FOTOT/ Kumbaro në inspektim në Zagori, rivitalizohet monumenti i vitit 1820

14 Shtator 2018, 14:05Kronika TEMA
FOTOT/ Kumbaro në inspektim në Zagori, rivitalizohet monumenti i vitit

Përveç Urës së Nivanit në Zagori, restaurimit po i nënshtrohet edhe ura e Kordhocës në Lazarat, një monument kulture që daton prej vitit 1820.

Për të parë nga afër punimet që nisën muajn e shkuar, ishte në kantier edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, njëherazi edhe deputete e qarkut.

Por ajo që vihet re nga fotot është orari i pazakontë që Kumbaro kishte zgjedhur për të shkuar tek ura; kur po binte muzgu dhe kur në kantier nuk kishte asnjë tjetër.

Sipas historianëve ura është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht është e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjetëve.

Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Restaurimi i saj bëhet me fonde të Ministrisë së Kulturës.

3 komente në “FOTOT/ Kumbaro në inspektim në Zagori, rivitalizohet monumenti i vitit 1820”

  1. Alban Hamzai says:

    Ne fillimet e shek 19 rruga qe vinte nga Janina nuk eshte ajo e sotmja ,por nga Janina hynte ne Zica,kalonte ne Pogon ,zbriste ne Peshkepi duke kaluar ne anen e djathte sipas drejtimit te rrjedhes se lumit Drino dhe para se Drino te derdhej ne Vjose,rruga me ndihmen e Ures se Subashit kalonte ne anen e majte te rrjedhjes se Drinos dhe perfundonte ne Tepelene.Quhej edhe “Xhadeja e Madhe” .Nga kjo Xhade e Madhe,per te shkuar ne Gjirokaster ,sundimtaret vendose te ndertohej nje ure prane fshatit qe quhej Kollorci,sot Kordhoce.U ndertua ne v.1827 me parate e Hatixhese ,nena e Tahir Beut nga Gjirokastra ,prandaj quhej edhe “Ura e Zonjes”.Por para dhuruan edhe populli I qytetit,muslimane e te krishtere.Prane ures funksiononte nje han Ura eshte prej guri,me 5 harqe me hapje nga 8.80m deri 10.80m.Per te lehtesuar kalimin e ujrave ura kishte edhe 4 dritare me permasa 2.20m e 1.70m.Lartesia me e madhe e ures ishte 3.20m ,gjatesi rreth 80m ,gjeresi 3.70m,por pjesa ku kalohet ishte 3.25 m sepse nga te dy anet kishte mure me gjeresi nga 0.60m deri 0.20m. Ura kishte dhe disa ndertime te vecanta qe sherbenin si vendroje per kontroll,per siguri dhe per te paguar taksen .Hatixheja qe beri financimin me te madh ishte e shoqja e Hodo beut,djali I gjashte I sunduesit te Gjirokastres,Kapllan pasha. Ura pesoi demtime ne v.1876 dhe u riparua me parate e disa bamiresve .Pra eshte nje ure me shume vlera dhe qe duhet te riparohe e te mirembahet.Ju lutem shume botoni komentin tim!

    1. Vlora1912 says:

      Alban, informacion juaj duket te jet i sakt dhe i plote -Ura e Zonjes ose Hatixhese.
      E habitsme qe artikullshkruesi nuk eshte detajuar ne kete informacion.
      ….
      Me sa duket, gazetaret publikojne si lajme ate qe ju jep Ministria Perkatese te gateshme…..
      ..Qe sherben si zakonisht si publicitet per ministren e radhes, Kumbaren ne kete rast, dhe jo per institucionin, aq me pak per historine e atyre qe e kan ndertuar uren!!
      …….
      Gjith ky lajm per nje Foto te Hatixhe Kumbares se kultures qe po harxhon parat publike per ca riparime, dhe asnje fjale per Hatixhene, Zonjen, qe financoi ndertimin e ures 200 vite me pare…!!

      Per fat te keq keshtu funksionon…..Shteti jam Une….Historia jam Une……Kuptohet qe jam dhe Sexy!!

  2. Vlora1912 says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje