Prangoset një mësuese në Teksas të Shteteve të Bashkuara.
25 vjeçarja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar me të cilin ka pranuar se humbi edhe virgjërinë.
Hannah Siboyeh, u arrestua me akuzën për sulm seksual ndaj një fëmijë dhe marrëdhënie të pahijshme mes mësueses dhe nxënësit.
Ajo pranoi se ishte vetëm 24 vjeç kur kreu për herë të parë marrëdhënie seksuale me adoleshentin.
“Daily Mail” raporton se, sipas dokumentare të gjykatës, mësuesja filloi të bëjë seks me ish-nxënësin në korrik 2017, por marrëdhënia e tyre nuk u zbulua deri në pranverën e vitit 2018.
Hetimet nisën në muajin prill nga policia pas denoncimit të një nxënësi tjetër.
Ai raportoi se kishte parë 15-vjeçarin dhe Siboyeh në shtrat së bashku në shtëpinë e tij dhe duke dëgjuar “zhurma të çuditshme” që vinin nga dhoma.
Sipas nxënësit, ndihmës mësuesja dhe adoleshenti gjithashtu publikuan së bashku një fotografi në Snapchat.
Kur policia u përball me Siboyeh, ajo pranoi se i pëlqente 15-vjeçari “me gjithë zemër” dhe se kishte humbur virgjërinë e saj në korrik 2017.
cfar lidhje ka ky “lajm” nga Texas me Shqiperine dhe shqipetaret?
Ceshte kjo pyetje? A nuk shikon se kudo ku ka flamuje shqiptare ngjitur eshte edhe ai amerikan …? Ne mbledhjen e fundit qe beri Basha ne Shkoder ne krye ishte vendosur edhe flamuri amerikan .
?????????Fiks
Ka shume lidhje, vraje çik trurin dhe do ta gjesh
Ka lidhje sepse ne Shqiperi eshte prodhuar nje film qe flet per nje rast te tille te nje djali adoleshent me mesuesen pa i bere syri terr askujt, madje duke e quajtur nje novitet.Ne trajtime te tjere flitet per nje ish gardiane kampi perqendrimi analfabete, pa empatine e filmit shqiptar per mesuesen e mire.