Kanceri "ngjitës", regjistrohet rasti i parë i kalimit nga një pacient te tjetri

13 Shtator 2018, 14:19Shëndeti TEMA

Tre persona kanë vdekur nga kanceri në gji, duke shënuar kështu rastin e parë të provuar të kalimit të kësaj sëmundjeje nga një person te një tjetër.

Dihet se kanceri nuk është një sëmundje ngjitëse, por në këtë rast kalimi nga një person te tjetri ka ndodhur për shkak të një transplanti.

Një grua 53-vjeçare, e cila ka vdekur në vitin 2017, nga një ishemi, u bë donatore organesh për katër të tjerë, të cilët vijuan të jetonin falë transplantit të veshkave, mushkërive, mëlçisë dhe zemrës.

Por 6 vjet nga transplantet, tre pacientë vdiqën nga kanceri, ndërsa i katërti u doagnostikua me sëmundjen e rëndë, por mbijetoi.

Tumori nuk ishte dalluar nga mjekët para dhurimit të organeve. Në trupat e marrësve të organeve, këto të fundit kanë vepruar si “kalë Troje”.

Ekspertët thonë se shanset që kanceri të merret nga transplanti i një organi janë shumë të vogla, 1 në 10 mijë.

Ata thonë se kjo është hera e parë që dokumentohet kalimi i kancerit nga një pacient në katër të tjerë.

Përfundimet kanë dalë nga hulumtimet që kryen studiuesit e Universitetit të Tübingenit në Gjermani dhe të Qendrës Mjekësore Universitare të VU në Amsterdam, Holandë. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje