Këshilltari i Bashës (njeriu i SHBA në Shqipëri), flet për rënien dhe ringritjen e tij, vetëm se bën një gafë

14 Shtator 2018, 09:47Politika TEMA

Këshilltari i Lulzim Bashës, Alfred Lela, që e konsideron veten njeriun e SHBA-së në Tiranë, ka bërë një shkrim për rënien dhe sipas tij, ringritjen e shefit të tij.

“Pas një topitjeje që ka zgjatur jo pak, kushtëzuar edhe nga rezultati i keq i zgjedhjeve të përgjithshme të para një viti, kreu i Partisë Demokratike, Basha, është hedhur në atë që ngjante si krateri i fikur i vullkanit të politikës opozitare, me hovin e dikujt që di diçka për zjarrin.

I tendosur përballë një qeverisje piroteknike, që ka zell dhe arritje kryesore përdorjen e efekteve mbresëlënëse, edhe Basha ashtu si opinioni publik u duk i hutuar dhe thuajse i gjunjëzuar. Me një komandë të beftë të instinktit apo një stratagjemë politike ai pat premtuar gjatë muajve të fundit shtatorin si muaj të ringritjes”, e nis Lela shkrimin e tij, duke ngritur në qeille Bashën, për idenë e tij për vetingun në politikë.

Vetëm se sipas tij, Basha tani duhet të kthehet në Kuvend.

Dhe në fund, si nje njeri që e mban veten të lexuar, bën edhe një krahësim me Prometun.

“Opozita nuk është e dënuar si Prometeu që ta ngjisë në majë shkëmbin për ta parë si bie në fund dhe për t’ia nisur nga fillimi”, shkruan Lela.

Vetëm se këtu ngatërron Prometeun me Gurin e Sizifit.

Aq i lexuar sa është ai, jemi të sigurtë që jo se nuk e ka ditur, po e ka ngatërruar nga shpejtësia e pasionit për shkrimin e ringritjes së Bashës.(TemA)

3 komente në “Këshilltari i Bashës (njeriu i SHBA në Shqipëri), flet për rënien dhe ringritjen e tij, vetëm se bën një gafë”

  1. faro says:

    Akoma ka qe ia lexojne shkrimet ketij varfanjaku mendor?

  2. Alidemsi vjeter says:

    Foto shume domethenese, “vellai” i madh mban ne gjoks “vellane” e vogel…….per te tjerat mendon Lulja..

  3. gloria says:

    Ky eshte derr katunari….. E cfar se ke pasaporte Amerikane…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje