I dehur dhe me 70 mijë euro në makinë, ndalohet në Fier trafikanti i dënuar në Zvicër

14 Shtator 2018, 18:32Kronika TEMA

Një person është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur, ndërsa pas kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, policia i ka gjetur edhe një vlerë të konsiderueshme prej 70 mijë eurosh.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi, Antonio Bregu, 35 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastriot” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” në gjendje të dehur.

Sipas policisë, shumë e parave e gjetur në automjet dyshohet se vijnë nga veprimtari kriminale.

Shtetasi Antonio Bregu ka qenë i dënuar në Itali dhe Zvicër për trafikim të lëndëve narkotike.

Para 2 vjetësh ai ka dalë nga burgu në Zvicër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje