Grate ne xhamine e Prizrenit
Gratë shqiptare të Kosovës humbën vendin e tyre në Islam me vdekjen e Perandorisë Osmane. Tani Turqia po u ndihmon atyre ta rimarrin atë.
Nga Serbeze Haxhiaj
Një erë e fortë parfumesh zotëron frymën e hapësirës brenda xhamisë “Uhud” në Prizren, qytetin jugperëndimor të Kosovës, kryeqendrën jo zyrtare kulturore të vendit për shekuj me radhë dhe një udhëkryq për tregtarët dhe religjionet.
Gratë lexojnë me zë të lartë njëtrajtshëm në faqet e Kuranit dhe kokat e tyre përkulen në shamitë me ngjyra të ndezura.
Mejreme Uka shtrëngon fort duart për librin e shenjtë përderisa përskaj celulari i saj shfaq vazhdimisht sinjalet e postimeve në rrjetet sociale.
Uka është një nga predikueset e reja të Bashkësisë Islame të Kosovës, një risi në Kosovën e sotme, por në të vërtetë një ringjallje e një praktike të epokës osmane që vdiq me ardhjen e komunizmit. Turqia po paguan për të.
“Kohët po ndryshojnë”, thotë Uka për BIRN e ulur në vendin qendror në xhami që zakonisht është i rezervuar për imamin.
“Më herët hoxhonicat nuk kanë ditur ta lexojnë Kuranin. Tani ngadalë dhe drejtë gjërat edhe në fe po modernizohen dhe po bien në vendin e vet”, thotë ajo.
Me 1.8 milionë banorë Kosova është një vend me shumicë të popullsisë myslimane, por shumë prej tyre nuk janë praktikues aktivë të fesë dhe zyrtarisht vendi është shtet sekular.
Rënia e komunizmit me shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë dhe traumën e një lufte të vitit 1998-1999 për t’u shkëputur nga Serbia, ka kontribuar në ringjalljen e islamit në mesin e disa shqiptarëve të Kosovës dhe tani, pas një mungese shekullore, gratë janë duke predikuar përsëri nga Kurani.
“Kjo traditë nuk është e re në Kosovë”, thotë Besa Ismaili themeluese e Departamentit të Gruas në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke kujtuar shekuj të sundimit të perandorisë Osmane në Ballkan.
“Në kohën e Perandorisë Osmane ka pasur shumë mualime”, thotë Ismaili për BIRN duke përdorur termin arab për gratë predikuese. “Me rënien e perandorisë (osmane) është shuar prezenca e grave në fe dhe ato janë përzënë nga xhamitë”, thotë Ismaili.
“Si islamiste të reja kemi për detyrë të zbardhim atë pjesë të historisë që është mbyllë dhunshëm”, thotë ajo duke theksuar se në tërë shekullin e kaluar xhamitë iu përshtatën burrave duke larguar hapësirën e rezervuar për gratë.
Ismaili shpjegon se gjatë kohës së Jugosllavisë komuniste “gratë kanë shërbyer vetëm për të larë trupat e grave të vdekura”. “Ajo që po ndodh tani është një ringjallje pas shekujsh ndrydhje”.
Mungesa e rregullimit shtetëror
Kosova nuk është e vetme.
Masooda Bano, profesoreshë e Zhvillimeve Studimore në Universitetin e Oxfordit thotë se ka një rritje të predikueseve dhe mësueseve Islame në gjithë botën myslimane po ashtu edhe në mesin e komuniteteve myslimane në vendet sekulare.
“Në këtë mënyrë trendi në Kosovë nuk është një përjashtim”, ka thënë Bano për BIRN.
Ajo thotë se kjo nuk nënkupton që gratë do ta sekularizojnë Islamin. “Në vend të kësaj, shumica mësojnë t’i mbrojnë më mirë vlerat tradicionale islame si rezultat i leximit më shumë të teksteve islame”.
Në Kosovë, Turqia po promovon në mënyrë aktive ringjalljen e traditës, pjesë e një shtrirjeje në tokat e vjetra osmane nën presidentin gjithnjë e më autoritar Rexhep Tajip Erdogan.
Në Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës, dy xhami mbajnë emrat femrash “Hatunije” dhe “Kaderije” që të dyja të ndërtuara nga gratë predikuese në kohën e Perandorisë Osmane.
Ndihmësja e Ukës në lutjet dhe mësimin e Kuranit është Hylia Bash, një grua turke dërguar në Kosovë bashkë me bashkëshortin e saj, Murat Bash, nga Bashkësia Islame Turke, Diyanet. Të dy gratë janë në listën e pagave të institucionit kryesor islam të Turqisë.
“Vajzën e kam lënë te motra dhe jam detyruar të vij këtu për të kryer shërbimin e dhënë prej Diyanetit”, thotë Bash. “Kur i shërben Zotit nuk ka rëndësi ku je, ti e përhap këtë dritë”, thotë ajo për BIRN.
“Qëllimi i shtetit turk është që jo vetëm në Kosovë, por gjithkund tjetër të fshijë paragjykimet që islami është jo i mirë ose diçka për t’iu frikësuar. Synimi i Turqisë është për të treguar që feja islame është e mirë”, thotë ajo.
Uka thotë se para se Diyanet ta merrte nën krahun e vet, paga që ajo merrte prej Bashkësisë Islame të Kosovës nuk mjaftonte sa duhet për të jetuar.
Qeveritë e njëpasnjëshme në shtetin e ri, që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, nuk kanë arritur ta rregullojnë krejtësisht me ligj pozitën e bashkësive fetare në vend.
Vedat Sahiti, këshilltar i kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava, thotë se aktualisht 10 mualime paguhen nga Turqia.
“Duke dashur ta fuqizojmë rolin e gruas me qëllim që t’i mbrojmë të rinjtë tanë larg çdo ekstremizmi dhe radikalizmi të mundshëm kemi kërkuar një mbështetje financiare nga Turqia”, thotë Sahiti për BIRN duke aluduar te kërcënimi nga rrymat më radikale të islamit që kanë parë qindra shqiptarë të Kosovës të marrin armë dhe t’i bashkohen luftërave në Lindjen e Mesme.
Mbështetja nuk është vetëm financiare.
Sahiti thotë se Bashkësia Islame, duke pasur parasysh kapacitetin e saj të kufizuar, ka kërkuar gjithashtu nga Turqia të dërgojë imamë për të shërbyer në disa vende ku jeton komuniteti turk në Kosovë, një praktikë e kthyer nga Kosova në dërgimin e imamëve në zonat e Turqisë ku jetojnë shqiptarët.
“Besojmë se kështu ne përmbushim obligimin tonë ndaj besimtarëve, kudo që janë,” ka thënë ai.
BIRN ka kontaktuar komunitetin islam turk, Diyanet dhe Ambasadën turke në Prishtinë për mbështetjen e grave predikuese, por ata kanë refuzuar të përgjigjen.
Reagimet e ndryshme
Në një dhomë të ngushtë të një qendre tregtare në Gjakovë, Violeta Smajlaj -Myrtaj dëgjohet tek shqipton rrokjet e vargjeve kuranike. Asnjëra nga femrat nuk i kuptojnë fjalët e saj.
“Rregullat e Texhvidit (bukur-leximit) nuk mundësojnë ndryshe, por unë mundohem t’ua shpjegoj edhe kuptimin”, thotë ajo për BIRN. “Një tekst sado madhështor që të jetë mund të keq-praktikohet. Për këtë arsye nevojiten mësuese të denja”.
Smajlaj- Myrtaj, e cila ka një doktoraturë në jurisprudencën islame në Jordani, drejton degën lokale të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame. Ajo thotë se përveç të mësuarit, detyra e saj është edhe forcimi i rolit të gruas në shoqëri.
“Po punojmë në obligimin tonë, misioni ynë është ta forcojmë besimin në Allah kudo që jemi, sa më shumë që mundemi”.
“Është e rëndësishme që kjo gjë nuk është një çështje që gratë sfidojnë burrat në fe”, tha Smaljaj-Myrtaj. “Është thjesht një hapësirë që është krijuar ashtu siç ka qenë që nga koha e krijimit të islamit”.
Një 66 vjeçare, Gjejrane Lulaj, përsëriti fjalët që i dëgjoi duke u recituar. Si e sapoardhur në grup, ajo thotë se e ka më vështirë se tjerat. “Gjithmonë kam dashur të mësoj Kuran. Tani kam vendosur të bashkohem. Vi këtu, takoj gratë tjera dhe ndjej se po mësoj më shumë për fenë”, tha Lulaj për BIRN.
“Nëse nuk flet arabisht, leximi, kuptimi dhe domethënia i tekstit është më e vështirë, sidomos për mua”.
Afërsisht 30 gra diplomojnë në Fakultetin e Studimeve Islame në Kosovë çdo vit, por Smajlaj- Myrtaj thotë se vendit i mungojnë mualimet, përderisa Bashkësia Islame thotë se nuk ka para për t’i paguar ato.
Masooda Bano thotë se një ritje në arsimimin e gruas ka sjellë dy reagime të ndryshme brenda komuniteteve myslimane.
“Ato që janë të etura për t’i reformuar normat gjinore të islamit advokojnë për ndryshimin e ligjeve të ashpra islame (siç është ai që gratë marrin gjysmën e trashëgimisë ose që burra lejohen të kenë më shumë se një grua). Grupi tjetër advokon kundër kësaj dhe mbron normat tradicionale gjinore,” tha ajo për BIRN.
“Se si do ta formësojnë gratë në Kosovë të ardhmen, kjo varet nga ajo se cili nga grupet është më dominues”.
Nënçmimi
Roli i Turqisë në mbështetjen e islamit në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan shikohet me dyshime nga shumë veta në rajon.
“Në vitet e fundit, investimet janë bërë me fokus të vetëm në çështjet fetare”, tha Xhabir Hamiti, profesor i teologjisë në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
“Përveç vendeve të lutjes, vendi ka nevojë për laboratorë shkencorë, institute kërkimi dhe investime tjera të cilat do ta ndihmonin përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve”, tha ai.
“Qëllimi këtu është të përhapet ndikimi turk në Kosovë. Por varfëria dhe mungesa e perspektivës zbeh dhe rrezikon marrëdhënien me besimin dhe Zotin”.
Një nga mualimet e paguara nga Turqia, 35 vjeçarja Sala Mehmeti Hajdari, përballet me nënçmim në qytetin verilindor të Podujevës, aty ku ajo mëson Kuranin për gratë dhe fëmijët në dy ndërrime në katin e dytë të xhamisë kryesore të qytetit.
“Çka je mbështjellë kështu?”, e pyeti Hajdarin një burrë në një kafene në qendër të qytetit së fundmi, duke aluduar në mbulesën e saj, formën më të zakonshme të shamisë islame në Kosovë e cila mbulon kokën dhe qafën, por jo fytyrën. “Shiko përreth, askush nuk është si ti”, i thotë asaj.
Hajdari u largua pa dhënë përgjigje. “Gratë e mbuluara janë edhe më tej të paragjykuara”, tha ajo për BIRN. “As unë nuk bëj përjashtim. Nuk mund të gjesh respekt kudo.”
Hajdari tha se mësimdhënia e saj, dhe ajo e mualimeve tjera, gjithashtu prek çështjet që gratë nuk mund t’i flasin me imamët lokalë, siç është seksi dhe shëndeti reproduktiv.
“Interesi i grave po rritet dhe unë mundohem t’u ofroj atyre njohuritë që i kërkojnë”, tha Hajdari. Por edhe atëherë, Hajdari tha se është e brengosur për stabilitetin e saj financiar dhe statusin e pasigurt të punësimit.
“Edhe pse në bazë të Kushtetutës kjo nuk ndalohet, pjesa më e keqe është se ne nuk kemi të drejtë të bëjmë tjetër punë. E duam apo jo, nuk kemi shumë zgjidhje tjera”.
beqiraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,jeni plehra arabe………………….
Ketu te jap te drejte te shfryesh tofagusuma te takon .Tja dime per nder turqise ,,yhh rrace qelbanikesh…
Po i meson Kurani se si Gjergji i Kastriotave qe iu kundervu pushtuesit Otoman, ishte tradhetar…..
@Kalec Gega
Leje Gjergj Kastriotin tek perrallat e Marlin Barletit. Besoj se je rritur tashme. Deri sa te pakten e lexon shtypin.
Ma mire se do ishin ne kafene e klube tu pi droge dhe alkool..dhe duke kerku Hajdarin…Rrosh moj Turkia none se na shptove dhe nderove plakat, grate tone dhe motrat patjeter.
–
Me menje dhe shpirt ne Andoll si baballart tane…jena njo me byrazert Turq…jena nji xhak…
Nuk është punë ti heqim turqit qafësh njiher e përgjithmonë. Racë e poshtër. Për ndonjë shkollë nuk japin lekë vetëm për fe.
Te tera fete kane nje mision, i shefbejne shtetit monoteist ne emer te shpirtit te pavdekshem qe futet ne trupin e vdekshem qysh ne mpiksjen e embrionit nga Perendia. Mandej, me formulimet e shenjta te predikimeve te rrogetareve klefike, mbahet shpirti i paster qe te mos preket nga djalli, qe, pas vdekjes se trupit, te shkoje ne Parajsen e Perjetshme. Ne kete drejtim nuk eshte me i mire nje shtet me fe monoteiste tjeter sesa shteti monoteist Turk qe sot ka ne krye Erdoganin.
Ju ka ngelur ora ne shekullin e 15-te o te mjere ! E provuam 500 vjet erresiren, ndaj jemi ketu ku jemi, dhe duam te shporremi nga teritoret shqiptare nga 500 mije ne vit drejt Amerikes, Gjermanise..etj. Lereni erresiren vellezer, mos shpenzoni per xhami por shpenzoni per shkolla, per universitete, per laboratore, per dije e mendje te hapur, se vetem keshtu mund te beheni njerz te ditur dhe vend i zhvilluar.
@Arben. Cudi si nuk e dike qe Turqia ka financuar per qindra shkolla e dhjetra universitete ne trojet shqiptare.Gje qe nuk e ben as qeveria Kosoves as ajo e Shqiperise. Sa per fene ajo eshte e lire kush deshiron e ndjek e kush jo.
Po ne cilat shkolla ore fatzi paska investuar Turqia ???
@Garda Pretoriane. Ti plako paske ngel me kohen e Skenderbeut. Skam cte bejme se ti ne kohen ku jeton ti ske as TV as gazeta. Te kuptoj.
E ka fjalen per medresete. I quan shkolla e universitete. Keta duan ti zhdukesh drejt anadollit, nga kane origjinen.
O Aldi, kultura Otomane si ajo e Fese, si ajo e shkollave, si ajo e politikes, si ajo e ekonomis qe promovon Erdogani eshte shume e demshme, per stabilitetin ne Ballkan dhe Europ.
###
Perse bene lojra fjalesh dhe nuk e shikon realitetin … Shqiperia po Turqizohet me ritme te shpejta.
###
Ne vite 1990-2010 polititika dhe gazetaria Shqiptare na pralliste dhe thurte komplote agjenturore per rezikun e Greqizimit, rrezikun e aneksimit te V. Epirit, rezikun e Shqiperis nga Janullatos … duke c’orientuar popullin nga Neo-Otomanizimi, nga asimilimi ne Turq.
###
Kosova ka vite qe nuk kujton me Shqiperi por Turqi 100%, por as edhe njeri nuk flet.
###
Ku jane Historianet dhe Patriot e shitur te tipit Xhufi, Bashkurti, Pashaj, Broke … te cilet ciren kur degjojne per Greqi, por struken kur Neo-otomanistet “shurosin” historin, kulturen dhe heronjt tane.
###
Kosova ka “shku per lesh”, ceshtja eshte te mos ifektojme Shqiperin.
@Aldi
Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
Mè vjen shum shumè keq kur teorit e terroristève turq nè tokèn dardane po pèrparojn dhe pushtojn trurin e femrave dhe meshkujve shqiptar.Ku shkoj gjaku i deshmorève tè UçK sè si dhe ushtarève tè huaj pèr mbrojtjen e kosovès?Kjo propagand e plehrave turke ka pèr ta kthyer kosovèn si maqedonin nqse nuk ndèrhyet urgjentisht pèr largimin e bastardève turq qè me nder po urinojn mbi trurin e kosovarève.
@Nik ti je injorant. Ishte Turqia ajo qe ndaloj 17 anije luftarake te Rusise qe do te kalonin ne ngushticen e Bosforit per ti shkuar ne ndihme Serbise per ta mbrojtur nga sulmet e Natos. Keshtu e ndihmoj Turqia UCK-ne. Po ti si e ndihmove UCK-ne meqe qenke kaq patriot?Zgjebe
O Tiku …. perse je kaq karrrrrr.
Me mire nje Shqiperi e paster ne kufirin e Serbise, qe neser do te behej pjese e nje Evrope pa kufinj, se sa nje Turqi me nje Islam Fanatik ne zemer te Ballkanit, e pa shprese, vater Xhihadiste dhe trazirash.
####
Imagjinoni sa kota jane gjithe keto konflikte nacionalise ne Ballkan, NATO, SHBA, UCK … “Shqiperi e Madhe”, drone, shkaba, provokime, intriga, urejtje …
###
Nqs gjithe kete energji ta kultivonim per pune dhe bashkpunim, atehere gjithe Ballkani do te integrohej ne Europ …. detyrimisht Kosova (me kriterin e shumices Etnike) dhe Shqiperia do te ishin NJE dhe e qendrushme.
Kush ua tregon keto perralla o zot. Turqia paska ndaluar 17 anije ruse. Bobo, cfare I ka bere Turku Trurit tuaj. Dhe Rusi direkt u tut. U frikesua. Turku mor derzi ia dha Kosoven si placke lufte Serbit ne 1913. Gjithe te tjerat skane rendesi. Injorant je ti, qe nuk ve trurin ne levizje.
Dh as qe meritoni respekt sepse shamia nuk eshte veshje e shqiptareve.Burkat dhe mbulimet e fytyres jane shprehje te imponimit qe i behen shoqerise shqiptare dhe grave vecanerisht te nje feje te importuar.Ato jane shprehje te peruljes dhe injorances.Erdogan investon ne Serbi miliona per zhvillim ndersa ne Kosove paguan mesues per Kuranin,dhe nderton xhami.Mire na e ben prandaj dhe punet na shkojne mbare.Personalisht deklaroj qe ndjeje keqardhje per grate me nivel te ulet arsimor qe i detyrojne te mblidhen aty Sa per ato qe mbeshtillen me shami,se plasen njerezit ti shohin veshur normal,ndjej vec neveri,dhe vecanerisht per te rejat.
Nuk e di nese eshte nje shkrim antikosovar apo nje shkrim realist. Por jam i bindur se forcimi i identitetit fetar te shqiptaret dobeson identitetin kombetar. Te ben qe heroin kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeun, ta konsiderosh tradhtar. Dhe te festosh ditelindjen e sulltan Muratit! Duhen ndaluar nderhyrjet e huaja ne forcimin e feve ne trojet shqiptare. Qofshin keto greke, arabo/turke apo latine. Shqiptaret duhet te mbeten laike. Fene ta ruajne per ne shtepi dhe jo per ne bulevard. Duhet ruajtur po ashtu etniciteti europian i shqiptareve. Veshjet e grate e mbuluara nga koka te kembet duhen ndaluar me ligj si jokombetare. Duhet promovuar gjithmone e me me force shprehja lapidar e Vasko Pashes:”Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria”. Ndryshe morem fund si komb. Shembujt e Bosnjes dhe Libanit jane shume domethenes.
@katarakti.Ore ai Skenderbeu tradhtare i bie te kete qene.Kur gjithe shqiptaret ishin nga krahu sulltanit. Pse i doli kundra dhe iku nga krahu i Napolit. Napolitanet sot edhe sjane be akoma njerez jo me atehere.
Lane name ;;; e bene Kosoven si ne Arabie ;;;; Pastaj duan te hyne ne Europe ;;;;Jeni BUDALLENJ apo BENI SIKUR .. ;;;;; Turqia po na ben idiotat e europes ;;;; Europa i shikon myslmymanet si arabe alors ;;;; Feja e shqiptart eshte Shqiptaria jo TURQIA koqe ;;; budallenjsh ;; me Serbine Er Dogani ben biznese ne Kosove con Arabe ;;; qe Europa tju a bej mutin ;;;;Bravo intiligenta e Kosoves ;;…;
Te kesh besim, to lutesh zotit ne menyren qe do eshte nje e drejte themelore e njeriut, deri ketu nuk ka asgje per tu shqetesuar dhe duhet pershendetur. Gjithsesi mendoj qe duhet te jemi shume te kujdesshem qe duke forcuar vlerat islame te mos dobesojme vlerat kombetare te traditave, zakoneve, veshjeve kobetare qe na dallojne si shqiptare nga kombet e tjera ne bote.
Megjithese nen sundimin e perandorise ottomane shqiptaret gjithmone jane perpjekur per te praktikuar nje forme te moderuar te islamit e cila eshte theksuar sidomos pas shpalljes se pavaresise nga Turqia ne vitin 1912, gjate kohes se Mbretit Zog I pati perpjekje te admirueshme qe te hiqet mbulesa e grave muslimane (Burka), apo ruajtja e plisit shqiptar (qeleshet sipas krahinave) qe mbajne burrat dhe qe ka origjine mijeravjeçare te mos zevendesohet me takien beduine te arabeve saudite. Keto çeshtje duhet te jene tema diskutimesh ne opinionin shqiptar jo vetem ne Kosove, maqedoni por eshe ne shqiperi, pasi kalimi ne ekstremizem ne te dy krahet eshte i demshem per ekzistencen e kombit shqiptar. Ne jemi Shqiptar qe besojme ne menyra te ndryshme, jemi bashkekombas me njeri-tjetrin dhe nuk mund te jemi vellezer as me turqit apo arabet. Perpjekjet e qeverise Turke apo arabe duke investuar ne objekte kulti dhe promovuar kulturen e vendeve te tyre apo menyren e tyre te jeteses duke zbehur identitetin kombetar te shqiptareve ne rajon eshte nje rrezik ekzistencial per ne si komb.