Në përkujtim të 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, në përkujtimoren e organizuar nga PD, kanë marrë pjesë edhe “armiqtë” e Lulzim Basha.
Ridvan Bode, Astrit Patozi, Igli Cara etj, kanë qendruar në prapaskenë, ndërkohë që i vetmi “armik” që ka mbajtur një fjalim, ishte Arben Imami.
Vetë Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim patetik, duke u zotuar para Azemit se do pastrojë politikën nga krimi.
“Të shprehim vendosmërinë tonë, në ndër të gjithë shqiptarëve dhe Azemit, se nuk do i nënshtrohemi së keqes, të zotohemi para Azemit se do ta pastrojnë politikën nga krimi për ti hapur vendit rrugën e bllokuar, se në vend do të ketë edhe liri dhe demokraci.
Ëndrra jote na udhëheq në betejën për fitoren e së mirës ndaj se keqes.
Azem Hajdari kujtohet në një 20 vjetor që na mori njeriun, por na dha legjendën e tribunit të heroit të demokracisë.
E kujtojmë sot Azemin si njeri, si prind, si bashkëshort, shok, mik, qytetar, e respektojmë si lider, simbol të kurajës për liri, dinjitet. Jeta e shkurtër por e plotë e tij duhet të na nxisë, Azemi tregoi se para robërisë, dhunës, nuk duhet heshtur, por luftuar”.
Sot në mënyrë tragjike e epike na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur bandat nënshtrojnë politikën e qytetarët.
Pushteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azemit për Shqipërinë si gjithë Europën”, tha Basha.
Në fakt, e vetmja gjë që ka bërë Lulzim Basha, është se ka spastruar PD-në.
Dhe, ashtu siç tha dhe Besnik Mustafaj, kjo nuk është më PD-ja që kishte ëndërruar Azem Hajdari.
“Partia Demokratike nuk është sot aty ku do të donte Azemi”, tha Mustafaj.(TemA)
Jane mbledhur gjithe horrat, per te perkujtuar kryehorrin!?
Cfare jane keto betime te liderit te partise se rene demokratike?
Mos e ka fjalen se do te pastroi vetveten e tij ,nga krime duke vrare njerzit ne mes te bulevardit,apo per vjedhjet skandaloze ne rrugen e Kombit?
Betimi I kriminelit perpara trafikanti te rrezikshem.Bravo Lulzim.
Keshtu sic po vepron e ke te sigurte dhe te padiskutueshme ecjen drejt humneres ne te cilen po e con PD dhe vehten tende.Urime.
Kazani thote kthen armiqte.Hajdutet jane gjithmone miq.
Popull kurve te perkujtosh prostitucjonin
Ne fotot, u pa me shume Ridvani se Luli. Thane qe Berisha kish nje takim me Izetin prandaj mungoi
Azemi, simbol i Shqiperise Demokratike, eshte pasoje e asaj se ch’la mbrapa terrori i kuq bolshevik, i filluar me uzurpimin e Frontit Nacional Kunder Okupatorit prej ish studentit deshtak, marionete ne duart e huaja.