“Shpërthen” këshilltari i PD: Basha ka dështuar, duhet zëvendësuar menjëherë. Shuan protesta e kauza për qëllimet e veta perverse

14 Shtator 2018, 12:09Politika TEMA

Këshilltari i PD në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se demokratët kanë nevojë për fitore përballë kundërshtarëve të tyre.

Topollaj i kujton dështimet Bashës, ndërsa shkruan se kohet e fundit ne zgjedhje fiton gjithmone kundershtari, ne marreveshje midis paleve serish ai dhe sa here ka kauza te medha me impakt publik kundershtari i permbush lehtesisht te gjitha qellimet e veta perverse.

Ndërsa ai thekson se protestat qytetare shuhen sapo mberrijne lideret e opozites si ne rastin e Kukesit, kauzat e medha paragjykohen sapo artikulohen nga selia e partive opozitare si me rastin e Teatrit, ndersa perfaqesuesit e opozites nuk kane asnje ndikim dhe lidhje me qytetaret e ketij vendi dhe problemet e tyre ekzistenciale.

Topollaj gjithashtu ka hequr edhe një paralele, mes PS dhe PD, ndërsa shkruan se PS mban ne krye Gramoz Rucin, ndersa PD fshiu si me gome historine e saj antikomuniste dhe te arritjeve te medha qeverisese duke flakur ne rruge Topallin, Patozin, Imamin, Boden dhe Bregun.

Këshilltari i djathtë shkruan se arsyeja pse demokratët janë në këtë gjendje është vetëm një, duke ju referuar kështu kreut të PD.

Postimi i plotë i Topollajt:

Demokratet kane nevoje per fitore.

Perhapja e jashtezakonshme dje e statuseve ne facebook me krahasimin e audiences se intervistes se Berishes perballe Rames, ku i pari fitoi ndjeshen, eshte nje deshmi e madhe e nevojes qe kane demokratet e vendit per fitore perballe kundershtareve te tyre.

Te mesuar me nje superioritet te vazhdueshem dikur, ka vite qe demokratet nuk ndjejne shijen e fitores ndaj kundershtarit jo vetem ne perballjet elektorale, por as ne perfaqesimin politik dhe ballafaqimin moral, etik dhe verbal edhe pse ai ska asnje merite per tu pasur zili ne keto drejtime.

Dhe perseri keto kohet e fundit ne zgjedhje fiton gjithmone kundershtari, ne marreveshje midis paleve serish ai dhe sa here ka kauza te medha me impakt publik kundershtari i permbush lehtesisht te gjitha qellimet e veta perverse, pavaresisht se ka kunder jo vetem te drejten dhe opinion publik, por ne shume raste edhe ligjin madje.

Protestat qytetare shuhen sapo mberrijne lideret e opozites si ne rastin e Kukesit, kauzat e medha paragjykohen sapo artikulohen nga selia e partive opozitare si me rastin e Teatrit, ndersa perfaqesuesit e opozites nuk kane asnje ndikim dhe lidhje me qytetaret e ketij vendi dhe problemet e tyre ekzistenciale.

PS dhe pse e turperuar me historikun e saj perseri mban ne krye Gramoz Rucin, ndersa PD fshiu si me gome historine e saj antikomuniste dhe te arritjeve te medha qeverisese duke flakur ne rruge Topallin, Patozin, Imamin, Boden dhe Bregun.

PS e ka te mbushur me kriminele grupin e saj parlamentar por perseri ata jane me efikase ne aspektin elektoral se sa nje grup anonimesh perballe.

Qeverisja e PS prodhon skandale te perditshme, ndersa opozita jo vetem nuk perballet ne parlament duke pare me shume nga dera se sa nga foltorja e Kuvendit, por duket se kujdeset ta barazoje qeverine duke konsumuar dhe me pas fshehur edhe skandale te llojit erotik qe konsumohen nga perfaqesuesit e saj brenda salles se parlamentit.

Demokratet kane nevoje me shume se kurre per fitore, sepse me shume se kurre me pare ata ndihen humbes perballe kundershtarit te tyre edhe pse ata jane superiore ne te gjitha drejtimet, kryesisht ne aspektin moral.

Dhe ketu nuk eshte fjala pse kundershtari eshte ne qeveri ndersa Ne ne opozite.

Demokratet kane qene shume me krenare dikur kur perballe kishin nje qeverisje qe i agresonte deri edhe me plumba, se sa sot qe kane nje kundershtar qe i miklon duke ju ngritur dhe dy gishtat, simbolin identifikues te tyre.

Ne menyre qe fitoret e verteta ne demokratet te mos i presim me te na i sjelle perseri Sali Berisha, edhe per shkak se ai i ka mbyllur betejat e veta, duhet menjehere te identifikojme arsyet e deshtimit tone periodike kete periudhe dhe ti korrigjojme ato menjehere.

Ndryshe do duhet te perballojme ndjesine e deshtimit perballe nje kundershtari qe eshte gjithmone edhe me i dobet.

Personalisht mendoj se ska shume te tilla, ka vetem nje arsye pse ne demokratet jemi ne kete gjendje, pavarsisht se ajo per fat te keq eshte percaktuese edhe sepse eshte ne krye.

Dhe ceshte me e keqja duket se Arsyeja deshton qellimisht dhe jo vetem nga paaftesia.

Nje argument me teper ky pse duhet zevendesojme menjehere, me cdo kosto dhe pa me te voglen keqardhje.

2 komente në ““Shpërthen” këshilltari i PD: Basha ka dështuar, duhet zëvendësuar menjëherë. Shuan protesta e kauza për qëllimet e veta perverse”

  1. e verteta sade says:

    Kur ka fituar zgjedhjet ndonjëherë PD me Sali Bishën mor pallë?!Në 92 nuk fitoi PD,por populli ndryshoi sistemin.
    Në 2005 PS e la vetë pushtetin për shkak të konflikteve të brëndëshme me agjentin e Sërbisë Ilir Meta.Pale në zgjedhjet lokale edhe ato pak Bashkie Komuna i keni marë me manipulime e vjedhje.
    Siç kemi fituar- thotë debili!

  2. Nikolini says:

    Fabian. Nuk te njoh por arrij te kuptoj nga shenimet qe here pas here ben ne media.
    Shqetesimi i juaj eshte i drejte, por me vjen keq se u mungon analiza pse kjo PD e forte dikur u katandis ne kete gjendje.
    Po marrim vetem nje aspekt, cfar perfaqeson Lulzim Basha ne PD? Nga erdhi ky njeri? Si arriti te ngjitej me urgjence e me ne fund te vihej ne krye te PD? Kush ishte i interesuar qe kjo force politike te katandiset ne kete menyre?
    shume e thjeshte, per te kuptuar se pse mund te jesh “i tepert ose i padesheruar” ne kete parti qe akoma quhet PD.
    – Te gjithe e dijne se kush ishte teveqeli Basha qe ne shkolle te mesme, nje intrigant qe barte fjale sa lart poshte kunder shokeve per te futur percarje, nje ves shume i keq per cka askush nga djemt e vajzat e gjimnazit nuk e donin dhe nuk e pranonin ne shoqerine e tyre,
    – ishte ky “talent” qe zbuloi SHIK-u tek ky njeri gje per te cilen e punesoi si “kamarjer” ne Rinas. Detyra e tij ishte te identifikonte levizjet, hyrjet, daljet dhe shoqerimet e personave qe i duheshin famekeqit Gazidede, per te eleminuar kundershtaret politike. Eshte ky “kamarjer i besuar” qe u vinte neper tavolina tavllat e cigareve apo vazo lulesh (ku nuk pihej duhan), me aparate pergjimi sipas porosise se “Shefit te Madh”, gje per te cilet merrte pagese te fshehur.
    -u shkollua me parate e “VEFA-s” , ne Hollande, megjithese paturpersisht ai nuk eshte i dipllomuar dhe pas ca vjetesh e terheqin ne Kosove.
    – Ne Kosove punon intensivisht kunddr kombit shqiptar, perpilon dokumenta kunder njerezve te UCK-se me porosi te zbulimit ushtarak serb, detyra qe i merrte nga Fazllici.
    – E shperblejne me poste misistrash e deri kryetar bashkie. Te vetmet gjurme qe ka lene jane pervetesimet e shumave te medha, sic eshte ajo e rruges se kombit deri 220 milione dollare, gje per te cilen u denoncua nga Kontrolli i Shtetit, u muar i pandehur dhe nuk u paraqit asnjehere ne Prokuriri duke paraqitur raport mjeksor.
    – Vrau 4 persona te pafajshem ne mes te bulevardit dhe fshiu serverin e Kryeministrise dhe nuk denjoi te shkonte ne Prokurori.
    – Kundrejt shumave marramendese, te dhena nen dore nga kompani naftenxjerrese te huaja, i fali Greqise siperfaqe te tera ujore qe i perkisnin Shqiperise gje per te cilen Gjykata Kushtetuese e quajti antikusgtetuese.
    – Orgqanizoi vjedhjen spektakolare te votave ne Bashkine e Tiranes, me ane te Ristanit, te cilim sot e ka shperblyer me postin nr.2 ne PD.
    – largoi te gjith te djathtet nga PD dhe me te mencurit e qe i japin tonin kesaj partie jane cuni i fariut, ai homoseksuali salianus dhe e ndershmje e dynjase Suma.
    Hajde te kam rixha, hajde gjeje vehten ti ne kete parti….
    Hajde te kam rixha, hajde votoje kete parti dhe mbaj shpresa tek keta njerez……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje