Projekti europian është në rrezik vdekjeprurës nga oponentë brenda dhe jashtë BE-së.
Ky është paralajmërimi i komisionerit për Buxhetin në BE, Günther Oettinger.
Oettinger thotë se miratimi i shpejtë i buxhetit të ardhshëm afatgjatë të BE-së nga liderët kombëtarë dhe Parlamenti Europian do të tregonte se Evropa mbetet e aftë të veprojë përballë sfidave të tilla.
“Sipas mendimit tim, projekti është në rrezik vdekjeprurës.
Disa brenda Europës duan ta dobësojnë apo edhe ta shkatërrojnë: Polonia, Hungaria, Rumania dhe qeveria e Italisë”, është shprehur Oettinger në një event të organizuar nga Shoqata Federale Gjermane e Shërbimeve Jo-Statutore të Mirëqenies në Bruksel.
Oettinger ka shtuar se BE-ja është në rrezik edhe nga autokratë që e përdorin luftën tregtare si agresion, duke përmendur presidentin rus, Vladimir Putn, presidentin turk, Recep Taip Erdogan si edhe “kinezët e zgjuar”.
Oettinger madje ishte kritik edhe me vendin e tij, Gjermaninë. Sipas tij, kjo e fundit nuk po tregon entuziazëm të mjaftueshëm për BE-në, veçanërisht kur është fjala për buxhetin.
Oettinger, i cili vjen nga partia e kristiandemokratëve të kancelares Angela Merkel, u shpreh se kapitulli i parë marrëveshjes së koalicionit të qeverisë gjermane titullohet “Një fillim i ri për Europën”.
“Unë nuk po shoh asgjë të tillë në debatet aktuale në Berlin, absolutisht asgjë”, thotë ai duke shtuar se mbetet ende e paqartë nëse Berlini do t’u bashkohet një grupi vendesh që kërkojnë reduktimin e buxhetit të BE-së.
“Na ndihmoni të garantojmë që qeveria nuk do të bëjë shkurtime, siç bëri herën e fundit”, i tha ai audiencës në eventin ku mori pjesë mbrëmjen e së martës.
Politico.eu -TemA TV