Dashamir Shehi kundër Bashës: Me Ramën apo pa Ramën kryeministër, opozita do hyjë në zgjedhje si “Çeçua”

14 Shtator 2018, 21:04Politika TEMA

Lulzim Basha dhe opozita do të hyjë në zgjedhje si “Çeçua”, edhe me Ramën kryeministër pavarësisht deklaratave, përbetimeve dhe kërcënimeve nga ana e liderëve opozitarë.

Zgjedhjet lokale janë komentuar nga kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i cili ka qënë tepër konkret në lidhje me faktin nëse opozita do të hyjë në zgjedhje me Ramën, kryeministër dhe qeverinë e tij. Shehi është shprehur i qartë, se PD do të hyjë në zgjedhje me patjetër.

Ne do të bëjmë luftë deri në fund që ta spostojmë këtë qeveri me gjithë kryeministrin në krye dhe do t’i përdorim të gjithë mjetet demokratike, por opozita në zgjedhje do të hyjë sepse ne nuk jemi revulucionarë. Kjo punë ka filluar me votë dhe me votë do të zgjidhet”, ka thënë ndër të tjera Shehi per “CNA.Al”.

Kjo deklaratë e kreut të LZHK-së vjen në një kohë kur kryedemokrati Lulzim Basha çdo ditë e më shumë bën thirrje për rrëzimin e Ramës sepse është i lidhur me bandat kriminale, dhe për këtë arsye opozita nuk do të hyjë në zgjedhje.

7 komente në “Dashamir Shehi kundër Bashës: Me Ramën apo pa Ramën kryeministër, opozita do hyjë në zgjedhje si “Çeçua””

  1. Koço says:

    Koment e deklaratë serjoze e zotit Shehi ,politikan me këmbë ne tokë e me mend në kokë ,kujt i duhen politikanë halabake si Berishë Xhihadisti e ky Lulëzim Këllira ?! edhe i dhjerë e i menderosur po ” Trim ” mbi trimat se është debil ,budall ,intrigant i pa cipë e faqe zi .

  2. Azio says:

    Te lumte Dashi.
    Ashtu sic thua Ti duhet te behet beteja,ne parlament.
    Hiqju more Dash,Lulit dhe minjeve te tij me Balliun,Salinjin e tj.
    Ti nuk je kategori e tyre.Je intelektual I vertete,gje te cilen ta respektoj edhe une,qe jam kundershtari yt ne politike.
    Por Cfare eshte e vertete,duhet te pranohet pa asnje dyshim
    Mendimet e tua jane ne te shumten e tyre alternative te vlefshme,te cilat Opozita shqiptare duhet Ti kete ne gjithe veprimtarine politike te saj.

  3. Komentuesi says:

    Lul Basha,ja ka friken Edi Rames,se Rama ka krijuar besim te populli dhe e voton,kurse Basha me Berishen,jane bere si ato shtrigat e pyllit qe ta shpifin me mjaullitjet e tyre.Pra,edhe Basha e di se Rama nuk eshte i lidhur vertete me bandat,te cilat jane shpifje,por nuk ka tjeter justifikim ai para elektoratit demokrat qe ti bindin ata per ti votuar.Kesaj i thon nuk ke çi bene gomarit i bje samarit. Pd-ke,e ka kot,nuk fiton nqs ajo nuk heq dore nga dhuna,shpifja,mashtrimi,e te beje nje dialog drejteperdrjet me elktoratin, e te beje nje autokriktike tamam te thelle e te sinqert,duke bere nje kthese te madhe, duke pare ne sy te metat e saj.Te dale ballhapur para demokrateve.Tu kerkoi ndihmen se si mund te ndreqet me mire puna ne udheheqjen e saj.

  4. Ali babushi says:

    Ti je per km in dhe Jo halabake si luli e co ,to duhet te udhheqesh, keto fundrina ne burg.

    1. trimi says:

      Ti rruani trapin Rames, Shqiperia cdo dite e me e vlersuar, cdo dite dhe me e bukur, cdo dite e me europiane. Posht ju te klonumit e sal ram sheqere birishes dhe ilir floririt.

  5. SHABAN MARINA says:

    PDkstet, ata qe kene ngelur, po qendrojne si pula te lagura nen strehen te quajtuf Lul Bashi, qe ua ka ngritur Udhehdqesi i tyre i pamposhtur.

  6. xhemal says:

    cte beje .ti bjere murit me koke.nuk ka rruge tjeter. ky sistem ka keto rregulla.ligje per te vajtur ne pushtet .rruga e dhunes te con ne drejtim te paditur e me shume mundesi te vetedigjesh.kur kerkon ti besh gropen tjetrim pergatitu ti besh varrin vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje