FOTOT/ Zbulohet “Anija fantazmë” në Mianmar: Zhdukje misterioze, asnjë frymë njeriu brenda saj

2 Shtator 2018, 21:35Lifestyle TEMA
FOTOT/ Zbulohet “Anija fantazmë” në Mianmar: Zhdukje

Një anije e quajtur Sam Ratulangi PB 1600, e që ka lundruar nën flamurin indonezian, u bllokua në bregdetin pranë qytetit më të madh të Myanmarit, Yangon.

Bëhet fjalë për një anije mallrash e mbuluar me ndryshk e cila u zbulua disa ditë më parë nga disa peshkatarë.

Për herë të fundit, Sam Ratulangi PB 1600 është parë jashtë brigjeve të Tajvanit në vitin 2009, kur u njoftua  një rast i një anijeje të braktisur.

Pasi u bllokua në breg, policia u ngjit në anije dhe pa se nuk kishte askënd në të.

Ata ranë dakord se ajo ishte një “anije fantazmë”.

Siç është mësuar, anija ka qenë e një një kompania malajziane, dhe sipas disa të dhënave, anija ishte në rrugë drejt një kantieri në Bangladesh për ta shkatërruar atë atje.

Por pasi u kapën nga një stuhi, 13 detarë u larguan nga anija për të shpëtuar veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje