Është publikuar formacioni i Shqipërisë, me të cilin Panuçi do të synojë të triumfojë përballë Izraelit.
Strakosha fiton duelin me Berishën për numrin 1, ndërsa Hysaj në të djathtë është i padiskutueshëm.
Kapiteni Agolli do ta nisë nga stoli, pasi në të majtë është preferuar Binaku.
Dyshja e qendrës është Gjimshiti-Veseli. Në mesfushë do të startojë titullar Basha, i cili në krah të tij do të ketë Xhakën dhe Memushajn. Gavazaj do të mbulojë krahët, së bashku me Jahmir Hykën, të cilit i është besuar dhe shiriti i kapitenit.
Në sulm do të jetë sulmuesi i Ostende, Sindrit Guri, të cilit i është besuar dhe shënimi i golave.
Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Binaku, Basha, Xhaka, Memushaj, Gavazaj, Hyka (c), Guri Trajner: K. Panuçi
Izrael: Haimov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Naço (c), Zahavi, Kajal, Dabur, Jeini, Tuatha, Peretc Trajner: A. Hersog
Gjyqtar: V. Kasai