Flet 78-vjeçari që u qëllua gjatë operacionit të RENEA-s: Dua drejtësinë, pse më qëlluan. Armë kam por nuk e preka atë ditë

15 Shtator 2018, 13:25Kronika TEMA

Ka folur për herë të parë 78-vjeçari Haxhi Lika që u qëllua në kokë gjatë operacionit të djeshëm të policisë në fshatin Remas të Lushnjës.

I moshuari ka rrëfyer ngjarjen në News 24 dhe ka thënë se është qëlluar nga policia teksa vishte pantallonat. Ai thotë se posedon një armë e cila nuk është gjahu, por nuk e ka prekur atë ditë.

Nga ana tjetër blutë pretendojnë se 78 vjeçari ka hapur zjarr për të penguar punën e policisë.

Zoti Haxhi mund të më shpjegosh çfarë ndodhi mëngjesin e djeshëm në shtëpinë tuaj?

Dëgjova një zhurmë, atje ishte policia. Unë isha duke veshur pantallonat drejt dritares, se ishte dritarja drejt krevatit dhe më qëlloi policia.

Keni armë ju zoti Haxhi?

Po kam një armë.

Çfarë arme?

Jo çifte por kam armë,

E keni prekur me dorë ditën e djeshme

Jo se kam kapur.

Pse mendoni se e rrethoi policia shtëpinë tuaj?

Nuk e dimë, erdhën dje e na shqetësoi.

Keni pasur probleme me policinë?

Jo, asnjëherë.

I njihni shtetasit Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu?

Jo nuk e njoh asnjërin nga ata. Nuk i njoh.

A keni ndonjë apel për shtetin? Çfarë kërkoni nga drejtësia shqiptare?

Unë dua drejtësinë, pse më qëlloi.(TemA)

6 komente në “Flet 78-vjeçari që u qëllua gjatë operacionit të RENEA-s: Dua drejtësinë, pse më qëlluan. Armë kam por nuk e preka atë ditë”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Ore kush eshte e verteta more gazetar qe ben keto intervista?
    Dje buciten televizore e gazeta,se ky plaku, ishte ne gjume,pame dhe krevatin e gjakosur.Sot me kete plakun del ndryshe puna.Ne interviste ky na thote se,ishte me kembe e tek dritarja se po vishte pantallonat.
    Kaq nuk dini te sqaroni se kush ka thene te verteten,intervistat e djeshme apo kjo tendja e sotme?
    Nuk e pyesni ku eshte qelluar?
    Ku ka hyre plumbi e ku ka dale dhe pastaj te thoni se a ka mundesi te jesh shtrire duke fjetur e te hyje e dale plumbi sic e ka marre plumbi kete?
    Te zinjte ne per gazetaruce ,te cilet sipas mendimit tim vete pyesin e vet pergjigjen mbi bazen e thashethemeve qe kane degjuar….

  2. Xxxx says:

    KY KA ARME, POR ATE DITE SE KA PREKUR,SE E KA PASTRUAR NJE DITE PERPARA,,,,NUK E DI SE CFAR KISHIN ME MUA,,,,UN KAM ARME,POR E KAM ME UJE,ARM KALLASHNIKOV LODER,,,,QE LOZ DHE NIPI DHE UNE,,,AAAAA SHQIPTAR LOQE,,,AAAAA LLOGJIK INJORANTESH,,,,CFAR KA SHTETI ME MUA KUR UNE ATE DITE SE KAM PREKUR ME DOR ARMEN,,,, POR CFAR TE DUHET ARMA NE SHTEPI O INJORANT,,, APO DO LUFTOSH DIVERSANTET,,,, IK KALOJ VITET E FUNDIT KE 7 PENXHERET,,,,MUNDESISHT JEPINI DHE NJE ARME LODER TE SHTYJ DITET,,,,

  3. Vasiliki says:

    Ku ka ze, s’eshte pa gje, o Haxhi aga , prandaj mos u perdridh shume!
    Po perse te duhet arma ty ?
    Na thuaj ku e gjete dhe per çfare e perdor, per derisa nuk eshte çifte ?!

  4. njaci says:

    Te dhjefsha gazetarin qe i beson nje njeriu qe fle me arme te koka dhe mohon punen e policise, a e di mor gazetar plere se sa police bije nenash jane vrare ne keto vite te “demokracise” shiko yjet te ministria e brendshme por kur punon ne nje medja si news 24 sigurisht qe krimin do mbroni se te tille pronar keni.

  5. çeço Selimi says:

    Kesaj i thone: Policia te mos mbaje arme, te mos qelloje, edhe kur shtetas si ky i moshuar ta zbraze armen kunder tyre,keta t’i mbajne duart ne xhepa dhe pastaj ca llapaqene te PD- , t’i quajne policet bandite e kreminele (kur ata bejne detyren !!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje