FOTOT/ Kate Moss flet për pozat topless kur ishte 15 vjeçe: Vajzën time s'do ta lejoja

15 Shtator 2018, 13:05Lifestyle TEMA
FOTOT/ Kate Moss flet për pozat topless kur ishte 15 vjeçe:

Kate Moss e ka nisur karrierën e saj në moshë shumë të vogël.

Ajo ishte vetëm 14-vjeç kur mori famë botërore si një supermodele.

Dhe në moshën 15-vjeçare ajo pozoi nudo. Por Kate nuk ndihet e lumtur me këtë veprim që ka bërë duke thënë se kishte presion.

“Po kishte presion,”-tha Moss në një intervistë për NBC. “Kam punuar me një fotografe Corinne Day dhe ajo gjithmonë donte që unë të pozoja topless. Nuk e pëlqeja këtë gjë në fillim.”

Ish-supermodelja shtoi se nuk do ta lejonte vajzën e saj që të bënte të njëjtën gjë.

“Nuk do ta lejoja vajzën. Ajo është vetëj 15 vjeç dhe kur e mendoj se dilja topless në moshën e saj, është çmenduri,”-shtoi Kate.

Kate tani, në moshën 44-vjeçare, ka agjencinë e saj të modelimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje