Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, fajëson SHBA-të për luhatjet e fundit të lirës. Erdogan thotë se Amerika po përpiqet ta vrasë ekonomikisht Turqinë.
“Jemi përballur me një sulm të neveritshëm mbi ekonominë turke, pasi disa vendime negative të administratës amerikane për vendin tonë janë përdorur si justifikim.
Rritja e menjëhershme e kursit të këmbimit në 7, në muajin gusht, është dëshmi e një përpjekjeje për vrasje ekonomike“, tha Erdogan.
Rënia e lirës ra në nivele rekord në muajin gusht, pasi SHBA vendosi sanksione ndaj Turqisë për mbajtjen në burg të pastorit amerikan, Andreë Brunson, i cili akuzohet për terrorizëm.
Me Amerikën ose me Kinën., le të zgjedhi Turku.
Me Kinen me mire.