“Vuçic nxitësi” – me këtë titull gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” komenton vizitën e presidentit serb në Kosovë.
Për dallim nga shumë gazeta gjermane, të cilat nuk mbajnë qëndrim të qartë ndaj provokimeve të fundit të Akensandar Vuçicit, gazeta e Münchenit thekson se Vuçic po luan një lojë të poshtër në Ballkan, duke e komprometuar Bashkimin Europian dhe duke e vështirësuar pajtimin.
“Si strateg i rryer, Vuçic javëve të fundit ka nxitur pritje të mëdha.
Publikisht u debatuan planet për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës.
Por, pastaj vetë Vuçici e shfryu balonin provues, të cilin e ngriti mbi Kosovë.
Në fjalimin e tij të pritur me interesim në Kosovë ai shpalli mesazhin e ri, sipas të cilit nuk mund të priten kompromise në periudhën afatgjatë.
Me procesionin e tij diplomatik, Vuçic ka poshtëruar para së gjithash protagonistët e BE-së, të cilët në çështjen e ndryshimit te kufijve po duken si një grumbull pulash të hutuara”.
Gazeta gjermane nënvizon se ndërsa Gjermania dhe disa të tjerë me të drejtë kundërshtojnë ndarjen e Kosovës si rast të rrezikshëm precedent, përfaqësuesit e Komisionit të Brukselit tregohen të disponuar ndaj kësaj ideje.
“Nëse dy kampe grinden, Vuçic si palë e tretë tani për tani nuk duhet të ketë frikë nga presioni.
Ky është një sukses për të, por një goditje e rëndë për përpjekjet e BE-së për ndërmjetësim”, thekson “Süddeutsche Zeitung”. (dp)
futja pordhes kot
Po pse duhej te kalonin kaq vjet te kuptohej tallja e Vucic ??????.Nacionalizmi shteteror serb ushqen gjeneratat e reja.Absurditeti nuk ka kufi kur i quan pasuri serbe Trepcen dhe Ujmanin.Ska cfar te komentosh me.
Nje thenje e njohur nga koha e austro-hungarise: Vetem shpata e skuqe serbin.
HIPOKRITAT E EUROPES PO SHKRUAJNE PER TE PERKEDHELURIN E TYRE ?
Gazeta gjermane paska kuptuar lojen e Vucic.po ka harruar se Thaci dhe kyrvat e Vucic ne Tirane dhe Prishtine jane perdorur si aksesore te Vucic per tu tallur me BEne.
A nuk ishte Ramuti qe e promovoi Vucic si fytyren e Serbise moderne?
A nuk eshte Thaci masha qe Vucic po perdor per te tallur shqiptaret dhe BE?
Shikoni cfare teatri ben qeveria e Ramutit per te vjedhur pronen publike ne mes te Tiranes.
E implikon BEne duke deformuar qellimin dhe platfornen e BEse qe kerkon shtet ligjor dhe nuk jep autorizime per ngritje kullash.
Por Ramuti dhe Veli plera thone qe BE jya aprovoi kullat.
A nuk eshte dhe kjo nje tallje tjeter e ketyre monstrave te mafies Ballkanike ndaj BEse?