Dekreti i Presidentit për ‘lojërat e fatit’ ka shkaktuar debate në distancë mes këtij institucioni dhe kreu të komisionit të ekonomisë.
Një ditë pasi institucioni i presidëncës justifikoi mungesën e tij në mbledhjen e komisionit të ekonomisë, ku diskutohej dekretin për “Lojërat e Fatit”, me argumentin se nuk kishin ftesë zyrtare nga Kuvendi, ka reaguar sot kreu i këtij komisioni Erion Brace.
Kreu i komisioniet te Ekonomise dhe Financave ne Parlament u shpreh se kush kërkon të dijë më shumë mbi rregulloren e kuvendit duhet t’i drejtohet administratës, ndërsa sqaroi edhe një herë arsyen e rrëzmit të dekretit në komision.
“Dekreti i Presidentit materialisht ishte i vërtetë por në përrmbajtje ishte i rremë.
Dua të sqaroj se ligji për tatimin mbi të ardhurat ka në thelb uljen e tatim fitimit për biznesin e vogël, për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor e blegtoral dhe uljen e tatim fitimit për të gjithë sektorin e agroturizmit”- u shpreh Brace.
Gjithashtu Braçe i ka kujtuar Metës edhe votimin e vitit 2015, ku sipas tij, Meta dhe LSI asokohe në koalicion në qeverinë ‘Rama 1’ votuan pro këtij ligji, ndërsa tashmë kreu i shtetit e kthen.
Braçe u shpreh se “Pjesa tjetër e ligjit është e vjetër kur presidenti i Republikës përfshi dhe grupin parlamentar të LSI me Petrit Vasilin në krye kanë votuar pro këtij ligji”.
undefined
hajde mafjoze hajde..caheni kur diskutoni per pislliqet qe fshihen pas lojrave te fatit te Rahmutit a Xenit…..
ky Brace pullet per futbollin, per lojrat e fatit..ku e ka hallin thua..se Floriri Meta ska nevoje ti numerojme intereset…..