Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se është jetike të ruhet statusi aktual i Idlibit, të bëhet dallimi i terroristëve dhe të mbrohet popullata civile, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan u adresua në një konferencë për media së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë iranian, Hasan Ruhani, pas një samiti treplaësh në lidhje me krizën në Siri.
Erdoğan tha se qëllimi i samitit është të kërkohen rrugët për t’i dhënë fund dramës humanitare në Siri.
Presidenti turk tha se është e pamundur të pritet që një krizë tetëvjeçare të zgjidhet brenda ditës, por shtoi se “në vend të të qenit spektator sikur të tjerët”, ata kanë zgjedhur të kërkojnë rrugët për t’i dhënë fund asaj, duke bërë përpjekje maksimale në këtë drejtim.
Erdoğan tha se në samit kanë theksuar se sulmet në rajonin e Idlibit do të përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen në terren dhe do ta rrënojnë procesin politik.
“Është jetike të mbrohen civilët në rajon, të dallohen terroristët dhe të ruhet statusi aktual i Idlibit”, porositi Erdoğan.
“Idlibi është modeli i vogël i Sirisë në tërësi. Pasojat negative të hapave të gabueshëm këtu, do të ndihen në çdo anë. Metodat që shpërfillin sigurinë e jetës së civilëve sirianë, nuk do të shërbejnë për asgjë tjetër pos për t’u ndihmuar terroristëve”, deklaroi Erdoğan.
“Veçanërisht, nuk duam asnjëherë që popullata e përvuajtur e Idlibit të rrezikohet nga fatkeqësi të reja”, shtoi presidenti turk.
Ai theksoi se ruajtja e parimeve të arritura në Astana është e rëndësishme për gjetjen e një zgjidhjeje të vazhdueshme për krizën siriane.
“Hapi që do të hedhim tani, është të parandalojmë migrimin e mundshëm prej këtu (Idlibi). Për këtë, duhet të jemi të suksesshëm edhe në luftën kundër terrorizmit”, tha Erdoğan, duke shtuar se Turqia aktualisht strehon 3.5 milionë refugjatë sirianë dhe se nuk ka mundësi për të strehuar 3.5 milionë njerëz të tjerë.
“Ne duam që kriza siriane të zgjidhet në mënyrë të përhershme dhe të respektuar në parametrat e rezolutës 2254 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pa dyshim, kjo përgjegjësi nuk bie vetëm mbi tre shtetet garantuese, por mbi gjithë komunitetin ndërkombëtar. Zgjidhja për krizën në Siri duhet arritur në bashkarisht nga të gjitha palët relevante. Turqia është e vendosur të vazhdojë përpjekjet drejt këtij qëllimi”, potencoi presidenti i Turqisë.
Erdoğan po ashtu njoftoi se përfaqësuesit e 3 vendeve garantuese do të takohen sërish në ditët në vijim në Gjenevë me përfaqësuesin special të OKB-së për Sirinë.
Ndryshe, samiti i parë trepalësh u mbajt në qytetin e Soçit në Rusi më 22 nëntor të vitit 2017, ndërsa takimi i dytë u mbajt në mikëpritjen e presidentit Erdoğan më 4 prill të këtij viti në kryeqytetin turk Ankara.
Në të dy samitet ishte theksuar vendosmëria për integritetin territorial të Sirisë dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
– Putin: Prioritet është pastrimi i plotë i Sirisë nga terroristët
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, theksoi se me propozim të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të gjitha palëve në Idlib u kanë bërë thirrje për çarmatim.
Putin duke treguar se do t’i përdorin mundësitë e formatit Astana për të arritur në një zgjidhje në Siri, tha se kjo është një kornizë konstruktive dhe produktive në aspektin e normalizimit të jetesës në rajon.
Ai duke theksuar se palët, me pjesëmarrjen e shteteve garantuese dhe OKB-së do të zhvillojnë mbledhje ndërkombëtare të nivelit të ekspertëve, tha se deri më tani janë zhvilluar 10 mbledhje të nivelit ndërkombëtar.
Putin pohoi se forcat ajrore ruse ka pastruar pjesë jugore dhe perëndimore të Sirisë nga terroristët. “Biseduam për stabilizimin e situatës në Idlib në mënyrë graduale. Prioriteti ynë është pastrimi i plotë i Sirisë nga terroristët. Me propozim të presidentit Erdoğan, të gjitha palëve u bëmë thirrje për çarmatim. Nuk është e pranueshme mbrojtja e terroristëve dhe dëmtimi i qeverisë siriane me arsyetimin e mbrojtjes së civilëve”, u shpreh Putin.
Presidenti rus duke pretenduar se kanë të dhëna të qarta dhe të hapura në lidhje me zhvillimin e një provokimi të sulmi kimik në Siri, pohoi se opozitarët, grupet e armatosura janë brenda një përpjekjeje të provokimit të tillë.
Ai tha se në luftën kundër terrorizmit në Siri marrin pjesë edhe grupet opozitare, ndërsa theksoi se kjo qasje rrit besimin mes palëve në Siri dhe kontribuon në zgjidhjen politike.
Putin bëri të ditur se janë dakorduar që t’i ndihmojnë procesit të krijimit të Komitetit Kushtetues të OKB-së.
“Thirrja jonë për paqe do të dëgjohet në Idlib. Të gjitha marrëveshjet tona të arritura në thelb e kishin këtë: Përpiqemi t’i pajtojmë të gjitha palët që përleshen. Ndërsa elementet terroriste nuk duhet të përfshihen në këtë proces”, u shpreh Putin.
– Rouhani: Duhet të marrim masa që civilët në Idlib të mos dëmtohen
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar se duhet të merren masat që civilët në Idlib të mos dëmtohen.
Rouhani thekoi se SHBA-të kanë vazhduar akuzat kundër regjimit teksa zhvillohej samiti.
Rouhani ka rikujtuar se janë kundër ndërhyrjes së SHBA-ve dhe ndërhyrjes së jashtme duke shtuar se kjo do të kompleksojë edhe më shumë problemet.
“Duhet të eliminojmë terroristët në rajon. Duhet të marrim masat që civilët në Idlib të mos dëmtohen. Në bisedimet tona në takim jemi dakorduar në lidhje me këtë çështje. Duhet të inkurajojmë terroristët të lënë armët dhe t’iu japin fund veprimeve të tyre”, është shprehur Rouhani.
Ai theksoi se në rajon ndodhen anëtarë të organizatave terroriste si Nusra dhe DEASH, ku dhe veprimet e terroristëve dëmtojnë popullatën.
Pasi ka përmendur rëndësinë e procesit politik dhe hartimin e kushtetutës së re për zgjidhjen e problemit sirian, Rouhani tha se në takim kanë vënë theksin në rikthimin e sirianëve të larguar nga vendi, shkëmbimin e të arrestuarve dhe rindërtimin e Sirisë.
Më tej presidenti i Iranit ka shtuar se populli i Sirisë ka pësuar shumë dëme në këto shtatë vite dhe ka shprehur besimin se së shpejti në vend do të sigurohet paqja.
“Ky proces duhet të vazhdojë deri në fund të rrugës; deri kur të sigurohet demokracia në Siri, derisa refugjatët të kthehen dhe kur të sigurohet paqja dhe stabiliteti i plotë. Samiti i ardhshëm do të mbahet në Rusi. Deklarata e tre vendeve konfirmon qartë rrugën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Siri”, ka deklaruar Rouhani, duke theksuar se duhet të vazhdojë bashkëpunimi mes tre vendeve.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ruhani ka pretenduar se terroristët në rajon përdorin civilët si mburojë.
“SHBA-ja duhet të largohet menjëherë nga Siria. Shpresoj që në Siri të vendoset paqja dhe stabiliteti, në këtë mënyrë sirianët mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Rouhani.
Ndoshta nuk eshte ide e keqe.
Erdoganin e kishin thirur ruset per ti thene se ne do te shkre…me robt.
Dhe erdogani e pranoi me kenaqesi mjafton qe mos tja shke…ne robt amerikanet.
Pune te veshtire ka turku duhet te zgjedhi midis shker..mit rus dhe atij amerikan.
Eshte bere turqia si baxhelle me breke neper kembe kush kalon andej ja ras nga njehere.
Ndryshe nga cdizinformohet ne titullin e ketij shkrimi, Rusia nuk shikon “muskujt ” e Erdoganit. Putini foli dhe Erdogani degjoi me vemendje.
Kujtuan Amerikanet se duke nxitur Al nusra e Al kaida do hiqnin Assadin e do vendosnin ndonje kukull sunit te ndihmuar nga arabia saudite qe ti hiqte bazat Ruse nga Siria.
I shkoi huq, ja hengri mutin. Putini eshte president qe di te beje politike, e di ti dali perballe gjithe botes po qe nevoja.
Nga ana tjeter, pasojat e kesaj katrahure do i paguajne evropianet e sidomos gjermanet. Se plani i cifuteve keshtu ka qene me kete rast te mbushet gjermania me islamiste e te shkaterrohet . kjo eshte hakmarrja e cifuteve.
Politikanet e evropes jane shume te trashe nga truri, ju ka bere mendja vetem leke, por po harrojne se po u rreshqet toka poshte kembeve.
Forcat e djathta po formohen dhe kjo sjell vetem lufte.
Erdogani po ben politike per vendin e tij, duke mbajtur distance nga amerika e nato, dhe duke bere pazare me rusine. A megjithmend e beson njeri ate perrallen me ate priftin amerikan?, klecka eshte tek Pipeline per gazin qe e ben evropen te varur nga gazi rus e te pavarur nga energjia e ardhur nga amerika. Ve bast sapo te filloje gazi rus te rrjedhi ne Pipelinin ne Turqi, amerika do kerkoje qe turqia te dali nga nato.
Dy luftera Boterore nuk i majftuan evropes , tani me sa duket kerkojne te treten.
O tironc. Duhet te jesh tironc mbas 90 ti qeke trap,
Tironnci,ti qeke nga ata qe hake buke ne Amerike dhe zemren e ke ne Rusi me duket.
Thuajani kafshes se Kosoves(Thacit) ,
Qe deri vone pyetjes per nderhyrjet e Turqise ne punet e kosoves i pergjigjej: eshte vend i Natos.
.. KUR NUK KA PROPAGANDE PATRIOTIKE , E CILA NUK MUNGON AS NE VENDET HETEROGJENE ,KETO
NDODHIN , PERCARJE , OFENDIME , I KRISHTER , MYSLIMAN ETJ ETJ , KARAKTERISTIKE PER NJEREZIT TE ETERISE “TURPI ” QE PO FUQIZOHET VAZHDIMISHT NE VENDIN “PA KOKE “…OSE ME KOKE TE SHITUR ..! NE PLAN TE PARE DUHET ATDHEU , INTERESAT E TIJ ..!