Shpëtim Idrizi "zbutet": Me Vangjel Dulen nuk kam asgjë, grekë e çamë bashkëpunojnë mirë

15 Shtator 2018, 19:06Politika TEMA

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, zgjodhi të përdorte një gjuhë diplomatike, duke mos thënë troç nëse do të ikte nga koalicioni opozitar pas afrimit të PDIU-së.

Por Shpëtim Idrizi, zgjedh të flasë hapur.

Në News 24, kreu i PDIU-së tha se në bisedimet që ka patur me kryedemokratin Lulzim Basha, nuk i ka thënë në asnjë moment që: Ne po vijmë, le të ikin ata.

“Unë nuk kam kondicionuar asnjë.

Ne nuk kemi asnjë problem me partine e Dules, bëhet fjalë për të drejtat e njeriut.

Siç është dhe çështja çame. Unë i them zotit Dule, mos u merakos, interesat e Greqisë në Shqipëri i mbron më mirë se kushdo, zoti Rama.

Sa i përket minoritetit kemi shkuar mirë, ne kemi dhe bashkinë e Konispolit ku bashkëpunojnë me së miri çamët dhe grekët”.

Sa i përket kalimit të deputetëve të PDIU-së në anën e PS, ai ka thënë se ata nuk e kanë ditur as emrin Çamëri.

Ai pranon se gabuar dhe këtë e sheh tek moskontrolli i emrave në lista, sepse shton se nuk besonin se do të merrte aq deputetë në zgjedhje.

Idrizi e ka gjithë “inatin” me Dritan Bicin, që u bë deputet pas lënies së mandatit nga Aqif Rakipi.

Bici sulmoi ashpër Idrizin, duke thën se vetëm ai po largohet tek PD, jo PDIU, pasi Idrizin nuk e ndjek më njeri.

“Kanë një vit, jo vetëm që nuk kanë fol për çështjen çame, por edhe sot po ti pyesësh se ku janë zyrat, ata nuk i dinë.

Pa dallim, që unë kërkoj falje publike.

Nuk e kam besuar dhe menduar se kama para vetëm një Greqi, por edhe politikën dhe qeverinë.

Si kryetar i PDIU-së, nuk e kam parë listën të renditur me emrat në vendet e 4-5, sepse nuk e dija se do shkonim këtu.

Ky zotëria që ka folur për punësimet ka ardhur i katërti.

Me thënë të drejtën unë nuk e dija.

Unë e di që në kemi qenë shumë të organizuar, por nuk e kam menduar të shoh listën tek i 4 apo 5, por herë të tjera do ta shoh.

Ai zotëria nuk e ka ditur fjalën Çamëri, jam i bindur se janë kanë mësuar ata që kanë qenë përpara, sepse jam i bindu se nuk e dinte.

Votat i ka marrë të gjithë mazhoranca.

Kjo për herë të parë nuk ishte një merkato, por kësaj here nuk ishte si tregu çam, që e thonin me shaka”.

6 komente në “Shpëtim Idrizi “zbutet”: Me Vangjel Dulen nuk kam asgjë, grekë e çamë bashkëpunojnë mirë”

  1. o tourkotsamis nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    reeeeeeeeeee ouuuuuussssttttttt,vrromotourko……………….

    1. Emiljano Zapata says:

      Cobani NEO-Greqiriiis, evgjiti mou. qefale skata. I more 300 evrot ?

  2. Jihani says:

    E more Idriz zeza politika nuk te van njeri nese zoti nuk tka dale te tille,por ama su ste vjen turp mire bire pas gjithe atyre thirrjeve oer Qamet e Qamerine ti futesh ne bythe dulles e lulit dhe sali berishes,por mire ti ndoshta di greqisht dhe me dullen merresh vesh po me fazlliqin si do komunikosh dhe interesat e kujt do ti mbrosh ti,pasi dulle dihet lufton per greqin sali berisha poashtu vitin qe shkoi i beri thirrje greqise te futet ushtarakisht ne shqiperi pasi Rama duke kerkuar te drejtat Qame po shkatrron marredheniet vllaznore qe shqiperia paska me greqine,poashtu ti e di se sali fazlliqi e i biri i tyre luli shkaun e jane kshilltar cilin do ua drejton Qameve ti kur ti tubon ,cilin ta votojne!Turp e jazek srramota te qofte.

  3. Perkthyesi says:

    Te me fale lexuesi, por ky Idrizi paska qene nje karagjoz i nje lloji te vecante! Vdiq per poste, dhe kalon sa nga nje krah te tjetri! Kur do te vendoset nje ligj, qe partite apo politikane te tyre te mos levizin bishtin si puna e grave te perdala, duke shkuar sa te nje karrige ne tjetren? Imagjinoni ke paguajme me taksat tona! Turp e faqja e zeze!

  4. Alban Hamzai says:

    Si mund te jete kryetar partie z.Idrizi kur nuk di se cilet jane deputetet e tij .Kjo tregon se zotit Idrizi I interesojne vetem parate qe merr nga pertej lindjes dhe asgje tjeter .Nga ana tjeter kjo tregon se ajo qe z.Idrizi trumbeton me te madhe si “ceshtja came” as nuk njihet ne “partine”qe ai drejton dhe ,sic e thote edhe vete,deputetet qe u larguan nga “partia” e tij as nuk e kane degjuar emrin “Cameri ” .Edhe mirditorja Mesila Doda as e ka idene per kete gje ,por flet here pas here per te justifikuar parate qe merr nga sulltanet e rinj.Pra ,duke pare keto qe thote z.Idrizi,partia e tij nuk eshte parti e ndonje “problem cam” ,por eshte parti e interesave osmane ne Shqiperi .Nga ana tjeter njerez si Idrizi ,qe vazhdimish lepin ate qe peshtyn.duhej te japing sa me pare doreheqjen . Ju lutem botoni komentin tim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje