SKEMA: Ja si do funksionojë tarifa e rrugës Milot-Morinë, vendimi mbi zbritjen botohet në Fletoren Zyrtare

15 Shtator 2018, 12:41Ekonomia TEMA

Skema zbritëse e tarifës për përdoruesit e shpeshtë të rrugës Durrës-Kukës pjesë e autostradës Milot-Morinë nisë të hënën data 17 shtator.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe përcakton skemën e zbritjes për përdoruesit e shpeshtë që përfshin tri kategori:

Në kategorinë e parë të automjeteve të banorëve të qarkut Kukës përfshihen klasat A e B të automjeteve për përdorim personal të regjistruara në qarkun Kukës.

“Këto automjete do të pajisen me OBU-në (On Board Unit) e sistemit Digital Pass dhe në OBU nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete për familje. Tarifa e rrugës për 1 (një) kalim për të gjitha automjetet e regjistruara në qarkun Kukës për klasën A do të  jetë 50 (pesëdhjetë) lekë me TVSH dhe për automjetet e klasës B do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH. Kjo tarifë do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 (dyzet e katër) kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda periudhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime (nëse ky numër tejkalohet, atëherë përdoruesi i OBU-së do të duhet të tarifohet sipas vlerës përkatëse të parashikuar në pikën 11.4.5 të kontratës së koncesionit)” përcaktohet në vendim.

Shpenzimet e kryera nga shoqëria koncesionare për koston e pajisjes (OBU) së sistemit Digital Pass, e cila do t’u jepet falas banorëve të qarkut Kukës, do të përballohet nga pagesa e parashikuar në  kontratën e koncesionit. Përdoruesit e qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar.

Në kategorinë e dytë përfshihen autobusët nga dhe për në qarkun e Kukësit. Tarifa e rrugës për këta autobusë do të jetë 100 (njëqind) lekë me TVSH për 1 (një) kalim.

Në kategorinë e tretë përfshihen përdoruesit e shpeshtë të autostradës Milot–Morinë, automjetet e të cilëve do të pajisen me OBU-në (kostoja e OBU-së do të përballohet nga këta përdorues të shpeshtë të autostradës) dhe nuk do të regjistrohen më shumë se dy automjete.

“Lidhur me kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pa dallim mjeti, ulja e tarifës do të bëhet për numër kalimesh, pasi sistemi do të funksionojë në mënyrë të tillë që do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo mjet, si më poshtë vijon:

Nga 20 (njëzet) deri në 30 (tridhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10 (dhjetë) %; ii. Mbi 30 (tridhjetë) deri në 50 (pesëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20 (njëzet) %; iii. Mbi 50 (pesëdhjetë) deri në 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30 (tridhjetë) %;

Mbi 60 (gjashtëdhjetë) kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40 (dyzet) %.” përcaktohet në vendim. e.xh/ /a.g/

3 komente në “SKEMA: Ja si do funksionojë tarifa e rrugës Milot-Morinë, vendimi mbi zbritjen botohet në Fletoren Zyrtare”

  1. jani says:

    BRAVO QEVERISE,,,PUNE ME MEND..////

  2. Thanks in favor of sharing such a pleasant opinion, post is
    pleasant, thats why i have read it entirely

  3. Asking questions are genuinely good thing if you are not
    understanding something entirely, however this paragraph presents
    pleasant understanding yet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje