Nga Av Denisa Daka
Sapo një qytetar vendos të zgjidhë martesën e tij, zonjë a zotëri qoftë, përveç një morie sqarimesh e pyetjesh rreth këtij procesi, kërkon sqarim të posaçëm dhe për kostot e një procesi..
Duke iu referuar të dhënave përkatëse posaçërisht 2 viteve të fundit, dhjetëra familje i drejtohen çdo dite Gjykatave për të zgjidhur martesën e tyre.
Për një martesë të konsumuar në mënyrë të pakthyeshme, divorci është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.
Shkaqet e faktorët janë ekomomike, shoqërore e sociale.
Krimi në familje, migrimi, bixhozi, varfëria e tejskajshme posaçërisht në zonat rurale, tradhtitë bashkëshortore, paaftësia fizike apo mendore e njërit prej partnereve apo në disa raste dhe fëmijëve të tyre, diferencat në prioritet a pritshmëritë e secilit, varësia karshi drogave të ndryshme, si dhe abuzimi seksual, emocional dhe psikologjik karshi grave e fëmijëve kryesisht, sjellin në dyert e gjykatave çdo ditë qytetarë të të gjitha moshave e shtresave sociale, të cilët gjejnë “shpëtim” me këtë veprim.
Kur kufijtë e mirëkuptimit dhe tolerancës, bashkëpunimit e harmonisë në çift a në familje “këputen”, divorci është vendimi i duhur për të gjithë.
Për shkak të rrethanave të posaçme social-ekonomike, mes dilemave e pasigurish, partnerë të shumtë në shumë raste më pak besim tek organet gjyqësore a policore, ndihma e posaçme dhënë nga organet shtetërore, shoqëria civile por dhe mjedisi ku jetojnë, tërhiqen nga ky vendim, në pamundësi për të kryer këtë akt final e për t’u ndarë nga e “keqja” në ato mjedise dhune e pasigurie, të cilat kanë rezultuar fatale për shumë prej tyre.
Shumë syresh teksa njihen me pasojat post divorcit tërhiqen sërish, duke mos përballuar përveçse faturën e divorcit dhe koston e jetesës të vetëm, vendim i cili nuk ka gjini në asnjë rast.
Shumica e partnereve pas divorcit e kanë të vështirë te përballojnë jetën te vetëm, të veçuar e ngarkuar me një barrë angazhimesh e pasigurish, me të ardhura monetare te pakonsiderueshme apo me hapësira banimi të pamjaftueshme, ne kërkim të një vendi pune shpesh të paragjykuar nga mjedisi a punëdhënësi, apo të një lidhjeje te re shoqërore a martesore, ne veçanti gratë, te cilat kanë dhe janë përgjegjëse dhe për fëmijët paskësaj.
Qytetarët para dhe pas divorcit janë të painformuar për procedurat ligjore, posaçërisht për zgjidhjen e pasojave te martesës, ç’ka sjellë konfuzion te secili prej tyre e për këtë arsye suporti dhe mbështetja e një avokati u siguron te gjithëve një mbrojtje te efektshme si dhe zgjidhjen e pasojave në kohën dhe mënyrën e duhur, duke u bërë e mundur dhe evidentuar posaçërisht rastet e braktisjes se fëmijës nga prindërit, rastet kur njëri nga prindërit vuan dënimin ne një Repart Riedukimi apo dhe rastet kur njeri apo te dy prindërit janë te paafte mendërisht apo fizikisht për te ushtruar përgjegjësitë e tyre si kujdestare ligjore te fëmijëve, si dhe rastet e ushtrimit te dhunës fizike apo psikologjike kundra njeri-tjetrit apo fëmijëve, të cilat të gjitha bashkë, përbejnë elementet specifike dhe veçantinë e një procesi.
Familjet kujdestare janë një tjetër risi me hyrjen e fuqi te Kodit te Ri te Familjes, si dhe një gjetje efikase ne favor te mbështetjes së te miturve për rastet e sipërcituara dhe ecurisë se marrëdhënieve te tyre ne veçanti, ndërsa evidentimi, ndjekja dhe suportimi i këtyre rasteve sporadike është përgjegjësi e detyrë imediate e sektorit te ndihmës dhe shërbimit social pranë bashkive a komunës përkatëse, duke u konsideruar dhe vlerësuar ne çdo rast si prioritet, interesi me i lartë i fëmijës.
Pika nevralgjike në këto procese është caktimi i kujdestarisë se fëmijëve, në favor të njërit prind, pa i hequr mundësinë prindit tjetër të ushtrojë të drejtat e tij paçka se në mënyrë më të kufizuar, vendim i cili kërkon në çdo rast një sensibilitet të caktuar e një vlerësim profesional te konsiderueshëm, nga të gjithë aktorët në një proces.
Aspekte procedurale përkatëse si dhe prova themelore në një mori gjykimesh nuk vlerësohen shpesh në formën e duhur nga trupat gjyqësore, ç’ka sjell si pasojë veprime apo vendime të marra në kundërshtim me ligjin, të cilat penalizojnë padrejtësisht palët në proces.
Për këtë arsye, palët kanë të drejtën sipas ligjit të ushtrojnë të drejtën e ankimit kundra çdo vendimi të gjykatës në gjykatat e niveleve më të larta, ndërsa këto të fundit kane detyrimin ligjor te vlerësojnë rast pas rasti ankimet e posaçme dhe vlerësimin e secilit për heshtjen përkatëse.
Minimumi jetik i caktuar për pensionet ushqimore në favor të fëmijëve pas zgjidhjes së martesës, specifikisht në rastet kur konstatohet përgjatë procesit që një nga prindërit e fëmijës nuk punon, janë te pakonsiderueshme dhe nuk përfaqësojnë kurrsesi interesin më të lartë të fëmijës.
Për këtë arsye Këshilli Ministrave, duhet te ndërhyjë në mënyrë imediate për të përcaktuar norma te reja te masës së kontributit ushqimor, me një VKM te posaçme.
Një mori fëmijësh në raste të tjera, presin vite të tëra të përfitojnë ndihmën financiare (apo pensionin ushqimor), nga baballarët a nënat e tyre që jetojnë e punojnë jashtë vendit, por mungesa e aksesit dhe marrëveshjeve përkatëse me shtete të caktuara të autoriteteve përgjegjëse përkatëse, penalizon çdo vit dhjetëra fëmijë te ekzekutojnë vendimet respektive të gjykatave si dhe të përfitojnë pensionet ushqimore sipas ligjit.
Media e shkruar dhe ajo vizive do ish një ndihmese e vyer në këtë rast për të evidentuar dhe zgjidhur probleme madhore te tilla.
Për këtë arsye shume fëmije te familjeve te divorcuara, të gjendur në kushte ekstreme mbijetese, bëhen pjesë e statistikave të krimit.
Përpos pasojave ligjore, veprimet e tyre sjellin e lënë gjurmë të thella dhe përgjatë rritjes se tyre, duke trashëguar me tej modele te padëshiruara prindërimi.
Nuk ka asnjëherë një moshë të përshtatshme specifikisht qe fëmijët te kalojnë lehtë dhe pa problem divorcin e prindërve.
Standardi i jetesës për secilin nga partnerët pas divorcit në shumë raste është i ulët ndërsa shkaqet janë te shumta.
Studime specifike tregojnë se divorcet janë dhe shkak i ngadalësimit ekonomik.
2 ne 4 gra, nuk sigurojnë nga ish-bashkëshortët e tyre pas divorcit pensionin ushqimor në favor të fëmijëve, të tjera për shkak të divorcit humbasin punën, të shumta janë ato që humbasin banesën dhe përballen mq pas me qiratë e larta për t’u strehuar së bashku me fëmijët e tyre, te tjera për shkak te dhunës qe ushtrohet rishtas nga ish-bashkëshortët edhe pas divorcit apo për shkak te pamundësive fizike specifike, u duhet te kërkojnë ndihmë e me pas të strehohen në qendra sociale (shpesh te papërshtatshme) apo te të afërmit e tyre.
Të gjitha bashkë ndikojnë në standardin e jetës së tyre në të gjitha planet, ndërsa në total kjo kosto rendon perverse mbi një kategori të caktuar dhe për krejt shoqërinë, pasi në të gjitha rastet kur secili prej tyre rezulton i papunë, e i duhet t’i drejtohet shtetit për ndihmë sociale, bëhet shkak në këto kushte për cenimin dhe te ekonomisë së përbashkët.
Gjithashtu pas divorcit, ish-bashkëshortëve, u duhet të zgjidhin një sërë problemesh të tjera ne një kalvar tjetër procesesh, me kosto te konsiderueshme materiale kryesisht; problemin e pjesëtimit te pasurisë mes tyre, mbrojtjen e jetës në rastet e shfaqjes së formave të dhunës në familje ndaj pjesëtarëve të familjes, heqjes apo ndryshimit të kujdestarisë në favor të fëmijëve, sigurimit të një autorizimi nga gjykata për të lëvizur jashtë vendit me fëmijët, në mungesë të një deklarate nga prindi që nuk ushtron kujdestarinë, apo dhe të vendimeve të posaçme të cilat i përkasin administrimit apo tjetërsimit te pasurisë se fëmijëve.(dritare.net)
Pershendetj...jam e martuar prej 5 muaj.edhe nuk per puthemi ne karakter.jemi shum ndrysh nga njer tjetrin.edhe ram dakort te dy palet qe te divocohemi.me jepni ca iformacijon te lutem..
sa kushton sna e the
Mirdita jam nje emigrant ne itali nuk kam perputhje me bashkeshorten kemi 20 vjet martese per te bere ndarjen ketu ne itali eshtë e mundur me ktheni pergjigje
Petsh jam nje banues I qytetit te shkodres Kam ba nje mattes me nje greke per dekumentare ne 2010 por un rac ne burg ne 2012 ne 2016 kur dola matesa ishte akoma ne nje Rast qe grekja ne fjal ka ba selibrim martesor ne gereqi nuk dua ta ndjek kte qeshtje ne kreqi per arsye se grekja ne fjal futet autmatiksht ne burg per arsye martes te dyt amun tme ndihmoni sa I perket nje avukati sepse nuk jetoj atje flm
Nuk eshte problem ne qoftese divorcoheni ne Greqi mund te paraqiteni me shkakun se kemi mosperputhje karakteri nuk kemi me dashuri mes nesh nuk ke pse i thua qe u martuam per letra
Jame nje emigrante jame martuar me mbeseri Dua te ndahem se lidhija jona ka mbaruar me kohe. Ju lutem sa leke duhen te ndahem ?
Pershendetje! Kam 5 muaj i ndare nga bashkeshortja dhe kemi bashke edhe nje djale 6 vjec. Dua te hap proceduren e divorcit por nuk e di se sa do leke do me shkoj e gjithashtu (duke qene nene ajo) femijen do e mbaj ajo e ne kete rast dua te di se sa kontritut mujor duhet perafersisht te pahuaj? Duke pasur parasysh qe kam nje rroge mujore 34000 leke dhe paguaj nje kredi mujore me vlere 8000 leke.
Gjithashtu duke qene se ka nje te mitir ne mes eshte edhe Psikologu per tu paguar nga ai qe paraqet padine, pra sa do me kushtoj Padia,Psikologu, ceshtja e gjithe e gjithashtu (duke pasur parasyshe te ardhurat e mija) sa do me caktohet shume ushqimore per femijen tim.
Ju lutem te me jepni disa keshilla sepse jam ne nje moment shume te veshtire!
Pershendetje doja t’ju pyesja,jam i martuar para 4 vitesh(me celebrim) me nje grua me femij,femija sot ka mbushur 10 vjec,pyetja esht,”babai” biologjik i Femis deri kur esht ndarë nuk ka kontribuar asnjeher qifte me nje lek te veten per femijen, edhe sot e ksaj dite nuk e takon,nderkoh nuk jep firmen qe femija mund te leviz jasht shtetit per nje jet me t’mir, saktesoj qe nga kjo martes kam nje femij,ju lutem nqs ka ndonjë mundësi ligjore tme ndihmoni si te veproj.flm
Pershendetje jam e painformuar per divorcin
nga duhet ta nis
ku duhet te paraqitem
Pershendetje Ana . Ben nje kerkese padi me nje avokat ku kerkon zgjidhje martese. Parashtron ankesat ose arsyet e ndarjes dhe ja paraqet gjykates. Drejtohu te gjykata civile dhe kerko nje avokat nga gjykata nese je pa pune dhe ske mundesi ta paguash
Pershendetje . Jam nje nene me dy femije , vajza 22 vjec dhe djali 17 vjec . Dua te divorcohem dhe doja t ju pyesja ne lidhje me proceduren se si do vijonte tek ndarja e baneses pasi esht nje banese e vogel rreth 48 m2 . Ai ka 10 vite qe nuk kontribon ne asgje ne shtepi dhe si do zgjidhej kjo pjese per ta kompesuar disi qe te mos me duhet ta ndaj me te .
Mirdita jam nje banuese ne greqi dua te mar divorc nga bashkshorti si mund te veproj? Duhet te paraqitem ne shqip ? Ju lutem me ktheni nje peegjigje
Pershendetje. Jam i martuar me tre femije te mitur ben moshen 10 vjec jetojme ne Italia dua te ndahem Desha te di sa keke duhet di jap femijeve me ligj un Edhe ajo punojme Falminderit
Pershendetje jam nje zonje me dy femi dua te me gjeni nje avokat per divorc
Mirdita jam nje emigrant ne itali nuk kam perputhje me bashkeshorten kemi 20 vjet martese per te bere ndarjen ketu ne itali eshtë e mundur me ktheni pergjigje