Dash Shehi, Jorida, apo Klajda, kush do kandidojë përballë Erion Veliajt? Ja si përgjigjet Basha

5 Shtator 2018, 20:53Politika TEMA

Lulzim Basha gjatë intervistës së tij për Pekën, është pyetur edhe se kush do të kandidojë përballë Erion Veliajt në Tiranë, pasi deri më tani janë përfolur tre emra, Dash Shehi, Jorida Tabaku dhe Klajda Gjosha.

“Do të nisim konsultimet me anëtarësinë e PD, me qytetarët dhe ky është një proces që do të ecë paralel me kauzat e tjera, betejat e tjera politike, ku siç ju thashë parësore dhe kryesore është çlirimi i Shqipërisë nga bashkëqeverisja me krimin”, tha Basha.

Para katër viteve, ajo që ra në sy tek opozita, ishte caktimi i kandidatëve për kryetar bashkie në limitet e afateve kohore, çfarë në fakt duket se i penalizoi kandidatët…

Disa prej tyre. Por asgjë nuk do ti penalizojë më shumë se sa shitblerja e votës..

Sigurisht, por gjithsesi, a ka zënë mend opozita? A keni një strategji kësaj radhe që kandidatët të jenë të përcaktuar kohë më parë dhe të kenë mundësi të punojnë në zonat e tyre? 

Në kontrast me pyetjen e mëparshme, po. Përgatitjet do të nisin shumë më përpara. Përgatitjet do të jenë serioze. Që do të thotë bashkë me procesin e riorganizimit të brendshëm të Partisë Demokratike, do të nisë edhe procesi i konsultimit për kandidatët dhe anëtarët e këshillave bashkiakë dhe për kryebashkiakë. Do të nisim konsultimet me anëtarësinë e PD, me qytetarët dhe ky është një proces që do të ecë paralel me kauzat e tjera, betejat e tjera politike, ku siç ju thashë parësore dhe kryesore është çlirimi i Shqipërisë nga bashkëqeverisja me krimin.

LSI e ka bërë të qartë se do të jetë në koalicion zgjedhor me Partinë Demokratike, në mos gaboj edhe nga PD kam lexuar të njëjtin qëndrim. Në media po qarkullojnë disa emra. Dashamir Shehi nuk e ka përgënjeshtruar, nuk e ka refuzuar kandidaturën, por ka thënë është herët ose me kismet… Ka qarkulluar emri i Jorida Tabakut, i Klajda Gjoshës.  A ka Lulzim Basha të kristalizuar në kokën e tij një emër për Tiranën?

Është totalisht e parakohshme, mendoj aspak e vlefshme në këtë moment të hedhim në media emra ndërkohë që kemi shpallur një proces. Dhe që procesi të jetë serioz duhet që qytetarët, anëtarët e PD, faktorët e tjerë, të dëgjohen para se të merren vendimet të cilat do të respektojnë dhe do të përfaqësojnë konsensusin dhe unitetin rreth emrave në çdo bashki, natyrisht edhe për anëtarët e këshillave bashkiakë. Por, siç ju thashë në këtë aspekt, jemi realisht të parakohshëm. Procesi do të nisë dhe një gjë ju garantoj, që të paktën në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave, Partia Demokratike do të jetë gati shumë më herët seç ka qenë në ndonjë palë zgjedhje të tjera në historinë e saj.

10 komente në “Dash Shehi, Jorida, apo Klajda, kush do kandidojë përballë Erion Veliajt? Ja si përgjigjet Basha”

  1. Muli says:

    Përfundimisht ky njeri është psikopat me kartelë. E dhjeve opozitën komplet. Lumsi Rama me një idjot si ty në opozitë.

  2. Toni says:

    Dum ty o buzbukri i demokracis. Me fund dasho! Dhe ne dasem.
    Me fal, jom pak pijshem.

  3. gloria says:

    Te tre bashke shtoni dhe Salen dhe Lulin perseri lali Eri do fitoi se populli eshte i zgjuar.

  4. Besa says:

    Perball te dyjave erjoni e ka te fituar dhe nja dy jiridavapo kljda pika qesh bie

  5. TIRONSI says:

    Vendosni joriden eshte nje goce e ndershme,,,,,,po e doni cun vendosni gert bogdanin,,,,,te dy keta kandidate e kane te siguruar fitoren,,,,,veliaj doli rrenacak tha zero ndertime ne tirane dhe s’po le vend pa ngritur kulla,,,,mos vendosni dash shehin se I ka dale nami qe pi shume,,…..////

  6. Amerika Nr. 1 ne bote says:

    Nje m… te madh do fitoje Lulua dhe Salua bashke me te.

    1. Hosteni says:

      Veliaj fiton vetem atehere kur mund te votoni aq here sa shkruani ketu me emra te ndryshem. Nje mut te madh do haje Veliaj.

  7. Komentuesi says:

    Basha le te caktoi cilin apo cilen te kete qejf,por perball Erion Velis do deshtojne me turp.Nje nga shkaqet qe do humbasin pd-ke eshte sulmi i padrejte qe po i beine Erionit,kur i gjithe populli i Tiranes e di mire se sa mire ka punuar ai per Tiranen.Ju vazhdoni ti bini fyellit me nje vrime,se vetem ate dini te beni ju demokratikasit.U pika qe nuk ju bje.

  8. TOMORI SHBA says:

    te drejten , per te kandiduar per kryebashkiak e ka cdo parti, te propozoi te vtin. por esht cmenduri politike qe vet apo ne kualicjon pd, lsi, ti kundervihen e te fitojn perball nje gjigandi, vizjonari, i perkushtuari per pun e ndryshim, sic esht erjon velia, qe ate qe se beri asnje nga kryebashkiaket per 25 viet e beri erjon velia per tre vjet e dy muaj
    nese tirana u be e po behet kryeqyteti me i bukur i ballkanit, esht merita e kryebashkiakut velia. kete ndryshim e shohin qytetaret, e qytetit dhe fshatit, nxensit e studentet, qytetaret e zakonshem e pensjonistet, te vobektit. e shohim edhe ne emigrantet , qe kemi tre vjet qe pushimet po i klojm ne atdheun ton, ne jug e veri dhe me shum na kenaq kryeqyteti , me ndryshimet dhe zbukurimet qe jan er keto vitet e fundit.
    ps, ka nderin dhe priviligjin e madh qe ka nje personalitet te ketill si zotin erjon velia, qytetaret e kryeqytetit dhe rrethinave, po shijojn ndryshimet per mir qe jan ber e me shum ato qe dote behen ne vazhdim.
    prandaj qytetaret e bashkis te madhe tiran, te shmfishojn votat qe ne zgjedhjet e arcme, le te ashkohen qen e mace, dera e dosa, ftorja e erjonit as qe temos vihet ne diskutim. rjoni esht hero i diteve tona, prandaj dhe votat tona doti bashkojm te majt e te djatht per zotin velia. ajo pun qe asht ber keto vite dote duket shum e vogel me punet e medha qe dote ralizoi zoti velia ne mandatin e dyt.me zotin velia jan. e do tejen, jo vetem qytetaret e tiranes, por edhe emigrantet , kudo ku jan, sepse me shum se kushdo, ndryshimet e medhe i shikojm ne qe po vim cdo vit ne vendlindje.

  9. petriti says:

    Une them qe te kandidohet Grida se e ndihmon saliani me daljet e tij ne media dhe keshtu e ka te sigurte fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje