Gazetari i TV Klan: 51 arsye përse u largova nga Shqipëria, për në Amerikë

3 Shtator 2018, 10:21Sociale TEMA

Nga Flamur Vezaj

Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen!

Ika sepse nuk kisha siguri ne pune!

Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!

Ika sepse nuk merrja rrogen ne kohe!

Ika se une duhet te isha 24 ore ne gatishmeri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogen!

Ika sepse larg qofte nje semundje ne familje duhet te merrje kredi ne banke per shpenzimet!

Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”!

Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqte!

Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia!

Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne krye te detyres, pas tre ditesh asnje nuk kujtohet per ty!

Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!

Ika sepse drejtesine duhet ta paguhash qe ta gezoje!

Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nusen nga puna!

Ika sepse sa here nderrohej drejtori i institucionit, duhej me shku me i gjet mik qe mos te heqin nusen nga puna!

Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet!

Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshte!

Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha!

Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash!

Ika sepse duhej te fusje mik per te futur femijet ne kopsht!

Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj!

Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) t’i nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin!

Ika sepse duhet te prisje ne radhe qe te blesh librat e femijes!

Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se s’kishte ambiente!

Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mesuesja kishte 38 nxenes!

Ika sepse cdo muaj duhet te furnizoje klasen e femijes me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte!

Ika sepese ne çdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla!

Ika sepse femija ngrohej me frymemarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!

Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte!

Ika sepse shendetesine e ka marre lumi!

Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoje!

Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!

Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar!

Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temperature!

Ika sepse ne spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumeshtin!

Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje!

Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori!

Ika sepse kriminelet kane dale nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!

Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve!

Ika sepse mungon çdo sherbim social!

Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri!

Ika sepse edhe studentet e mjekesise po i marrin provimet me para!

Ika sepse per nje gervishtje makine vritesh!

Ika sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithe vende e rajonit!

Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit!

Ika sepse per te paguar nje pastruese per shkallen duhet te ziheshe me komshinjet!

Ika sepse kompanit celulare te vjedhin cdo dite dhe asnje nuk e can koken!

Ika sepse per parkingun duhet te paguash e po ta vodhen makinen nuk ta gjen njeri!

Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje!

Ika sepse politikanet nuk japin llogari, por kerkojne nga qytetaret kur ankohen!

Ika sepse asnje politikan nuk perfundoi ne burg per korrupsion e vjedhje te prones publike apo edhe per shkaterrimin e Shqiperise!

Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrenoje me shume kete vend…..etj etj etj…

P.S. Mos me thoni qe nuk jane te verteta te gjithe keto! E qe mendoj se jane arsyet qe edhe shume shqiptare si puna ime jane larguar e po presin mundesin e largimit nga vendi, per fat te keq!!!

(Flamur Vezaj, gazetar i kronikes, u largua ne SHBA pasi kishte aplikuar per Llotarine Amerike)

89 komente në “Gazetari i TV Klan: 51 arsye përse u largova nga Shqipëria, për në Amerikë”

  1. Fredi says:

    Mire bere qe ike. Nje gazetar mediker me pak. Lajm i mire.

    1. Kalec Dega says:

      Dua te pershendes per vendimin per tu larguar nga Shqiperia e Edvinit, Metes dhe Saliut. Ata qe te shajne te kane zili qe u tregove i mencur dhe nuk vonove te shpetoje nga tmerri per nje jete me te mire per vete dhe femijet qe sdo kene nevoje te presin per libra Anglisht nga OXford e Cambridge qe te gezojne dhe te jene te lumtur.

      Ajo qe eshte shume e frikshme midis te tjerave ne Shqiperine e rippjelljes , eshte niveli i arsimit dhe rritja e analfabetizmit midis popullates shqiptare. Kur ne nje vend Evropian analfabetizmi eshte kthyer ne nje krize, e ardhmja e atij vendi do duket edhe me e zymte.

      Turku e mbajti shqiptarin nen vete jo vetem me shpaten e Sulltanit por dhe injorancen dhe analfabetizmin qe i imponoi.

      1. Durimi says:

        Ja bere qejfin Kalecit…..! Por ti paske ikur se me perpara te ka ikur mendja. Besoj se ne amerike te priten ne aeroport me lule dhe nje cbriole ne dispocion duke te premtuar parajsen ne boten tjeter

        1. Toni says:

          Per ata qe kane jetuar ne Amerike, mireseerdhe ne vendin qe do te punosh dhe do te ngelesh i varfer per tere jeten. Sherbimi mjekesor eshte i tille qe do paguash qimet e kokes dhe do te ngelesh me borxhe tere jeten sepse nuk do te jesh ne gjendje te blesh sigurimin shendetsor. Por edhe nese e blen pagesat jane te tilla qe ty te mbetet nje shume e konsderueshme qe sdo te jesh ne gjendje ta paguash. Mireseerdhe aty ku bankat do te te rrjepin nese depozita bie nen zero. Mireseerdhe ne vendin qe kredit kardat do te rreshqasin cdo dite dhe ne fund te muajit do te shikosh qe sje ne gjendje ti paguash de do te paguash interesin e borxhit. Femijeve ne shkolle, shoket dhe shoqet e klases, do tju thone shkoni andej nga keni ardhur dhe nese dikush eshte me i forte do ti talli deri ne vetevrasje. Ruaj femijet sepse mund te perfundojne te droguar apo te vrare. Kujdes zgjidh vendin ku do te jetosh se mund te gjendesh i vrare apo i perdhunuar nga MS-13 apo ng aansteret e Kompton. Kujdes nga policet sepse nje fjale e gabuar apo nje levizje e gabuar e dores mund te coje ne boten tjeter ose ne burg. Do te punosh tere diten me nje rroge qesharake qe s’te del te paguash qirane dhe te besh me shume se nje pune. Sigurisht pune te rendomta. Pa kaluar ne sistemin e shkolles ne ate vend nuk te merr njeri ne pune te kualifikuara. Nese ke bythe mund te perfundosh shkollen. Se mos besh gabim dhe shkon te kerkosh pune ne nje gazete te vendit sepse vetem te pastrosh shkallet dhe halet do te ofrojne. Mireseerdhe ne nje vend qe nuk do te kesh me miq apo shoke te thuash nje fjale apo te pish nje kafe me perjashtim te shqiptareve qe i urren sepse jane te veshtire te besh miqesi dhe te shohin me ligesi per cdo perparim ne end qe te te ndihmojne. Mallkimi shqiptar, qe dy vete nuk behen dot bashke, do te te ndjeke edhe ne Amerike, ndersa do te konstatosh qe komunitetet e tjera mbeshtesin njeri tjetrin. Mireseerdhe ne nje vend qe nuk ka me plazhe ku te lahesh si ne Shqiperi sepse do te hane peshkaqenet e uji i oqeaneve ne cdo krah qe te shkosh eshte kaq i ftohte dhe dallget kaq te rrezikshme sa qe nuk mund te futesh dot ne uje. Sigurisht, tani qe ke fituar greencarden vetja te duket sikur ke mbrritur qiellin por shume shpejt do ta kuptosh realitetin dhe do te kerkosh te kthehesh shpejt nga ke ardhur. Per femijet nese jane te zgjuar e te mire do te hapen horizonte krejt te ndryshme. Gjenerata e dyte eshte ajo e fituara, ndersa e para perfshire ty dhe gruan tende do te sakrifikoheni. Urrejtja raciale ka arritur kulmin dhe do te shikohesh me nje sy tjeter sapo te hapesh gojen me aksent. Ka edhe shume te tjera por po ti le qe ti mesosh vete. Good luck my friend!

          1. Hoxh Armandi says:

            Po pse ike o i gjore. Po tani do inagurohet xhamia e re te namazgjaja. Tani do festojm barjrom e ramazon me hoxhallaret qe pellasin, me njerez qe do ngrejne bythet perpjet ne shesh, me femra te veshura si ninxha japoneze. Po cte duhet amerika. Atje njerezit vdesin per buke. Atje ka filluar program pilot quhet llotaria turkoshqiptare. Miliona amerikane aplikojne te emigrojne ne turkoshqiperi.

            1. Xum Triala says:

              Se mos ben gabim dhe merr leje pushimi ore ditezi se do te pushojne nga puna! Duhet ta kishe mesuar, te pakten kete, sepse ata qe jetojne aty nuk te thone gje kur vijne ne Shqiperi. Me perjshtim te atyre qe punojne per shqiptare (edhe per kete sjam i sakte). Eshte vendi i vetem ne bote ku punonjesve nuk u jepet zyrtarisht leje pushimi. Duhet ta kishe bere nje investigim ore gazetar investigimi perpara se te lije bukurite e Shqiperise dhe ku mund te marresh leje sa here te doje qejfi! Sidoqofte, te shkuara te harruara tani sepse ke mbrritur ne ‘token e bekuar’. Te bekofte Perendia se vetem ajo te ka mbetur prane tani.

            2. ske faj hahahaah tka perdhunu prifti qe i vogel pune ambasade pink.

          2. joel shkodra says:

            Nuk te lexova komplet o Toni, por e kuptova idene tende. Vetem, te lutem, te na sqarosh diçka: perse kane shkuar kaq shume gjate gjithe ketyre viteve nga Shqiperia ne Amerike? Perse vazhdojne te kerkojne ne Ambasaden Amerikane ne Tirane gjithnje e me shume persona e per te shkuar ne Amerike? A nuk i dine gjithe keto “te zeza” qe ke shkruar? A jane budallenj te gjithe ata qe kane shkuar e qe duan te shkojne e te mençurit kane mbetur ne Shqiperi?

            1. Taku usa says:

              Do ta jap un pergjigjen . sepse si un qe kam ardhur ketu ne fillim vitet 2000
              Nuk kemi pas informacion sepse mendojm ndryshe dhe gjejm nje realitet komplet tjeter . se cdordo qe te themi nuk ndryshon gje se ai qe do me ardh do vij un per vete do mendoja qe gjeja me e mkr do ishte qe amerika ti hiqte vizat per shqipot e mi e te vinin te benin nje xhiro ta shikonin perpara se te zhvendosen direkt
              Te betohem edhe pse shume shqiptare ku flasin me ju qe jeni ne shqiperi sju ju shprihim por ama 99 perqin i thon mos ca i kom bo vetes. Dhe nje her shpresoj te vini ta shifni . nuk eshte zgjidhje te ikesh jo kurr

              1. joel shkodra says:

                Taku usa, duhet te kete si ti qe keni kthyer, por, ne mos gabohem, shumica qe kane shkuar jane ende atje ne Amerike, pavaresisht çfare pune bejne. Dhe, pas gjithe ketyre viteve, besoj se shqiptaret qe kerkojne gjithnje e me shume te shkojne ne Amerike jane te mireinformuar se çfare i pret atje. Nese e ke lexuar ndokund, jemi vendi i trete ne bote per numrin e shtetasve qe kerkojne te shkojne ne Amerike.

              2. p... me rigon says:

                Pse nuk kthehesh more Taku. Nuk ke nevoje per vize.

              3. yes_man says:

                ik mer kar, dembel…..pse ne shqiperi ti falin gjerat?

                1. Taku usa says:

                  Hajde bole hajde .ca me te then ty .

                  1. yes_man says:

                    ik mer bole shko puno….nga gjithe bota njerzit enderrojne te shkojne ne USA, na dolet ju bythece e na deklaroni qe u jetoka me mire ne Shqiperi…..ik mer kar….

                    1. Taku usa says:

                      Ti je bole vetem me te degjuar mendjen tate. Ne usa mer bole YES MEN do punosh se ske ku te shkosh . por injoranca jote qe ske pa bot me sy o bole 2 her ke qen ne durres. O bythgrisur
                      Un si ne Tiron Si NEW YORK jom me prona e me shpia jetoj ku te me doj Ky miku o bole po ti mer i mabaruar . aty do rrish kurr ske me bo hajer me ket mendje shko e bej pak plazh te kavolashenca o bole po lyje bythen me gjize se kap nai peshk

                    2. Taku usa says:

                      Po ca me te then ty nje cop injoranti . qe ben te fortin pas tastjeresh .
                      Lajm u vra per llafe goje tipa si ty se kon te gjat po un e di qe ku del sta mban me fol me ne atmenyre se te q… Mu ne byth .
                      O idjot do me shku jasht bytha jote nje cop bole di gjo ti ku ashte amerika ti ske per ta prek kurr . e shumta ke qen ne durres o idjot
                      Llapa jote prej shpellari sdo te coj kerkund por do mbesesh prap bole. Nje dhjaks . si se shqiperi si ne Amerike ta coj shurren pika pika o legen

                    3. yes_man says:

                      Hahahaha O Tak, o shkerdhim! Me degjo! Une jetoj ne France prej 18 vitesh, kam 1 kompani qe quhet Multicam Systems, ne Montreuil (nuk mburrem se jam ne Paris sepse nuk jetoj ne Paris por ne nje province te Parisit) dhe e vizitoj shpesh USA (San Francisco, Las Vegas dhe New York), jo per qef por per pune. Kemi nje zyre te vogel ne Amway Business Center (ku me gjen te pakten 3 here ne vit) eshte afer Queens (aty ku ti dhe shoket e tu shkoni per te ngrene ndonje salsiçe te lokali i shqiptarit nga Kavaja).
                      Megjithate nuk e kuptoj pse njerzit duhet te vriten per nje shkembim komentesh ne nje gazete online, a e kupton qe ke ngel me mendjen ne Turqine e vogel te ballkanit. Edhe nje gje tjeter, shif se legeni apo govata nuk jane pasuri, jane thjesht sende…..Ik o Tak puno se vetem me pune arrihen objektivat ne jete…..

                    4. Taku usa says:

                      Ik mer bole.

                    5. yes_man says:

                      o tak po pse jeni me kaq shpirt te keq mor burre??? nuk arrini dot te shikoni ndonje tjeter me mire se veten…..megjithate jete te mbare me mizerabilitetin tend.

          3. Cimi says:

            @Toni.Perse genjen more majmun. Apo sepse je pa letra edhe shfryn inatin ketu.

            1. xhuxhi says:

              Toni nuk genjen or mik. Ai thote te verteten e cila per juve qe nuk e keni jetu Amerkien e keni te pamundur ta kuptoni qofte realitetin apo menyren se si funksionojne gjerat ketu. Mire ky qeka pa letra, po edhe qe jam qytetar i rregullt, edhe une genjenj? Amerka eshte nje vend qe ka nje ekonomi 20 e ca triliion dollrashe ne vit dhe le i vdesin rrugeve 24 mije amerikan cdo vit pasi nuk kane sigurim shendetsor. Dhe ky nuk eshte trillim por fakt i bazu ne statistika. E di ti lali qe nese kap nje pune normale ketu, ca te them une ty, kamrjer apo te shtysh karrocat ne supermakert, ti me ate rroge qe merr nuk pagu dot as qirane e shpise thate e lere pastaj te hash e te pish. e te vishesh. Ja kjo eshte e verteta.

              1. yes_man says:

                Po pse me rrogen e kamarierit ne Tirane e paguan qirane, vishesh, ha e pi? Na lodhet mer dembelat e Stambollit, shkoni punoni…ju eshte bere mendja bar, kafe e lulishte…..

          4. art usa says:

            mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet

            1. Alfie says:

              Kaloresit i varen kembet ne Uk,gjermani,skandinavi dhe Canada
              Kurse ne amerik te varen quret,
              Nese ke femije uroj qe te jene kalores ne te ardhmen kurse ti bashk me te rriturit bli shum letra te fshish quret

          5. Apo jo? says:

            Nuk heq dot asnje presje Tono, une per vete jetova 10 vite ne SHBA, plot gjera te mire por dhe ato qe permend ti jane te verteta.
            Une them se me te mirat dhe te keqijat e veta Shqiperia eshte per Shqipetaret e Amerika per Amerikanet.

      2. kolec dega lisi ahu prroni shkami dardha molla katarakti prej shkodragjinit jep mend ne internet heu bre tash ka ardh fundi i botes hahahaah

    2. AC/DC says:

      Me vrap shoku dhe mos e kthe koken mbrapa nga ai vend b.q!!!

    3. Gazetari i mirfillte investigativ F.Ivezaj says:

      Gazetari me i mire dhe me i afte investigativ qe nuk ka kontribuar me emisjone si “xhungel” qe t’ju sigorohej azil dhe pa’prekshmeri,familjes kriminele me te rrezikshme ne rajon dhe me gjere.Me i afti,me i perkushtuari,me i sakti dhe me i sakti,jo si spartak koka ku gjithe kohen ishte ne shoqerine e mafias biles ne nje tavoline me njerin nga mafiozet qe u vra,por dhe si artan hoxha i cili nuk preket nga bandat sepse bashkpunon dhe u sherben atyre sipas pageses.Tema publikojeni ju lutem sepse nuk kam ofenduar njeri.

    4. Kazan-Gazetar says:

      Shume pak arsye na ke dhene or mik. Kjo tregon qe as gazetarin nuk e ke bere si duhet. Gazetar kazani ke qene!

      1. Zhak says:

        Gjith ju ce shani Ameriken.Rrog Gazetari do merrni edhe ktu

    5. greece is shit says:

      hmmm, kuer une shkruaja ca dite me pare ne lidhje me jeten ne USA disa persona mu versulen duke me thene spot dreaming, bool enderrove. Ashtu? hani mut pra se edhe ky gazetari qe iku nuk genjen, madje ka me shume arsye qe nuk dua te lodhem ti rradhis ketu, ose gjejini vete sepse jeni te zgjuar……….. dhe pordhace.

  2. kashi says:

    o zoteri keto jane probleme ne ballkan jo vetem ne shqiperi
    2/3 e te rinjve grek dhe italian duan ta lene vendin e tyre per te emigruar ne vendet e europes veriore

    po nuk na the cfare pune ben atje ne ameriqi?

    1. mik says:

      O qyqar ! Ti comenton sikur gjendja e Shqiperise duhet te jete ashtu .
      Kothere.

  3. Politikane kurva says:

    Bravo te qofte qe ike. Se ketu eshte bere per ti qi.e robt te gjithe politikaneve dhe qa kane nga mbrapa politikanet.

  4. xhemal says:

    qe ka per te kritikuar sdiskutohet por te nxish cdo gje eshte sa naive dhe cinike .harron zoteria se shume gjera qe shkruan do ti gjeje edhe ne amerike .i uroj udhe te mbare e krahe te forte se ne amerike po spunove ke mbaruar
    .do kuptoni me mire jeten sistemin ku jeton e do te thuash me vete keto ngjarje ndodhin edhe ne shqiperi uroj te rezistosh

  5. G Vlora says:

    Jane edhe 51 arsyhe te tjera por nuk ke me durim te shkruash .
    Ai vend ka zen ndrysh dhe do breza me radhe qe ta pastrojn
    Ke ber gjen me te mire per femijet dhe vet ke shpetuar ….me mire pastrues ketej sesa bythlepires ne vendin tend per 300 mije lek rroge
    Ta befte zoti mbar dhe femijeve drite

  6. Ladi says:

    ta lexoje ai kokmodhi i gjate qe ka vec suksese si kryeminister, se Sal maloku nuk ka nevoje, se kshu e ka dash ket ven..

  7. Epo kjo pune! says:

    te ecte mbare ne SHBA por pak me ndjeshmeri per ata qe jane ne Shqiperi e mbi te gjitha mos dil sikur ke bere ndonje heroizem sepse te mendonin ata mijra bija nenash qe u vrane ne lufte keshtu, as lufte as gje nuk do ndodhte po do flisnim ca greqisht, ca serbisht… ke ndonje mendim apo sugjeron ndonje gje qe te behet vendi ku ke familjen se per te ikur, kollaj fare. ta kundershtoje dhe ti kerkoje hesap shefit per rrogen… pse jo? E nese te hiqte nga puna, ne gjyq… po ne njehere themi nuk behet vendi sidomos kur ia mbathim e nderkohe presim geshtenjat ti nxjerrin te tjeret, shiko rumanine, greqine, italine, kudo rrotull, ka nerv qytetarie dhe jo si ne. Prandaj boll e nxive realitetin tani qe je matane oqeanit, por kontribu edhe andej sa te mundesh qe dhe tek ne te zgjohet pak vetedija qytetare.

  8. Zigur Qarri says:

    Deshpruese,por te gjitha te verteta.Ikin shqiptaret,vetem ikin.Po ikin me ndershmit dhe me puntoret.
    Dhe e keqja po fiton çdo dite e me shume terren,dhe militantet brohorasin akoma me shume,edhe kur
    qeveritaret ja bejn jeten te pamundur shqiptareve ne vendin e tyre,edhe kur ata betonojn lulishtet,edhe
    kur prishin objektet kulturore,edhe kur nuk mbajn asnje premtim,edhe kur genjejn per gjithshka!!!
    Ate vend qe ja merr sot shqiptarit,do t’ja lirosh neser te huajit.Kembanat bien per te gjith.

  9. Alban Hamzai says:

    Z.komentues si Fredi,Kashi e kompani! Nuk e di a e keni lexuar artikullin. Por problem qendron a jane te verteta ato qe shkruan autori I artikullit apo jo.Dhe po te jetosh qofte edhe pak kohe ne Shqiperi do te kuptosh se te gjitha ato qe shkruhen ne artikull jane te verteta .Dhe ky eshte realiteti ,nje realitet shume I hidhur,por I vertete. Pervec njerezve te veshur me pushtet ,krimineleve ,hajduteve ,gazetareve prapanico-lepires ,militanteve injorante partiake ,femijte injorante te prinderve te jashteligjshem pasanike ,klases drejtuese te shtetit dhe asaj te opozites ,gjithe pjesa tjeter e popullit I ndesh perdite te gjitha ato qe shkruan autori e shume te tjera .Por per kete realitet fajtor jane edhe ata qe ju japin vazhdimisht votat .Se nje popull ,qe vazhdimisht zgjedh ne pushtet kusare,mashtrues,kriminele,nuk eshte viktime,por bashkefajtor .Ju lutem shume botoni komentin tim!

  10. kritiku hipokrit says:

    E para shkofsh pas diellit, se ke lodhur te gjithe njerzit qe te kane njohur dhe kedo qe ka qene prane teje me kete pseudo tipin kritik.

    E ke bere gazetarin se te eshte dukur puna me e lehte dhe jo se ke qene gazetar, se ske ndritur as ne kosove as maqedoni e jo me ne shqiperi qe u bere megafon per te hedhur balte ndaj kujtdo.

    Gjithashtu ti duhet jesh merzitur edhe me ameriken tani se ate natyre ke ti nuk kenaqesh me asgje, por ske ku shkon me se je i diskretituar si njeri, dhe je kapur pas servilizmit ndaj amerikes, duke na treguar se cfare mungon ketu.

    Njeri me ordiner e te pacipe qe i ben karshillek patrioteve me keto shkrime bajate se ty ska per te patur, je nje turp dhe mos shkruaj me nese te ka ngel ndonje fije dinjitet e ftyre !

    1. sali bytha says:

      bravo shum bukur ike shkruatur ketij cop palaco gazetar…

  11. £££££ says:

    Keni haruar arësyen e 52!Po të prisja komentet për shkrimin nuk do të ishte askush dakort!!!!!!!!!!!!

  12. ilir says:

    Desha te di te kush gazete ka filluar pune ne SHBA?!!!

    1. Muli says:

      o Liro,kom fillu ke e perditshmja Publikum Hale
      pagujn mire..

  13. Ky asnjehere s’ka qene gazetar! Servil-mercenar-medioker! Te vjen keq per Shqiperine dhe shtetin paralel qe krijoi saliu! Saliu eshte e keqja e madhe e Shqiperise pa folur per liken dhe Ramen ,lulen dhe pd!

  14. Vl says:

    Cna the, po Anglezet sa arsye kan??!!. Boll me keto traplliqe. Ca vijn, ca hikin, esht natyra e njeriut. Te jetoj ku e ndjen veten me rehat, cdo histori esht individuale.

  15. Andrea says:

    Nuk je as i pari dhe as i fundit , shiko jeten si te vije per mbare ,

  16. aleko says:

    Ika se te gjithe Shqipetaret perfshi te ashtuquajtur gazetar kane marre goditje ne tru te vogel dhe po ikin ku te mendin vec vendit te tyre jo…Ika se ne Shqipetaret nuk jemi te zote te ndertojme vendin tone me pune dhe sakrifica sic e ka bere bota dhe kerkojme qiqra ne hell..Ika se jemi nje popull individualist , qe gjithsecili shikon vec bythen e vet dhe scan koken kushe as per fe as per atdhe,.. Ika se jemi nje popull I lehte qe fluturojme me p…. ne b …. duke na shijuar me shume buka me plot stimulant qe ben I huaji ne kopshtin e tij teknologjik, se sa buka ne kopshtin tim te vogel , te virgjer…E sa arsye te tjera ka per te ikur.. E si te mos ikesh kur atje haet pane dhe bread kurse te ne ajo qe hame quhet buke… e ctu flas me tej or miq , ka me , por mjaftojne dhe keto per te ikur.. hallall na qofte!..

  17. Genti says:

    O mjeshter shume mire po ben qe iken. Do beje akoma dhe me mire te merrje dhe te tjere me vete.
    Mendoj qe nje pjese e mire e popullsise ka nevoje te emigroje qe ti rikthehet ne rradhe te pare vesi kryesor puna. Institucioni i pare jetesor qe doktorr vdekja e shkaterroi me kujdes dhe vendosmeri.
    I lexova te gjitha arsyet qe te detyruan ndonese dhe te perseritura por nje gje me ben pershtypje pse tani kaq vone i ke evidentuar te gjithe keto te keqija. Zotrote nuk e di ti qe shkollat kane marre rrugen qe me 96 dhe i vuri kapak Sala me nevojtoret private qe japin diploma falso. Sistemin mjeksor po ashtu. etj etj. Nuk ka zot qe i rregullon per nje vit a pese.
    Ne cdo vend te botes per te rregulluar dicka kerkohet burimi i crregullimit. Ai eshte ne sy te te gjitheve.
    NESE DONI SHQIPERI TE JETUESHME QERONI NGA JETA POLITIKE SALI KRIMINELIN,LIKE $ MONA HAJDUTET,LUL LEGENIN E GJITHE BISHTAT E TYRE.
    Dhe fundit meqe ke qene gazetar ke bere ndonje artikull pse shqiptaret dhe kur kane pune nuk duan te punojne ?

  18. emigranti_boston says:

    Me krahe te lehte se shoh qe e paske marre me shume vrull. Nejse pozitiviteti nuk ben keq, por mire eshte ta balancosh me realitetin. Normalisht ke per te punuar si qen, edhe me turne, madje do e qash kohen “kur rrije ne gatishmeri 24 ore per nje lajm thashethem”. Edhe pse une jam larguar ne 1996 nga Shqiperia, kurre nuk kam rreshtuar +/- 51 arsye perse u largova nga vendi im. Madje ne ate kohe situata politike dhe ekonomike ishte me e degraduar se sot. Dihet qe askush nuk largohet per qejf nga vendi i tij, por per hall. Problemi eshte sesi e klasifikojne disa njerez hallin. Sidoqofte te uroj fat.

  19. naimi says:

    Nuk mund te hiqet nje presje, madje po te mendohesh gjen edhe arsye te tjera per te ikur. Por lind pyetja kujt i bere dem qe ike. Dakord ti fitove, por nuk te vjen keq t’ja lesh kete vend ne dore ketyre te pangopurve. Ikja jote dhe e shume qytetarve nga ky vend, na e ben shume me te veshtire dhe me te larget berjen e ketij vendi. Te gjithe e kemi kuptuar qe ky vend perdite behet edhe me i pajetueshem, por faktor per kete behet edhe ikja juaj, qe ja ben me te lehte sundimin ketyre. Fatkeqesisht ne te pakenaqurit nuk shtohemi, pasi rritmi i lenies se ketij vendi eshte me i madh se shtesa jone natyrale, e kjo sjell vazhdimin e keqmenaxhimit dhe vjedhjes se tij te vazhdueshme aq sa shpresoj qe ta vjedhin gjithe c’ka mbetur qe pastaj te fillojne ta ruajne se eshte e tyrja. Sidoqofte ty te prifte e mbara, do luftojme ne edhe per ty, s’ka rendesi menyra apo forma, por nuk dorezohemi si ti e shume shoke te tjere tanet.

  20. Iliri nga Gjermania says:

    Urime per komentin” Kritiku Hipokrit”.
    Keta Plera te Kazaneve Mediatike nuk po ju pelqen me rroga medemek, tani nuk po i pelqen me siguria se sigurine ky Plera e ka pasur me te mire me perpara.
    Dhe me e bukura eshte qe qenka gazetar i Klanit Kazanit, eshte bere gazetare mbasi ka shitur Speca,
    siç u ben Gjykatesit dhe Prokuroret me Kursin 6 Mujor te Plepave dhe tani po qahet ky Plera.
    Po kujt i Plasi Trapi per ty more, se mos ke bere ndonje gje per Shtetin ti?
    Se mos je ndonje Personalitet i madh ti?
    Kokra e Langaraqit dhe e Pleres je.

  21. Ike ike nga a frangaj,por kujdes se mos kerkon te kthesh prape se andej nuk ka qyl si ne Shqiperi.
    Andej duhe ta shterngosh mire prapanicen qe ta maresh rrigen ne kohe.
    Me ato 51 arsyet fut edhe anglishten te 52 se shqipen e qan.
    Ej o gazetar ,iku edhe nje prokuror para nje viti po u kthye se andej nuk lante dot pjata kurse ktu i ka blere nja 2 shtepija me ato marifetet shqiptare….

    1. Arben Qendro says:

      Asnje asnje gazetar nuk e flet me qarte dhe rrjedhshem gjuhen Shqipe si i nderuari Gazetar i mirfillte Flamur Vezaj,tjetra me kryesorja,nuk ka perdorur kurre stimulante apo kokaine si shume gazetare gjoja dhip dhe jo vetem per te qene te qarte ne artikulimin e fjalive.Mos prisnit te fliste ne dialektin babalo-skafisto-siciliano-vlonjat,gaboheni,gjuhen e njehsuar e ka folur me qarte dhe rrjedhshem gjuhen se c’do gazetaruc dhip ne Shqiperi dhe jo vetem.

  22. Demokracia Shqiptare - Produkt Skarco i P.P.SH-së. says:

    Enveri & Ramizi,
    Saliu & Likja & Unë,
    Kemi larguar nga Shqipëria Shumë,
    Dhe do të vazhdojmë të largojmë Shumë më Shumë.
    Do t’i largojmë që të Rilindim gjithashtu Europën & Amerikën.

  23. Budallenjte dhe plepat behen te gjate says:

    NE fakt 51 pikave mund ti shtohen edhe 51 te tjera.
    Mendoj qe gazetari ka te drejte. E drejte eshte edhe te rrish ne vendin tend e te perballesh me veshtiresite duke pasur kenaqesine e familjes, shoqerise, vendit e gjuhes. Amerika ka veshtiresi plot. Ndoshta gjysmat e Tyre.
    Ndersa komentuesit e haleve te bashkise e ministrive si vrases me pagese fyejne kedo qe tregon te verteten per qeverrine e komandant ramushit shtatlartesise se tij Ediot Rama.

  24. ilir says:

    Le te ikin keta leshkot. Me mire dymilojion te sakt se sa kaer milion gjysma budallenj.
    Nuk e kam degjuar ndonjehere kete gazetyar. Me xhungla pa xhungla keta qe e qeuajv vetev investigativ vetem transmentues te atyre qe u shet prokurorija dhe SHISH jane. Thone motamo ato qe jane deklaruyar ne prokurori

  25. Futja kot futja says:

    zor se do gjesh 51 pergjigje aty ku do shkosh o figjur

  26. Ragipi says:

    Ik por mbas nje kohe to te vish sepse po te punosh sa ne amerike jeten do ta kishe me te mire edhe ti e te tjeret dhe pse vijne italianet turqit kinezet ketu sepse kan ide dhe shpikin pune kurse ti ku do te punosh ne amerike ne constaction, ne larjen e pjatave ne restoran apo ne ndonji carwash ku tjeter kjo eshte qe shqiptaret skemi ide te hapim pune ne vendin tone pos qe dijme vetem te kopjojme njani tjetrin.

  27. Vjosa.al says:

    Ti shoku, ke qene i ikur me kohe nga vendi yt dhe, me gjase, ti nuk e ke dashur kurre vendin tend.
    Sot ike sepse te eshte dhene mundesia qe te ikesh.
    Po te na e thuash menyren se si po iken, me green card, apo me bashkim familjar, apo me dokumenta fallco, apo me status azilanti politik si luftetar i te drejtave te bnjeriut, apo me status mbrojtjeje nderkombetare si i kercenuar per shkak te heroizmave te tua si gazetar investigativ, athere do te te te them edhe kategorine dhe nivelin e alabakllekut dhe qelbesirllekut qe ke treguar duke shkruar kete shkrim per publikun, ku hedh balte e mut mbi vendin tend, pa na treguar se cfare heroizmi apo qofte edhe kontributi ke dhene ti personalisht qe Shqiperia te mos ishte kjo qe ti na e pershkruan.
    Do te desheroja qe te te intervistoja pas nja kater pese vjetesh qendrese ne Amerike per te te pyetur sa nga 51 arsyet qe na ke dhene per te ikur nga vendi yt i ke gjetur edhe ne vendin ku ke ardhur.
    Por qe tani mund te thuhet dicka e sigurte: njerezit si ty nuk i duhen vendit ku jane lindur, jane thjesht jashteqitja e tij, sepse shumica dermuese e atyre qindra mijerave qe kane emigruar nga Shqiperia per 551 arsyet e tyre, e ndjejne mungesen dhe bekimin e vendit te tyre, kane mall dhe nderim per vendin e tyre dhe mbi te gjitha nuk u ka shkuar kurre ndermend qe duke ikur, te shesin edhe dicka te fundit nga dinjiteti i vendit te vet vetem per te fituar ca pak kredenciale dhe pak fame te mjere, duke publikuar nje bajge te tille si kjo qe ke shkruar ti sot.

  28. drini says:

    Mire bere se atje po te pret fshesa dhe lecka per te lare banjat per te pastruar shkallet ap per per te lare pjatat . Pas ca kohesh do flasesh ndryshe dhe 51 arsyet do ti besh zero. Po qe punetore i mire krahu edhe mund te besh ndonje leke por gazetar harroje.

  29. Tomorr says:

    Po u ktheve prape ne shqiperi na rreshto 52 arsye per kthimin se nuk ka cudi te kthehesh nqs nuk bene dor pune krahu.

  30. Taku usa says:

    Te ikesh e shume e lehte.
    Po ama nuk the ca do bosh ti
    Ne usa . shume shqiptare Ne Amerike bejn pune me te rendomta dhe mo e bukura kemi nje vend qe mblidhemi ketu ne queens NY shumica e shqipove tane
    Dalin drejtore bisnesmene arkitekte
    Shefa palicie gazetare etjer e etjer . ja tani punoj bojaxhi po un shqiperi e isha
    …… Tani punoj hidroalik po ne shqiperi a isha …. Ne shqiperi isha avokat tani punoj pastrime ca me bo erdhem ne amerike se dinim qe ishte kshu !!!!
    Dhe shumica rrin per opinion apo jo se
    Per te ardhme me te mire . o shqiptate hapni syte ikja seshte zgjidhje

  31. sapa says:

    Ata qe shajne ju intereson mos ikja!Fundja e fundit si do financohen te korruptuarit qe drejtojne shtetin e hajduteve?deri tani kane sjelle para emigrantet,pak turistet,pak energjia,do sjelle edhe pak autostrada leket e Lulit,menje fjale do shtyjne edhe pak por jo shume.Njerezit po ikin.E vetmja mundesi per te dobesuar te korruptuarit e cdo ngjyre te politikes shqiptare.

  32. O gazetar i famshem i frangajt(edhe ai halja frangaj nuk i jep rrogat ne kohe) po te kishe pritur edhe shtatorin se do e rrezojme qeverine dhe nuk do kishe asnje arsye te ikje.
    Jo per gje po saliut i duhen ushtare per lufte per revolucionin e shtatorit ne tetor.

  33. Tironc tamom says:

    Shkrim i ceket, nga nje njeri i ceket, dhe i pa-informuar per realitetin e vendit ku do te vej, si dhe te botes ne teresi. Te tera ato: “Ika sepse….te” e tij jane me se te verteta, por ajo qe ai nuk kupton, dhe fatkeqesisht shihet dhe nga shume komentues ketu….. te tera keto aresy jane prezente dhe ne vendin ku ai aspiron te rregulloj gjendjen e tij, vetem me nje ndryshim te madh: jane me te skajshme, me te dhunshme, mjaft me te egra, me mundesi me te pakta per ti perballuar si i huaj, ne nje vend qe gjithnje e me shume sheh te ardhurit si burim varferie per vendasit. Te tera keto “pika’ mundet ti shkruaj nje gazetar i informuar dhe ne krahun anasjelltas. Tu prifte e mbara, dhe te uroj qe pas disa vitesh te na shkruash aresyet se perse ja vlen te vish ne Shqiperi. Une per vete, si i larguar pre mese dy dekada, dhe i bredhur……te siguroj qe shpesh “hallet” tona shqiptare jane halle lluksi ne krahasim me vendin ku ti do shkosh: “me vjedhin makinen ne parkim”, “kompanite e celulareve me vjedhin”, “politikanet…..” uji i pishem nuk eshte i garantuar…….dhe me e bukura fare: ” sherbime sociale mungojne”. Pa provo tua thuash keto ndonje shqiptari ne Detroit, Chicago apo Bronx, dhe do te te vij turp nga vetja per injorancen dhe mungesen e informacionit. Pyeti te lutem per mbeshtetjen sociale, per sigurine e makinave, per ujin e pijshem (sidomos pyet ata ne Micigan per kete), apo per politikanet, si lokale apo qendrore. Bota eshte ajo qe eshte, me te mirat dhe me te keqijat. Nqs nuk te ka pelqyer vendi ku te rastisi te lindesh, ku ke njerez te aferm, miq e shok femijerie, to do te shokohesh nga xhungla ku ti aspiron. Per kete te siguroj.

    1. Martin says:

      Une jetoj ne chicago dhe gjith kjo qe thu ti eshte genjeshter me bisht dhe nuk meriton me shume koment! Ka me qindra e mijera shqiptare qe punojne si mjeke, avokate, profesore, e Menaxhere. Te gjithe qe shajne ketu jane militantuce te pushtetit hajdut te Rames/Veliajt. Flamur as nuk do behesh pishman fare qe ke ik nga ai vend. Fatkeqsisht shqiperia eshte uzurpu perfundimisht nga funderrinat e cdo lloji, si politikane, media e militante. Hajde tani mos na cani tra..n tani duke e sulmu robin e shkrete per te vertetat qe thote. Tema botojeni se nuk po shaj njeri.

    2. Valer says:

      Po pse shkoni ne keto qytete te qelbura si NY, Chicago apo Detroit? Atje jetojne rreth 60% zezake. Nuk e dini qe me afrikanet nuk behet shtet? Shkoni andej nga Minnesota o njerez ose North Dakota…A nuk ka shtete te tjera andej?

      1. Taku usa says:

        Minnesota ato north dakota .
        Ne koto vende eshte shume e veshtire
        Te gjesh pune . pershembull ne north dakota dimri eshte me te ik zari minus -20 grade eshte me e mira po shkon deri ne 35 – . si vende teritore jan te medha por Ska qytete . cdo gje eshte larg shpis pershembull te duhet pumsht nga ora 7 mbasdite do minemumi 30 min me makin ose me e bukur edhe mbyllen shpejt dyqanet me pak llafe jeton me Ariun.
        Pse vijn Shqiptaret ne New York Chicago apo Detroit. Sepse ka shqiptare jan metropolitan qytete me miljona njerez . dhe varet nga mund te kesh nai nje te johur ato mik qe te pret
        Mbeshtet. Un per vete jom ne NY 24 ore city that never sleeps. Po erdhe ne Usa do purfudosh 90% tek keto qytete pastaj ku te nesh mesuar mund te jetosh jeten qe “don “

        1. yes_man says:

          Akoma ti me komente? Te kam thene shko puno mavri se ngele me ndihme ekonomike….

          1. Taku usa says:

            Duket sesa bole nje .
            O injorant po ku ka Amerika
            Ndihma ekonomike .
            Amerika seshte vend social
            O shpellar. Por eshte vend kapitalist
            Sa te vlen lekura ‘meritokraci’ aq mer .
            Po ca te shpjegoj un ty nje shpellari

            1. yes_man says:

              O Tak o Mavri……Me degjo! WELFARE ne USA ka filluar qe ne kohen e presidentit Johnson dhe me pas me Nixon….(e di qe nuk do me kuptosh, sepse kujton se jane personazhe filmash) Thjesht te te bej disa shembuj: Medicare, Medicaids, Food Stamps, Head Start, Community Health Centers……Dhe nje shembull real i ekzistences se ndihmes ekonomike je TI! Sepse nje dembel turkoshak si ty vetem me ndihme ekonomike mund te jetoje……Ne Janar do jem ne New-York po deshe te te sjell disa ndihma nga Franca me qe nuk paskeni ne USA, po ik o Mavri puno se ngele me bolet e tjere te lokali i grekut…..

      2. Martin says:

        O Valer, vetem fakti qe thu qe keto qekan qytete te qelbura me ben te dyshoj qe i ke pa noiher…sa per statistikat, fatkeqesisht i ke te gabume

  34. iliri says:

    TE GJITHA ARSYET JANE TE DREJTA,,,,,POLITIKA E POSHTER PO I LARGON SHQIPTARET NE DHE TE HUAJ,,,,,,MALLKUAR QOFSHI POLITIKANE SHQIPTARE.//

  35. Nasi says:

    Shqiptaret brekegrisur kujtojne se po te punosh ne Amerike je budalla duhet te rish ne Shqiperi te fitosh lek pa punuar dhe pastaj te bisesh hero.

  36. DINGO says:

    NA PLACI TRAPI QE IKE.ne kemi 30 vite te ikur dhe nuk bejme dot pa vendin tone edhe pse ka mijera probleme.Fol me kroatet,me Rumunet,me Bullgaret qe jane ne EU,jane me keq se ne.Ti kujton se ne Amerike je dikushi,Do ta bejne sumen sa tubi i sobes Latinot dhe zezaket.Puna me e mire qe do besh,do mbledhesh tabakate e zezakeve tek McDonalds.Bota eshte ne hall se ike ti..Ti me shoke e qelbet vendin duke bere propaganden per sali qenin dhe edvin trapin.

  37. tomsojeri says:

    UN hiki sepse Sali shkaterimtari ,krimineli ,e tradhtari i madh i ktij Kombi akoma vazhdon te drejtoj ate cka ndertoi !Hiki sepse nuk undem ta shoh neper kembet e viktimave te loz me fatet e tyre ! Hiki sepse ky perbimdesh i lir, tregon se nuk ka vend per shqiptar te ndershem e atdhe dashes e sa koh do vazhdoj mosndeshkimi i tij ,! Mos vall qendimi i saliut me shok ne Atdhe dhe mosndeshkimi tyre esht “heroizem”, patriotizem dhe dashuri per Atdheun ? Mos vall kta qe hikin jan tradhtaret ? Nuk ka shqiptar te ndershem , qe hiken e nuk i qan zemra per ate cka la e jo pak shqiptar kur hiken ,nuk menduan qe nuk do kthehen ma ne Atdhe ! Ka 30 vjet qe Atdheu i zhgenjeu ,ka 30 vjet qe atdheun e pushtuan shqiptaret e Atdheut me pasoja me te renda se nje armik jo shqiptar ! Ju vodhen kursimet ,ju pin gjakun , Sali, Fatos, Like ,Munike ,Lul etj etj Me nje 97 rrenqethese qe ktheu 50 mbrapa ! Atdheun e shkateruan “patriotet”qe akoma cirren ne parlament !Loj 30 vjecare qe perze patriot e atdhedashes ! Lexova sot nje shkrim ku thot se asnje trup gjykus nuk mer persiper te gjykoj Vrasjen e Madhe me deshmitar protagonist Izet Haxhin !!! Cfar don ma te kuptosh se cfar behet ne Atdheun tend ?? Un nuk di motivet e ktij gazetari qe shkruan, te cilin nuk e njoh ,por fatkeqesisht ka mjaft te verteta dhe doreheqja e ktyre gjyqtareve i ve vulen ! Essht kollaj te besh trimin ne llogore ,ku ste ze plumbi !E saper cka shkruan ky gazetar ,nuk besoj se ben me pak dem se ato maskaralliqe qe paguan Luli e Sala neper gjith Boten te shkruhen kunder Atdheut dhe kryeministrit te zgjedhur nga shumica dermuse !Nuk besoj se ben me shum dem se inkursionet e klyshit te Saliut neper bot duke shar e peshtyr lart ……..Shqiperin e kan pushtuar tradhtaret e kriminelet qe nuk po ndeshkohen ……….

    1. zaho says:

      Ti o legen i kryedoçit te Shqiperise, thuaj jane Apo nuk jane te ato qe thote gazetari, mos bej propaganden e hale qeverise si bir bushtre qe je.

  38. Brek_exit says:

    Mos genjeni leshtu. Alban dega punon ne wall street.
    Punon drejtor I pergjithshem I janitorsve te new yorkute 10 Hale ora

  39. Ragipi says:

    Edhe dicka te shtoj se Ka dicka aty qe thua por do te zhgenjehesh kur te fillosh te punosh dy turne apo 16 ore siq punonin shumica e shqiptareve ku une jam ne Londer sepse cdo gje duhet paguar. Une isha sivjet ne Shqiperi dhe pash nji zhvillim te hovshen. Jam tue mendue te blej nji banese ne Tirane sepse kah shkojshe mujshe me u mallengjye me gjuhen dhe traditen tone qe jemi te aferte me njeni tjetrin dhe kemi ndjenja per njeni tjetrin kurse ne perendim kjo nuk shifet secili ban punen e vet dhe nuk ka afri mes njerezve kojshin e pare dy metra nuk w njohim kjo asht perendimi. Dhe Shqiperia i ka te gjitha Ujin, malin , detin dhe token qe dy tri her mund te nxjerresh te korrurat pra i ka te gjitha qe te rrallw vende i kan por ne nuk ia dijme asaj kur te jemi aty por kur te shkojsh nga shqiperia nuk do te shkon larg dita kur mendon kur te kthehesh mbrapa se nuk ka askund me punue pak e me ba jete te mire.

  40. katarakti says:

    Kur lexova argumentet e Flamurit per largimin e tij nga vendi i dhashe plotesisht te drejte. Pastaj lexova edhe komentet e Tonit, Tironcit e disa te tjereve qe e kundershtonin Flamurin dhe u binda edhe nga argumentet e tyre. Perfundimi: Ke ikur nga Shqiperia e shkaterruar me themel, per te shkuar ne nje Amerike vertet te begate, por jo per ty. Duke qene se je i sapovajtur, pa profesion te hajrit etj etj. Do te besh pune nga me te rendomtat dhe zezaket do te te shohin nga lart poshte per shkak te statusit dhe anglishtes tende. Besoj se e ke lexuar ate pllaken prane Statujes se Lirise, porti ku hynin emigrantet ne fillim te shekullit te 20-te. Po ta tregoj: ” Kur u nisa per ne Amerike, kujtonja se atje te gjitha rruget ishin te shtruara me ar. Kur arrita mesova tri gjera: 1) Jo te gjitha rruget ishin te shtruara me flori. 2) Madje kishte rruge qe ishin te pashtruara fare. Dhe 3) Po me prisnin mua qe t’i shtronja”! Megjithate paç fat ne vendin e ri. 10 vitet e para do te jene me siguri vite sketerre per ty. Pastaj do te shohesh drite ne fund te tunelit. Femijet e tu do te jene ata qe do perfitojne me shume nga aventura jote. Por ndofta kjo kuturisje dhe kjo sakrifice ia vlen edhe per kaq gje. Sepse edhe ne Shqiperine e llumit, te banditeve dhe te forteve te lagjeve, te pasigurise fizike, ushqimore dhe higjienike nuk jetohet. Viti i mprapshte 1997 vulosi shkaterrimin total te vendit. Por pergjegjesit e asaj katrahure bejne ende ligjin ne vend. Kur do te ngrihen shqiptaret per te bere drejtesi?! Apo do te largohen te gjithe nga vendi?! Me zi se sirianet! Kur do t’i vejne ata ne bangon e te akuzuarve ose para litarit gjyqtaret dhe politikanet e korruptuar. Aq i shkaperderdhur eshte ky shtet saqe edhe gjyqtaret e Izet Haxhise nuk duan te bejne drejtesi. Por largohen si minjte. Ndersa Rama nuk ka as fuqine dhe as autoritetin e nevojshem per ti vene gjerat ne vend. Jane babalet qe e sundojne Shqiperine qe nga vitit 1990 deri me sot. Dhe populli rri dhe veshtron.

  41. Lexuesi i TemmA says:

    NJE KENGE LABE, PAK E MODERUAR:
    …!
    Gazetar me goxha shkolle
    Pse s’qendrove ne Shqiperi?
    Vendit tend i bere munë
    Do ta hash Ti perseri…
    …!

  42. Jimi says:

    Prandaj kerkuam levizjen e lire te njerezve, qe njeriu te jetoj atje ku i pelqen dhe e ndjen veten me te sigurt. Ti thua qe kisha 51 aresye dhe u largova nga Shqiperia!? Mire bere! Ndersa une te them qe kam 101 arsye per te ikur nga Shqiperia, por nuk iki! Kete nuk e bej se jam “patriot”, se jam trim , se jam i zgjuar, se jam pa kerkesa per standartin e jetes, jo! Jam i sigurt se duke vajtur ne Amerike, shume nga kerkesat themelore te cdo qytetari, per nje kohe te shkurter do ti realizoj. Do te gjeje shume nga ato gjera qe ketu me shumice me mungojne, sic edhe do te humbas shume nga ato gjera qe me lidhin perjetesisht me kete vend kaq te “mallkuar” e te anatemuar!? Do t’me mungojne shume nga ato gjera qe njeriu i ndjene nen lekure, por qe nuk mundet te gjeje fjalen e duhur per te percaktuar se cfare tamam i mungon!? Pse te gjithe emigrantet e larguar prej vitesh edhe pse jane rrehatuar ne vendin e “bekuar” ku kane shkuar, mbas disa muajsh, a vitesh, me mall kerkojne te vijne ne kete vend te”mallkuar”? Mbase duke u lindur e jetuar per nje kohe relativishte te gjate ne kete vend, me halle, shqetesime, e probleme familjare apo sociale, Ne kete vend qe per 28 vjete rrjesht tensionet politike e sociale nuk kane te sosur, njeriu ne nje fare menyre edhe eshte pershtatur per te mbijetuar, por edhe me bindjen se nje dite ky kalvar do te mbaroj! Eshte e vertet qe njeriu nje jete ka dhe nuk ka ndermend ta shkoj ate ne nje kalvar vuajtjesh e mundimesh, por nese ne shqiptaret do te kishim si objektiv te vetem , ikjen , duke ju shmangur qofte edhe sakrifices me te vogel per te kontribuar sadopake dhe sipas mundesise qe ka, atehere i bie qe ne shqiptaret jemi egoiste te pandreqshem ! Dikush, jo i huaj, duhet te mendoj dhe te punoj qe ky vend te behet i jetushem, pasi ky vend ka pasuri kolosale , te lakmushme edhe nga te huajt. Mbi te gjitha ka nje popull puntor dhe miqesor, kur di te organizohet ,me nje inteligjence te admirushme. Megjithate secili zgjedh vete se ku kerkon te kontriboj!

  43. Andrea says:

    Kur krijohet mundesia cdokush ka te drejte te levizi nga nje vend ne tjetrin nese mendon se eshte ne te mire te tij e te familjes. Ambientimi ne cdo vend te ri nuk eshte i lehte, aq me shume jashte atdheut…Lereni rehat e shikoni punen tuaj…Ai shkroi cfare i dukej me mire. Lexojeni e ne daci jepni mendim por pa grryerje te tjetrit e te vehtes…Per femijet do te jete me mire se ne Shqiperi ne shumicen derrmuese te rasteve. Per te rriturit do te kete probleme por qe mund te kaperxehen….Sa per gjendjen ne Shqiperi (sipas kaplloqes sime) eshte shume me mire se me pare por ende larg, shume larg nga ku mund te ishte po te kishte ne drejtim te shtetit e partive njerez me te mbare….Tung

  44. Edison says:

    Qe iku e morrem vesh. Nje kerkese per koleget e Temes, na i sqaroni pak ose pyeteni perseri se si iku ne Amerike, me llotari, ilegalisht, vize turistike apo ndonje menyre tjeter pasi ambasada nuk ta jep vizen per qamet t’i japesh jo 51 arsye por 5000001 arsye te tilla sic I ka dhene Flamuri.
    E dyta, keto 51 pyetje duhet t’i kishte bere para se te largohej nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje