VIDEO: Liverpuli “Zot” dhe në Londër, Totenhami i lodhur për furinë e të kuqve

15 Shtator 2018, 15:39Sport TEMA

Liverpuli ka fituar në transfertën e Londrës, kundër Totenhamit, në ndeshjen e parë të kësaj jave në Premier Ligë.

Të kuqtë e Jurgen Klop kanë fituar 2-1 në “Ëembley”.

Golat e Vijnaldum (39) dhe Firminjo (54′) kanë zbehur golin e shënuar nga Lamela në minutat e fundit të sfidës (90+3′) dhe Liverpuli merr tri pikë të rëndësishme, duke ruajtur kreun dhe duke mposhtur një rival direkt për titull.

Salah dhe Kejn, dy golashënuesit më të mirë të sezonit të shkuar në Premier, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës dhe ky sezon duket se do të jetë shumë i vështirë për ta.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje