Tur llogaridhënie dhe për kryebashkiakët, Spiropali: Analizë për qeverisjen lokale

8 Shtator 2018, 12:20Politika TEMA

Sekretarja për bashkëqeverisjen dhe aleancat Elisa Spiropali, bëri të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se do të ketë një tur të llogaridhënies së kryebashkiakëve dhe do të bëhet një analizë për të gjithë territorin.

“Krerët e bashkive dhe gjithë ekipet bashkiake do të jenë në territor për t’u takuar me qytetarët për të marrë problematikat në çdo njësi dhe më pas një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin”, tha ajo.

Sa i përket përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani ajo tha:

“Vlen të thuhet sot është që kemi një PS dhe një grup parlamentar që janë kompakt përsa i përket pozicionit tonë qeverisës. Një parti politike dhe një grup parlamentar nuk ekzistojnë si entitete më vete, po vetëm në raport dhe bashkëqeverisje me qytetarët”, tha ajo.(TemA)

 

8 komente në “Tur llogaridhënie dhe për kryebashkiakët, Spiropali: Analizë për qeverisjen lokale”

  1. Komunist i Penduar Thellë says:

    Kjo Spidhipali eshte e forte fare, te vjedh sy ne sy e te thote qe baba gishtat.

    1. Pena says:

      Ku i gjeni keto forma te poshtra?
      Cfare do kuptoni gjate ketij turi mashtrues kur qytetareve u ka ardhur shpirti ne maje te hundes gjate vitit ,se kryebashkiaket dhe vartesit e tyre nuk presin qytetaret dhe nuk duan t’ia dine per ankesat e tyre?
      Si nuk e kuptoni qe bashkeqeverisja juaj me ufot ka deshtuar pa filluar?
      Si nuk e kuptoni se rruga me e drejte,me e sakte dhe me njerezore eshte zgjidhja e ankesave te qytetareve atje ku lindin konfliktet e jo me portale koti?
      Cfare zyrtaresh keni ju qe nuk ballafaqojne ankesat me ligjet,por vetem urdherat e “maliqeve”?
      Hiqni dore nga propaganda boshe dhe demagogjia se gjoja ju hap barku per qytetaret !Degjoni dhe zgjidhni ligjerisht ne kohe ankesat e qytetareve se keshtu do njihni me mire vartesit tuaj dhe korrupsionin!
      Ndryshe jeni te mbaruar!
      Deri me sot keni nje shtet antiligjor qe i eshte kundervene popullit!

  2. s’ke ci thua .
    eshte e bukur “e poshtra”
    i bo demat me u terbue e shfry nga hundet ?

  3. Populli i Sarandës says:

    Kryetarja e Bashkisë Sarandë Florjana Koka më e pa-afta dhe më shpirt liga nga të gjithë ish kryetarë bashkisë Sarandë. Jo vetëm që nuk bëri asgjë duke i mbyllur dyert e bashkisë për shumicën por i ka shkaktuar dëme të mëdha qytetit të Sarandës. Mezi presim ta heqim nga posti në zgjedhjet e ardhshme!

  4. Vladimir Dushniku says:

    Zonja Spiropali!
    Ju jeni caktuar te merreni me bashkeqeverisjen,por duhet ta dini se i pari kryebashkiaku i Tiranes Veliaj eshte kunder saj!
    Veliaj nuk ben asnje pritje populli,nuk u jep pergjigje asnje ankese te qytetareve ne adrese te tij dhe nuk kontrollon vartesit e tij qe shkelin ligjet,bejne padrejtesi dhe vjedhin qytetaret!
    Kam gati 2 vjet qe ankohem ne Bashki,kryeministri ,Avoksti i Popullit etj se UKT po vjedh qytetaret me taksa te pa ligjeshme,por zyrtaret e bashkise nuk jane te afte te interpretojne ligjet, te kuptojne rreziksherine dhe masivitetin e demit te shkaktuar politik dhe financiar,por zbatojne urdherat e “maliqit”!
    Nuk e di ne se ka juriste ne Bashkine e Tiranes,qe te interpretojne ligjet dhe t’u mesojne eproreve te tyre se si te regojne ndaj ankesave per shkelje te legjislacionit ne fuqi.
    Nuk e kuptoj se si keta rrogtare te pa afte apo te korruptuar te mund te injorojne edhe rekomandimet e Kontrollit te Larte te Shtetit qe me dha mua te drejte dhe me kokfortesi mbrojne antiligjeshmerine?!
    A ka ketu bashkeqeverisje kur me ankesat e popullit tallen kaq mizorisht keta matrapaze te pushtetit?
    Dhe kur kjo ndodh me kryebashkiakun e kryeqytetit,merret me mend se cfare behet ne rrethe!
    Qytetaret kane nje milion halle ,qe nuk zgjidhen me tendera,mbjellje pemesh,prerje shiritesh etj sic ben zoti Veliaj rendom!

    1. Komunist i Penduar Thellë says:

      Lado, ti me verte kujto se kjo Spidhipalja ka per t’i zgjidhur keto hallet e tua?

  5. Pena says:

    Ku i gjeni keto forma te poshtra?
    Cfare do kuptoni gjate ketij turi mashtrues kur qytetareve u ka ardhur shpirti ne maje te hundes gjate vitit ,se kryebashkiaket dhe vartesit e tyre nuk presin qytetaret dhe nuk duan t’ia dine per ankesat e tyre?
    Si nuk e kuptoni qe bashkeqeverisja juaj me ufot ka deshtuar pa filluar?
    Si nuk e kuptoni se rruga me e drejte,me e sakte dhe me njerezore eshte zgjidhja e ankesave te qytetareve atje ku lindin konfliktet e jo me portale koti?
    Cfare zyrtaresh keni ju qe nuk ballafaqojne ankesat me ligjet,por vetem urdherat e “maliqeve”?
    Hiqni dore nga propaganda boshe dhe demagogjia se gjoja ju hap barku per qytetaret !Degjoni dhe zgjidhni ligjerisht ne kohe ankesat e qytetareve se keshtu do njihni me mire vartesit tuaj dhe korrupsionin!
    Ndryshe jeni te mbaruar!
    Deri me sot keni nje shtet antiligjor qe i eshte kundervene popullit!

  6. I varuri says:

    Bravo moderatori qe e hoqi menjehere nga faqja e pare kete shkrim me urdher te qeverise sic kane bere perhere!
    Dhe thone se jane te pavarur!
    Bravo Mero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje