Propozimet e opozitës për vettingun, deputeti socialist: S'janë gjë tjetër veçse një perçe mbi gjithë procesin

15 Shtator 2018, 13:00Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti, ka komentuar propozimin e opozitës për vettingun në politikë.

Në një intervistë për “TemA Tv”, deputeti socialist thekson se nisma e opozitës që i është prezantuar kryesisë së Kuvendit dhe grupeve parlamentare për ndryshimet në Kushtetutë, në thelb ka të bëjnë me atë që është parashtruar, amendamente kushtetuese për vetingun në politikë, vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Sipas socialistit, në thelb projekti i paraqitur nga opozita nuk qendron, si për arsye teknike ligjore dhe për argumentin politik.

Grupi parlamentar socialist, kryeministri Rama kanë qenë të qartë që kjo nismë e deputetëve të opozitës nuk përbën gjë tjetër vetëm një perçe ose një pëlhurë mbi gjithë procesin e vetingut, për gjithë strukturat e organeve të drejtësisë që është vënë në zbatim dhe ka dhënë frutet e veta. Ky popozim, këto amendamente të opozitës nuk janë gjë tjetër veçse një shtojcë e zbehtë e ligjit të kaluar tashmë mbi dekriminalizimin“, tha Shameti.

Sipas tij, qëllimi i PS ka qenë që të lënë “organet e vettingut të bëjnë atë punë të nisur dhe jemi në konkludimin përfundimtar të konstituimit të trupës së KLGJ dhe KLP që do të konstituojë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të zhvillojë hetimin e plotë të të gjithë politikanëve”.

Duke folur për Teatrin Kombëtar, Shameti deklaroi se grupi parlamentar i PS vlerëson të gjitha sugjerimet e KE dhe në kohën e duhur do të reflektojë në veprimtarinë e punës së vet, qoftë në Komisionin e Ligjeve, qoftë në sallën e Kuvendit.

Lajm i mirë tha Shameti është se Tirana dhe Shqipëria do të kenë një teatër me të gjitha standardet që kërkon BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje