Xhoi, gomistja 21-vjeçare nga Elbasani që na jep të tërëve një mësim të mirë

15 Shtator 2018, 08:47Politika TEMA
Xhoi, gomistja 21-vjeçare nga Elbasani që na jep të

Nga Mentor Kikia

Kur ndalova në gomisteri për të kontrolluar një gomë të shfryrë të makinës, mu afrua një vajzë e më tha: Çfarë problemi ka?

-Goma, më ka rënë!

Ajo nxitoi të kontrollojë presionin e të katër gomave. Pastaj çmontoi shpejt e shpejt gomën e rënë, e kontrolloi, dhe nxitoi ta montonte.

Unë kisha mbetur në këmbë e po ndiqja veprimet e saj. Mendova se ishte ndonjë truk, por vajza për pak minuta e mbaroi punën.

Duart i kishte të nxira nga gomat, vajrat po lëndë të tjera në një servis makinash. Edhe në fytyrë kishte disa njolla të zeza pluhuri.

I kërkova leje për ti bërë disa foto. Dhe padyshim i thashë që do ti publikoja. Pranoi dhe qeshi.

“E kam biznesin tim, punoj këtu me babanë. Ia kam marrë dorën mirë”.

Kjo është Xhoi, 21 vjeç, nga Bradasheshi, në Elbasan.

Ajo ka zgjedhur të bëjë gomisten. Një punë burrash kudo, por ajo e ka sfiduar dhe e bën shumë mirë.

Vendosa ta ndaj me ju rastin e Xhiot, për të dëshmuar modelin e një vajze të re që ka zgjedhur të punojë.

Një punë e “pisët” dhe e rëndë.

Por ajo e thotë me kënaqësi: Ky është biznesi im!

Vendosa ta ndaja këtë histori, edhe si një model për një rini në krizë, që mendon se këtu nuk jetohet më.

Për një rini që referencë ka djemte dhe vajzat e që kapardisen në rrjetet sociale me makina luksi, me paratë e baballarëve, shpesh të buruara nga krimi e korrupsioni.

Edhe pse një vajzë showbizi është padyshim më e famshme, unë po u kërkoj lexuesve të këtij shënimi ta shpërndjanë këtë postim si një shembulll për tiu referuar.

Të faleminderit Xhoi për mësimin që na jep të tërëve!

31 komente në “Xhoi, gomistja 21-vjeçare nga Elbasani që na jep të tërëve një mësim të mirë”

  1. gloria says:

    Kur njeriu do te punoi e gjen veten sepse puna nuk eshte turp. Refugjatet neper bote bejne gjithfar punesh dhe kryesisht pastrim shtepish e pse kjo vajze te mos punoi ne biznesin e saj. Bravo Xhoi shembull pozitiv.

  2. a.f. says:

    @Kikia
    E ka thene ai “i madhi fare”: -Pune ka sa te duash, por nuk ka specialiste-
    Mire ben qe e mbeshtet dhe i ben jehone shefit.. Ky eshte morali i fabules me gomisten.
    Keshtu e ka gazetaria ne Shqiperi. Fillon si opozite dhe perfundon ne kazanin e pushtetit..

    1. landi says:

      Xhoi duket vajze punetore qe siguron jeten me djersen e vet ndryshe nga shume moshatare te saj qe parazitojne. Nuk e di i pelqen apo jo si pune por meriton respekt te thelle qe fiton buken e gojes me djersen e ballit ne nje pune jo te lehte per burra, e jo me per nje vajze. Mentori duhet te thellohet akoma me shume ne autokritiken e tij. Nuk mjafton kaq per t’i hyre ne qejf udheheqjes. As duke sulmuar Nanon per jete lluksoze e duke “harruar” kur jeton e si udheton kryeministri ne detyre. Thellohu Mentor thellohu partia pret me shume nga ty ….

      1. XheJ eN Bi says:

        Tina Turner…
        Nick name e ke të shkëlqyer ,po një pordhë që hedh Tina vlen më shumë se ti.
        Pordha e Tinës nuk ka erë të qelbur sa erë qelbesh ti.
        Kur lrxova komentin tënd më ra era e nevojtores ku je ritur.
        Edhe me shampon më të shtrënjtë të lahesh ,prap era nuk të ikën.

      2. miri says:

        Po na tregon eksperiencen tende te felliqur te 27 viteve.Se sa priste partia nga ty dhe cfare i bere ti dhe soji yt ktij vendi.Zhduku qelbesire se eren tuaj mezi po e largojme nga vatani.

    2. Bureto says:

      Po mirë mor i uruar, po dhe këtu do të gjesh rast të shfrysh ndaj atij që nuk e do? Po kujt i plasi se ç’mendon ti? Lajmi është për t’u përshëndetur dhe akoma më shumë rasti i Xhoit. Por shyqyr që na tregove se marke vesh edhe nga fabulat “zotrote” dhe kështu mësuam sesi e nxjerr bukën dhe ti, mbasi Mentori na bëri me dije se ka dhe të tjerë që e nxjerrin atë me djersë.

  3. Tina Turner says:

    I dashur Mentor vetem perdorimi i termit “biznes” nuk e shpeton Xhoin apo cilendo vajze tjeter nga mjerimi dhe renja ngusht per te zgjedhur nje profesion qe s’eshte aspak per femra. Do ta nxisje zotrote vajzen tende te behej gomiste me arsyetimin se eshte biznes??
    Mos bjer ne retoriken e rendomte kinse moderne, nje vajze e zhyer dhe e lyer me graso dhe me pluhur gomash te ben te mendosh qe shoqeria ne te cilen jetojme, politika dhe vete zhvillimi ekonomik nuk i rezervojne diçka me te pershtatshme.
    Ti s’je i ri dhe e mban mend kohen e komunizmit, fabrikat dhe uzinat tona ishin vend kur feminiliteti dhe qenja grua poshteroheshin sistematikisht nga oraret e tmerrshme, paga e vogel, shtypja dhe mungesa e çdo hapesire te lire.
    Arsyetimi qe ajo vajze punon dhe nuk verdalloset ne kafenete e Bllokut eshte abstrakt, pse edhe per ato qe verdallosen mund te themi sa mire qe nuk jane prostituta, per prostitutat sa mire qe s’jane grabitese bankash dhe vrasese etj etj.
    E tani kujdes gomen se Lali Eri ende s’i ka mbushur ca gropa dhe vrima ne rruget e Tiranes.

    1. Juli says:

      Ereee Majmun “tina T.. .” Dil pak bash kasolles tenge dhe shiko !!!!
      Ketu ku ketij une grate janë : mekanike makinash , shtrojn pllaka,muratore , suvatojnë, i japin saurrelave, betonierave, bojaxhie, luejnë makina…….
      Shumë mira ë ka ky që ka ba shkrimin. Se për ju është “Çudi ” sesi një vajzë e ban atë punë.
      Direkt ë lidhni me politikën.

      1. Bureto says:

        Jo mor mik, kanë më për zemër prostitucionin.

    2. Genti says:

      Po more shoku por ne Britani ke me qindra vajza qe punojn ne lavazhe. Mos valle jetojn ne kohen e komunizmit ?

      1. mirel says:

        Nuk punojne ne lavazhe
        Paguajne shkollat , ose jane ne dite te varferise.
        Dhe ky kot ja fut, si katundar shqiptar po e kthen dhe Xhoin ne shembullin moralist .
        Na hapet barkun me keto shembuj.
        Njehere ajo e dhive, qe doli se ishte pronarja dhe dhite i kullosin dhe i mjelin te punesuarit.
        I pyeti njeri sa paguheshin punetoret e krahut?
        Po xhoi a do punonte aty po te mos e kishte biznesin e babait?
        Kush nga ju do e conte vajzen te biznesi i Xhoit.
        Mblidhni veten, se nuk jane te gjithe ne gjendje te hapin nje biznes.
        Babait te Xhoit dhe Xhoit bravo u qofte, por kjo nuk do te thote qe te dale gjithmone nga nje cyryk si puna e Ramiut dhe Kikise dhe te fshikullojne papunesine.
        Sepse demek papunesia vjen nga te papunet. Patjeter, biznese ka plot, sa te hapin deren e shtepise dhe hop biznesi duke pritur.
        A ka ndonje vajze Mentori?
        Le tja coje ndonje mekaniku per praktike.
        Dhe pastaj te shikoje sa mire do ja ngjise gomat e bija.

        1. Feniks says:

          Jo vetem ne socializem,por edhe ne kapitalizem,qenka e udhes te gjenden Lei Fene ose Fuat Cela,qe te nxisin popullin per ndertimin e venditr,packa se vete politikanet u bene miliardere pa qene gomiste!
          Nje pyetje:
          Kjo vajze u be gomiste se e dashuron kete profesion,se fiton shume apo se nuk kishte rruge tjeter me komode dhe me te zgjuar?
          Po politikanet,a do ta conin femijen e vtyre te punonte gomist?
          Lerini mufkat se keto jane propagande e ndyre!
          A ju kujtohet Migjeni i madh,qe asnjehere nuk e lavderroi satrapinZogolli?
          Njerezit e URTE te cdo vendi kurre nuk behen pale me qeveritaret,por me popullin sa do mire te punojne ata!

    3. miri says:

      vajza e ka zdhedh vete oj baxhelle nuk e ka detyri njeri.Te kuptoj pse habitesh ngaqe femrat e familjes tende vrapojne te hapin kembet madje te lusin si ta dush e kur te dush.Nuk mbulon tend eren tende duke gjuajtur te tjeret.Sojit tend po i pakesohen numrat prandaj nuk te ze gjumi.

    4. Xxxx says:

      TINA,TINA,,,TE KA NGELUR ORA TEL KOMUNIZMI,,,DIL NE EVROPE DHE BOTE DHE SHIKO SE CFAR PUNE BEJNE VAJZAT DHE GRATE,,,CFAR KUJTON SE VESHIN TAKA MINIFUNDE DHE PUNOJNE TE GJITHA SEKRETARE NEPER ZYRA,,,,,

  4. Zagoriti says:

    Te lumte Z.Mentor ,vajza eshte per tu lavderuar dhe eshte e nevojshme qe te jepen dhe me dhjetra raste te tjera qe te rinjte Kane ngriitur biznese e punojne.Ne emigracion punojne Si pastruse edado por puna nuk eshte turp .

  5. Monitor says:

    Mbreselense si shembull e modele, z.Kikia! Flm shume, shume!

  6. Xhixhi says:

    Ja mentaliteti i shqipove: puna s’eshte turp .
    Dmth ne deri pak koh me par iishim skeptik
    Arsyet qe pse puna eshte gje e mir nuk jan vetem etiko-mortale apo sociale por edhe materiale prodhon per veten tende prodhon per shoqerin.

  7. aleko says:

    te vetmen gje qe dine nje takem shqipetaresh eshte te bejne hartime te bukura qe tu ngjajne atyre qepolitikanet tane bejne ne parlament..Nuk thone kote disa kur te mallkojne : “”Te zente semundja e parlamentit shqipetare”” semundje ngjitse e rrezikshme…Shqipetare vaksinouni se po u shplajne trurin o derzes!..e mos degjoni tipa si Tina Turner qekujtojne se pune do te thote vec zyra dhe boulevard..Koha ka treguar dhe po tregon se ne fund I fituar del at qenuk perbuz punen..kurse ata qe njohin te bejne ca hartime nje dite do thyejne qafen.. dhe mund te perfundojne homelees…

  8. Tori says:

    NE GAZETAT E KOHES SE DULLES KETA LLOJ SHKRIMESH BOTOHESHIN NE RUBRIKEN “SHEMBULL QE DUHET NDJEKUR”. BRAVO MENTOR QIQIA!

  9. Pavli says:

    Te lumte Xhoi!
    Je miss puna!
    Qente leri te lehin!

  10. Jimi says:

    Vajze qe duhet admiruar ! Kush do le te bej prostituten !

  11. Olimpia says:

    Terner.Tori..jeni vanitoze…primitive..Punen intensive ..cdo lloj pune pa dallim gjinie e zhvilloi kapitalizmi .Fillomisht ishin pune te lodheshme ,orare pa fund,shfrytezim i llahtareshem .Por ju si inorante qe jeni nuk i duni .Edhe sot ne vendet me te zhvilluara grate bejne cdo lloj pune..Te punosh ne pastrime rrugesh.., ne fabrika me sustemin zinxhir etj eshte e zakonshme .Dhe Xhoi eshte nje shembull se si nje vajze e re nuk endet bareve, nuk pret lemoshe por pervesh menget dhe punon me dinjitet..Bravo Kika..sjell gazetari te vertete ne vend te shkrimeve idiote qe shplajne trurin e tinise cdo dite.

  12. TITI says:

    AF MOTREN NE PUDH E KE PAK MOR PLERE PO ÇFAR KERKON TI QE TE MARESH LEKE PA PUNUAR DHE PA MUND MOR SHKERDHATE SE JENI MESUAR PA PUNE DHE DONI LUKS LEKU FITOGET ME DJERS DHE NDERSHMERI POR JU JENI MESUAR QE TE SHKERDHEHENI PARA DHE MBRAPA PER TE MAR LEKE MOR FARE E KEQE MOR BASTARD NJERZ PA NDER E PA KARAKTER JU SHKERDHEFSHA ROBET KU TI KENI MOR JU QIFTE KINA MOTREN E NENEN PLERA

    1. miri says:

      Hallal plako.Ktyre prostitutave te rrjeteve sociale vetem karikatori me fishek ua ben dermanin taman.

  13. Komentuesi says:

    Kjo vajze e meritone nje respekte nga te gjithe.
    Te lumte Mentor qe nuk e le ne harrese por e evidentove kete te re e cila ka vendosur te punoj bashke me babane e saj . Shume mire qe kjo vajze duke ditur aftesite e veta nuk ka kerkuar dhe vene lakun ne gryke familjes per ta cuar ne universitet ku te bredhi karte e poshte neper kafene te harxhoj leke dhe duke paguar shume te konsiderueshme parash per te marr cdo provim ( ne rastin kur eshte ne universitet shteteror) dhe miliona kur ndjek universitet privat dhe ne perfundim te tij te tundi ate cope leter se eshte diplomuar dhe nuk e marrin ne pune se duan leke.Shoqeria shqiptare eshte shoqeri e komplejsuar.
    Rrone te boten studion per boten jeton per boten.
    Cdo prind e di shume mire sa i vlen femija e tij.Iku kiha kur cdo njeri kishte apo skishte tru per shkolle te karte do ta merrte nje cope kartoni. Ato qindarka qe keni mos i jepni te merrni provimet te mbaroni shkollen por te merrni nje profesion ku sic thote populli nuk te le pa gje , gdhiesh pa leke dhe ne fund te dites e ke xhepin plot.
    Z. Mentor ju qe shkruani per te rinje te tille jo si disa gazetare qe mbushin faqet e gazetave duke shkruar dhe reklamuar te reja si Rike Roci me shoqe qe jetojne me parate e dashnoreve.
    Nje respekt te vecante per kete baba qe ka ditur si ta edukoje femijen e tij me respektin dhe dashurine per punen .
    I them Tines ne periudhen e komunizmit gruaja ishte e barabarte me burrin punonte ne cdo profesion kishte te ardhurat e saj. Sot femra poshterohet ngaqe pjesa derrmuese eshte shtepiake( sot pa rroge neser pa pension) duron poshterimin e bashkeshortit per ate cope buke qe ha.
    Tina sa per ate qe Mentori do ti thoshte vajzes se tij te behesh gomiste se eshte biznes nuk ka vend krahasimi pasi ai eshte gazetare cod njeri i kerkon femijes se tij vazhdimesine e tij.
    Te rinjte te cilet skane sy per shkolle te larte mos te humbasin kohen kote por te mesojne nje profesion me te cilen te konkurojne ne tregun europiane te punes.

  14. Leo says:

    Te lumte Xhoi per punen qe ben, por vish kepuce pune te te mbrojne kembet.

  15. Rr. B. Gramshi says:

    Sot lexva dy shkrime qe jane tregues per coroditjen e shoqerise shqiptare.
    Nga njera ane nje fare Nojzi, parazit, trafikannt, shkurt kontigjent per kriminel, dhe nga ana tjeter nje vajze e re qe ka zgjedhur punen shume te rende por te ndershme per ti bere balle jetes.
    Duke lexuar komentet (sidomos ne ate te mender Nizit) kupton se tashme ne Shqiperi tashme eshte ngjizur nje filozofi ku krimi mbizoteron punen.
    Pergezimet e mija per te urten Xhoi dhe z. Mentor.

  16. Victor says:

    Po perdor nje (uniform -kombinoshe )….Pak rroba ka te perdorura…

  17. Lymi Tutit says:

    Lymi i Tutit.Te lumte Mentor ! Te gjithe kemi nevoje te “ushqehemi” me shembuj pozitive,sepse ne shtypin tone mbisundon negativiteti ! Edukimi i duhur i ketij brezi te ri,eshte ne familje,kjo eshte baza . Ata qe jane prinder duhet ta “rregjistrojne dhe ta “fusin ne tru” kete shembull.Dhe kur ky shembull eshte unik,duhet promovuar,bile edhe ajo vajze duhet stimuluar ! Ku jane ato dhjetra “te ashtuquajtura shoqata ” ? I lumte Xhoi-t.I uroj shendet dhe fat ne jete ! Lymi i Tutit

  18. Jimi says:

    Vetem nje verejtje miqesore per komentusit dhe autorin e shkrimit ! Se pari autori meqe botoi nje shkrim dhe e ilustroi me foto dhe me emra te protagonisteve!? pavaresisht qellimit te mire , duhej te merrte leje per botimin e tij nga protagonistet, pasi mendoj se u cenua privacia!
    Ndersa per komentusit me duket e pahijshme dhe e pamorralshme, qe shum prej nesh i masakrojne, si vajzen dhe te atin!? Te dy protagonistet ne shkrimin e autorit , kurre nuk e kane menduar se nje dite te bukur do te vihen ne qender te urraganit te sharjeve e fyerjeve te atyre njerezve qe as i kane njohur dhe qe kurre s’kane menduar tu bejne keq!? Ata ishin mire e bukur ne punen e tyre dhe askujt nuk ju ankuan, apo ju mburren per te. Ata ishin mire e bukur ne punen e tyre dhe kurre nuk kerkuan qe te dilnin ne faqet e medies se shkruar. Ata i kane dale zote punes se tyre dhe jane shum te kenaqur me te dhe si te tille nuk duan t’ja dine per gje tjeter. Por ne komentusit c’pune kemi me te “gjoren” vajze dhe te atin? Kujt ja kishte borxh ajo kete lum fyerjesh e sharrjesh te pacipa ? Mire bejme qe shajm, fyejm, e ofendojme politikanet, por me njerezit e zakonshem, qe rastesia i sjell ne faqet e shtypit ,ne nuk kemi pune, nuk kemi te drejte ti shajme e fyejme e aq me teper , femrat puntore e dinjitoze!

  19. Sokoli says:

    Vetem gomiste nuk eshte. Shihet si i qendron gomes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje