Populistët i shpallin luftë shtypit të shkruar

16 Shtator 2018, 14:16Bota TEMA

Luigi Di Maio, një nga dy peshat e rënda të qeverisë populiste italiane i ka shpallur luftë shtypit të shkruar, me akuzën se po ”ndotin debatin” duke i kërcënuar me heqjen e reklamës së kompanive publike.

”Gazetat po ndotin thuajse çdo ditë debatin publik dhe më e keqja është se e bëjnë këtë në sajë të parave të qytetarëve’’, shkruante në një postim në Facebook lideri i Lëvizjes 5 Yjet (L5Y, antisistem), raporton ata.

Në buxhetin e ardhshëm të Italisë parashikojmë një ulje të kontributeve publike indirekte (për median) dhe jemi duke përgatitur një letër drejtuar kompanive që shteti zotëron aksione për t’i kërkuar që të mos paguajnë për gazetat, me blerjen e hapësirës së reklamave.

Ashtu si dhe themeluesi i saj, Beppe Grillo,  L5Y është e bindur se mediat klasike aspirojnë dështimin e koalicionit qeverisës me Ligën e Matteo Salvinit (ekstremi i djathtë).

Di Maio dhe ministrat e L5Y, ashtu si dhe kreu i qeverisë Giuseppe Conte, por edhe disa ministra të Ligës, komunikojnë kryesisht nëpërmjet Facebook dhe Twitter duke kritikuar vazhdimisht shtypin tradicionel dhe përmbajtjet e tij, në emër të mbrojtjes së ”popullit” ndaj ”establishment”.

4 komente në “Populistët i shpallin luftë shtypit të shkruar”

  1. Tony says:

    Filloi te ringjallet fashizmi. I lumte kur gjejne mbeshtetje nga kokrra idiotesh (dmth. gjysma e popullit).

  2. Inter Amala says:

    Media kudo ne bote eshte fronti i pare i dhe i fundit i propagandes. Asnje media nuk eshte e pavarur,te gjithe kane axhendat e tyre,prandaj boll me kete veteviktimizim.

  3. PD- E LESH E LISE,,,,ESHTE E NJEJTA SITUATE NE ITALI KUR U BASHKUA LESH-E LIAS, ME PD , VETEM PER TE QEVERISUR DHE VJEDHUR,,, NE FUND BEN VETEM DEME DHE ASNJE PUNE,,,, KETA DY SALVINI DHE DÌ MAIO ,SI INJORANTE QE JANE, DO TA COJNE ITALINE NE BANKARROTA ME KEQ SE GREQIA,,,

  4. Klimax says:

    “C’thote partia ben populli, c’do populli ben partia”! Mbas medias “armike” te popullit radhen e kan partite opozitare, lirite dhe te drejtat demokratike dhe o burra “perpara” drejt …… totalitarizmit te ri e te vjeter me populista, fashista, nazista, marksista, islamista e lloj-lloj diktatoresh e cmendarakesh si Putin, Trump, Erdogan, Orban, Le Pen, Salvini, Di Maio, Hitler, Stalin, Musolini, Hoxha, …………………… etj, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje