Paneli përballë Berishës në Opinion: Kush është gazetar nga A-ja te Zh-ja, kush komentator politik dhe kush s'ka lidhje fare

14 Shtator 2018, 18:03Politika TEMA

“Berisha përballë një paneli me gazetarë…”, kështu e artikuloi moderator i Opinion-it Blendi Fevziu, puntatën e së enjtes të emisionit të tij, ku të ftuar pati ish-kryeministrin dhe liderin demokrat.

Dhe “katër gazetarët” e tij nuk përbënin ndonjë befasi. Siç mund të merrej me mend, ata ishin katër emra të njohur të gazetarisë…

Dhe këtu është rasti të thuhet se jo të gjithë duhen quajtur gazetarë, në besnikëri gjuhësore të këtij përcaktori profesional; sepse jo të gjithë të atyshmit më këtë status përbëjën gazetarin e mirëfilltë.

Do ishte mirë të quheshin komentator, pasi dhe analist, e përdorur deri në abuzim, është një teprim, nëse nuk je vërtet kompetent në një drejtim të caktuar.

T’i marrim me radhë:

Andi Bejtja – një drejtues tradicional mediash që në fund të ’90-ës e fillimin e viteve ‘2000, por pa ardhur nga gazetaria e mirëfilltë e pa ushtruar po ashtu një karrierë të mirëfilltë gazetarie.

I ardhur nga fusha e letrave – poet – madje dhe me çmime, Bejtja, si ndoca të tjerë si ai, zeja e fjalës e çoi në redaksitë e medias si drejtues.

Një penë deri diku cilësore dhe e pëlqyeshme në komentin politik, si drejtues news room-esh në televizione nuk ka lënë ndonjë standart me emrin e tij, të njohur ndër rrethe gazetareske.

Robert Rakipllari – kryeredaktor i gazetës Panorama prej shumë vitesh, pasi ka drejtuar më parë Shekull-in. Prej sa është bërë drejtues gazete, ka një mungesë dramatike shkrimesh. Nëse nuk do ishte i ftuar i rregullt i Fevziut, nuk do mund të ishte njohur për ndonjë diç, veç të qënit kryeredaktor gazete. Para se të bëhet drejtues, ka qenë reporter politik, duke lëvruar dhe reportazhin, gjithashtu politik. Dhe falë Fevziut pra, bën dhe komentatorin politik, pa ndonjë diferencë të dukshme inteligjente në stilin e shkoqitjes të çështjeve për të cilat ftohet.

Ervis Iljazaj – zgjedhja më e fundit e Henri Çilit për t’ja besuar drejtimin e Media Mapo-s, pas zhgënjimeve me Artur Zhejin dhe Alfred Lelën. Pa asnjë karrierë të mirëfilltë gazetareske, ardhur nga bota universitare, Iljazaj u katapultua befas në panele debatesh televizive, sipas metodës Çili në promovimin e njerëzve të tij, si pjesë e promovimit të brendit UET. Iljazaj bën tashmë komentatorin, por e tepërt ta quash gazetar.

Lorenc Vangjeli – vetmi në panel që ka patur një karrierë gazetareske nga A-ja te Zh-ja. I përket si emër mesit të viteve ’90-të e tutje, ku ka bërë reporterin klasik në median e shkruar, duke qenë i përqëndruar te politika. Pas viteve ‘2000 pati një ndërprerje disavjeçare, duke zgjedhur të bëjë këshilltarin apo zëdhënësin, për t’u rikthyer në vitet e Berishës në pushtet, me profilin e një pene kritike ndaj qeverisjes së tij.

Ndër shkrimet më të mira të tij si gazetar e jo si komentator, është “Mediu, ky ministër fluturues” – një investigim mbi udhëtimet ish-ministrit të Mbrojtjes në qeverinë “Berisha 1”, mbi motivet dhe kostot e tyre.(tesheshi)

18 komente në “Paneli përballë Berishës në Opinion: Kush është gazetar nga A-ja te Zh-ja, kush komentator politik dhe kush s’ka lidhje fare”

  1. ? says:

    Sdua tua prish komentet per secilin, por brilant dhe i shkeqyer mbeti Sali Berisha. Shikonit pallen kryeminister me kembe e duar djerset vu nga sekelldia pavaresisht se para kishte nje dashamirese deri ne neveri. Fundi kulishave te kuq Po vjen.

    1. Kalec DEga says:

      Po behen 100 vjet dhe komunizmi ne Shqiperi tashme eshte kthyer ne institucion te perjetshem. Saliu komunist, pretendoi te ishte demokrat , ashtu si Rahmuti demokrat, i lindur dhe edukuar komunist. Nga cdo kendveshtrim, ndryshimi eshte vetem te retorika, ata gjithsesi mbeten djajte e sistemit me te neveritshem qe historia ka njojtur.

    1. R says:

      Toni bashkë me kriminelin Sali ikni e pirdhuni që të dy bashkë

  2. Zigur Geshtenja says:

    Jam i sigurt se S. Berisha, pas vdekjes, (larg qofte ) do te balsamoset ne nje kuti xhami, tamam si Vollodjoja. Pelegrinet qo do ta vizitojne, nuk do te betohen me “PER ÇAT SHNA NUE”, por ndryshe.

  3. Katerina says:

    Ervis Iljazaj eshte pedagog i shkencave politike…po nuk e beri ai komentatorin politik kush do ta bej ata qe smarin vesh fare nga politika ? ??‍♀️

    1. l vertetivv says:

      po mi Katja po, por e keqja e ketyre derdimeneve eshte qe lehin me shume per ata qe i paguajne me shume.Mungon dinjiteti e repekti per veten se per delen popull as sja u kerret fare

    2. Grigor says:

      Mund të jesh pedagog i shkencave politike, dhe te jesh zvarranik. Qekurse i perkulet Saliut deri ne toke, mund të shumezohet me minus nje.
      Ne radhe te pare duhet te jesh njeri me karakter, pastaj mund të vleresohesh si profesionist.

    3. Naim Lumani322 says:

      Ate fare Ervis Iljazin moj Katerina duket sikur Naim Çili e ka sjelle nga Labinot Mali, ty te duket sikur se ka ardhur nga Washingtoni ky katundar e per me teper profesor . Çeshtje shijesh kjo dynja, por nje keshille o Kati po ta jap mos u dashuro me katundare se jane budallenj?!

  4. Petrit says:

    Duke mos vene ne dyshim nivelin e asnjerit nga ai panel gazetaresh dhe njekohesisht nivelin politik te lexhendes se gjalle Prof. Dr. Sali Berisha, do te kisha deshir te mesoja begraundin e artikullahkruesit.
    Shpresoj te mos e kete shkruar gazetari (qe nuk u be kurre nje i tille) i famshem, gjithollogu,fenomeni,i paarritshmi dhe mbi te gjitha bythe lepiresi me i madh i te gjitha koherave Mero Baze

    1. Grigor says:

      Saliu Berisha, Edi Rama, dhe Ilir Floriri me kompani Jane ne politike sepse Shqipëria eshte plot me kokrra palle si puna jote. Debil katunar. Per sa kohë marrin fryme gjitare me dy kembe si puna jote, ne nuk na pranojne ne Europe. Ti je e dashura e Skypionit me duket. Bashkejetoni, apo takoheni fshehurazi tek liqeni?

  5. Askushi says:

    Ha ha ha ha ha çfar pyetje , kush është gazetar nga A -ja te Zh-ja !?
    Po Artur Zhei, kush tjetër, hahaha ha ha ha

  6. Alban Dega says:

    LORENC VANGJELI ESHTE EDHE GAZETAR EDHE ANALIST I TALENTUAR, REALIST DHE I SAKTE NE NDERHYRJET E TIJ ….

    Te tjeret dru me pre!
    Niveli i drejtuesit Blendi Fevzi Koran Toptanit eshte ai qe beri “ Gardian” i Londres per kryevepren e tij per Enver Hoxhen dhe poezia fantastike e Arben Dukes per te !

  7. degelisi says:

    Paneli?
    Grup ekspertesh ne shqip
    ne se nuk e dini mund te hapeni nje rubrike ne gazete dhe ka plote djeme dhe vajza shqipetare qe jane jo me nje por me shume gjuhe te huaja

  8. latnam says:

    lat nam me ket shprehjen nga a ja tek zh ja, mos kujtoni se do hani dhe tre breza me muhabetin nga a ja tek zh ja, te fala nga zh ja

  9. askishi says:

    Mos i nzhirni keta politika ne per studjo
    Nuk ben qje per popullin.Jan te falementuar me popullin
    Populli vuan moralisht ekonomikisht i kan hequr lirin e kan masakruar i kan ulur koken e kan qjunjezuar
    Ikni o politikan pa ju hequr populli se ky popull nuk do ti ndyri duar me ju se behet pis ikni vet pa ju ren breket se nuk do qjeni ushkur ti ngrini ikni se e keni tepruar po derdhet goda .Dhe ne emigrandet u lodhem me ju ne dergo para per familjet tona ju vill
    Ne punojm nga tre pun
    Punojme nga menqjezi ne dark
    Arojme te vemi dhe neper shpira se themi te cojme lek familjeve tona se skan buk
    Ne punoj ju villni
    Ne bier para ju na quani trafikant
    Ne nuk bejme naze asnjedhoj pune ju prap trafikant na quani
    Dhe ne u lodhem me ju ,se mendonim se do pasuroeni ju politikanet dhe do mendonit per popullin
    Ju jo qe su ngopet duke vjedhur po doni te mesoni dhe bote se si vidhet vini dhe neper parlamentet e botes ti mesoni si vishen atletet
    Bile dhe po ani inat dhe me miljaderet e botes keni hapir gar
    kush ka para me shum
    U lodhem meju me mir po i marim familjet tona me vete dhe vidhni njeri tjetrin dhe vrisni njeri tjetrin sic po beni se boll na pat se si vuajm ne emigrandet do rim ne tju shikojm ju se si villni njeri tjetrin .Se ne nuk dergojm me para aroheni paran e emigrimit .Tani o politikan tju ndimoj Turku Serbi Greku se ata deshet ata mbani
    Ajdeni ketej ta mirni lekun ton se kur e dergojm aty e vidhni bile dhe rembeni njeres kur ja u dergoj ato pak lek
    Ajdeni merini ketej ku jemi ne Emigrantet bjeri ata kriminelat e tu o politikan se ata krominelat e tu i kemi par me emigrim spiuma behem se skan byth se an dot burgun se duhan te shojojne je ten me ndimen tuaj o politikan ti nzhirni nga burgu ti bridhni me makin policije ti jepni tendera ti godisni te qjith njerezit e drejt ti rini ti vidhni ti perdhunoni ti vrisni se nuk doni te dehet Shqiperi se keshtu ju mesoj Enveri ju beri shkodhen e djadhit
    Rini tani se lek nga emigrimi nuk keni per te mar me
    Ju o politikan fabrika nuk keni buqesi nuk keni industri te let e te rend nuk keni asqje nuk keni
    Po mos tju dergojme ne emigrandet para as nje vit nuk rini ne ato karige qe keni dhe ske ca te vidhni se paran qe keni e duan pencjonet e duan invalitet asistenca kriminelet tuaj se po si dhat ju eqin qafe se i keni mesiar
    Kete ja beri bota komunizmit ne shqiperi i oqi ndimat lenden e par dhe ra komunizmi
    Juve bota nuk po ju ndimon se ju i tregoni atletet i tregoni trimerin .
    dhe ne emigrantet nuk ju ndimojme me se ne po dergojme para mir qe i vidhni po dhe po na vrosni ne nuk dergojm para per arkivola te varosim fiset tona boll me kaq se ju erdhi fundi u lodhem me te qjitha partit keshtu e kishte shkruar perendit te na vinit ju te na udhehiqni dret vdekjes jo liris qe kemi 700 vjet qe e kemi ketkuar brez pas brezi fund politikes
    Me mir o popull duro se sa tju dergojm para e tju vjedhin e tju vrasin keta qe kan mbetur nga komunizmi se po ti shikosh po ben bijt e tyre ne politik sa me shum para tju dergojm aq me shum do vuani nga keta se keta nuk e lecojn karigen po derguam ne
    Me falni o popull nuk kemi rug tjeter

  10. Naim Lumani322 says:

    Ate fare Ervis Iljazin moj Katerina duket sikur Naim Çili e ka sjelle nga Labinot Mali, ty te duket sikur se ka ardhur nga Washingtoni ky katundar e per me teper profesor . Çeshtje shijesh kjo dynja, por nje keshille o Kati po ta jap mos u dashuro me katundare se jane budallenj?!

  11. Malsori says:

    Robert Rakipllari eshte po ashtu nipi i Aleksander Frangaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje