“Plas” te Rusia, dyshime për përdorim dopingu në Botëror…

8 Shtator 2018, 20:39Sport TEMA
“Plas” te Rusia, dyshime për përdorim dopingu në

Gjithçka lind nga një intervistë e dhënë nga babai i Cheryshev, që më pas është përgënjeshtruar nga Federata Ruse e Futbollit: “Fjalët e tij janë keq interpretuar. Bëhej fjalë vetëm për një “rich plazma” (PRP) që shërben për dhimbjet muskulore dhe të lejueshme nga WADA.”

“Telegraph” ka zbuluar se Cheryshev, autor i katër golave në pesë ndeshje në botërorin e zhvilluar në shtëpi, është marrë në pyetje nga anti-dopingu në Spanjë, duke qenë se luan në La Liga.

Futbollisti ka refuzuar me forcë hipotezën e dopingut, që paradoksalisht lind nga deklarata e bërë nga i ati i tij Dimtri Cheryshev për gazetën ruse “Sport Weekend”, ku pohoi se djali i tij ka marrë hormone për rritjen, gjatë grumbullimit para botërorit.

Federata Ruse e Futbollit ka mohuar gjithçka, por nëse përdorimi i dopingut vërtetohet, atëherë Cheryshev rrezikon deri në katër vite heqje lirie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje