“Plotësisht zbuluar”, një libër tjetër i shkruar nga pornostarja do të vërë në siklet Donald Trump-in

13 Shtator 2018, 10:02Lifestyle TEMA
“Plotësisht zbuluar”, një libër tjetër i shkruar

Një tjetër libër do të vërë në siklet presidentin amerikan së shpejti.

“Full disclosure” do të ketë për autore aktoren e pornos, Stephanie Clifford, e njohur ndryshe si Stormy Daniels.

Aktorja ka pasur një lidhje me Trump në vitin 2006 dhe është paguar nga avokati i tij me 130 mijë dollarë për të heshtur për katë marrëdhënie, në mënyrë që të mos dëmtonte kandidatin republikan në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Vetë Daniels ka thënë se libri do të jetë në shitje më 2 tetor.

Në të do të tregohet jeta e saj dhe përplasja ligjore me presidentin për t’i dhënë fund marrëveshjes që e detyron të heshtë.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje