur krizën e strehimit në Singapor dhe ka përmirësuar kushtet e jetesës për miliona banorë.(TCH)
A mos u tall. Po kafe ke blloqi pine ata me singapor?
A mos u tall. Po kafe ke blloqi pine ata me singapor??
A mos u tall. Po kafe ke blloqi pine ata me singapor???
Janë kinezë shumica atje,njerëz me qytetërimin më të lartë, që dinë të jetojnë në komunitet. Askush nuk i ka mësuar se si të urrejnë njëri tjetrin, të zhvillojë luftën e klasave në gjirin e shoqërisë, por përkundrazi, i kanë edukuar të rriten në bazë të dashurisë për jetën në mulitietnicitet. . Për vite e vite të tëra, Singapori ka qënë me indeksin më të lartë të mungesës së korrupsionit në gjirin e shoqërisë. Administrata atje ndoshta është më e ndershmja në botë. Kryeministrin e atij vëndi se zë gjumi për mbarvajtjen e jetës dhe mirqënien shoqërore të vëndit. Ata kanë patur fatin e madh se nuk e kanë patur në program krijimin e njeriut të ri, modelin tonë shoqëror, një specie e mbrujtur me çdo ligësi njerëzore,por sidomos me urrejtjen e egër dhe të përjetshme për njëri tjetrin.
Singapori eshte kinez. Edhe Taivani, Makau dhe Hong Kongu kineze jane. Te gjithe te pasur dhe nder me te zhvilluarit per teknologji ne bote. Nuk jane as shqipo, as greke as turq. Ata jane njerez te punes.
Ka shume te pastrehe akoma ne Shqiperi.Po ashtu ka dhe shume ndertesa qe kane siperfaqe te madhe per fryme apo familje qe kane mbi 1 shtepi.Shteti duhet t’jua konfiskoje siperfaqet e teperta dhe t’jua jape nevojtareve pa fitim.Kjo e rregullon strehimin perfundimisht.
Ja te te them dicka ty o Malo ne menyre shoqerore edhe krejt miqesore: Nqs jane Kineze edhe Kinezet sipas teje dijne ti bejne gjerat, perse nuk i bejne keto mrekullira edhe ne Kine? Singapori eshte multi-etnik edhe ka edhe shume Indian po ashtu, edhe po do ta dishe edhe India nuk eshte ndonje vend per te patur zili . Keshtu qe ta mbyllim kete muhabet doja te te them qe nuk nuk eshte se jane Kinez , Indian apo cfare do lloje rrace qe jane te ” lindur ” per te bere mrekullira, por thjesht ju erdhi njeriu i duhur ne krye qe diti si te mbledhi edhe te perdori ne menyre progresive mendjet e ndritura te atije vendi te edukuar pergjithesisht ne Perendim edhe vecanerisht ne USA. Dmth aplikuan pervojen me te mire te ekonomise se tregut edhe duke i shpallur lufte korrupsionit duke kombinuar ashpersine e ligjit me embelsine e rrogave te mira per nenpunesit edhe administraten.