Qëndrimi i PD-së ndaj Air Albania-s: Ku ngjan e ku ndryshon me të PS-së ndaj Rrugës së Kombit dhe standarti i munguar moral

16 Shtator 2018, 09:53Politika TEMA

Nisja e linjës së re ajrore Air Albania, ka provokuar te zëra opozitarë, përgjithësisht në rrjete – por pak kohë më parë dhe zyrtarisht nga selia – po atë lloj reagimi që shoqëron si tabiat pothuajse të dy kahjet e politikës, ç’prej kur hyri epoka pluraliste; mohimin me çdo çmim e çdo mënyrë të punës së tjetrit, rivalit në këtë rast.

Air Albania është investimi më i madh deri më tani në 5 vite të qeverisjes Rama. Dhe ky i fundit nuk e ka fshehur që kjo kompani është falë një partneriteti strategjik Shqipëri – Turqi.

Nuk e ka fshehur gjithashtu se Air Albania-n e ka mundësuar si kompani Turkish Airlines, që vitet është shndërruar në lider botëror në tregun e fluturimeve ajrore.

E sot, por dhe pak kohë më parë, është tentuar edhe nga selia blu për ta njollosur me patjetër këtë investim, për t’i gjetur yçkla, si e si të kundërshtari politik të mbetet pa asnjë meritë në qeverisje, të jetë një zero, një hiç…

E njëjta simptomë e ngjashme u shfaq dhe në rastin e ndërtimit të Rrugës së Kombit, puna më e madhe e ish-qeverisjes Berisha në planin infrastrukturor. Edhe atëherë, opozita që sot është në pushtet, iu vu keqaz, duke denoncuar jo rrugën por aferat. Megjithatë ka një ndryshim në dy rastet.

Te rruga, pjesë kishte dhe PS, e cila kishte ngulur kazmën e parë nën qeverisjen “Majko”. Por padyshim që meritën e madhe e pati PD që vendosi ta jetësojë, ta bëjë realitet.

PS nisi të ngacmohet vetëm kur Arben Meçe, një ish-eksponent demokrat zbuloi aferën 230 milion, për të cilën u vu në shënjestër Basha si ministër Transporti.

Së këndejmi nisi dhe reagimi opozitar,të cilin pushteti atëhershëm, mu për shkak të sensibilitetit nacional e patriotik që kishte ajo rrugë, e cila afronte dhe gati e bënte njësh Shqipërinë me Kosovën, nisi ta kompleksonte kundërshtarin duke shpallur e propaganduar se “nuk e do rrugën”, e përkthyer pra se nuk do afrimin e shqiptarëve në dy kahjet e kufirit.

Dhe siç e dimë, paçka se afera 230 milion nuk u zbardh kurrë, një pjesë e akuzave të opozitës, ato që kishin të bënin me keqmenaxhim të investimit, rezultuan të vërteta. Rruga dhe sot e kësaj dite, përkundër emrit të madh që ka, si një monument krenarie kombëtare, është gjysmake dhe me plot probleme.

Nga ana tjetër, Air Albania nuk rezulton të ketë asnjë problem financiar. Akoma nuk ka nisur fluturimet me pasagjerë dhe ende nuk mund të thuhet se ka këtë apo atë problem në shërbime. Dikush, nga kampin opozitar, ka kapur një detaj krejt teknik në aspektin protokollar, që gjithsesi nuk e kompromenton atë që është më e nevojshme për tregun fluturimeve: një kompani që ofron standarte më të mira, çmime më të lira dhe që në një plan më të gjerë marketon prestigjin nacional. Dhe, siç PD dje në pushtet, shtronte pyetjen provokative nëse opozita do të udhëtonte në Rrugën e Kombit – dhe sigurisht që udhëton – tashmë mund t’i kthehet e njëjta pyetje nëse ajo do udhëton me Air Albania.

Sot, opozita ka rastin të themelojë një standart moral: të mos e bëj atë që ka bërë kundërshtari me të, e që mund ta bëjë sërish nesër kur dhe ajo të ndërtojë një vepër apo të realizojë një investim të madh.

Gati e pamundur, por i duhet thënë…

7 komente në “Qëndrimi i PD-së ndaj Air Albania-s: Ku ngjan e ku ndryshon me të PS-së ndaj Rrugës së Kombit dhe standarti i munguar moral”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''........... says:

    gezuar ramazonin………….do te shkoi muti ne gju!

    1. greece is shit says:

      mos u merrni me Sali.arin. Nuk e diskutojme partneritetin me Turkish Airlines. Ne rast se Air Albania eshte Shqiptare atehere pyetjet jane keto:
      1. Ku eshte rregjistruar Air Albania?
      2. A egziston Air Albania?
      3. Perse nuk eshte rregjistruar ne Shqiperi por ne Turqi?
      4. Perse avionet e Air Albania kane kodin e Turkish Airlines?
      5. Perse avionet e Air Albania kane rregjistrim ne Turqi e jo ne Shqiperi?
      6. Kusht HUB (aeroporti meme) i Air Albania?
      7. Kush eshte kodi nderkombetar i Air Albania?

  2. syri says:

    Saliu o te zinj saliu dhe prape saliu! U vu ne krye te PD nga ramizi dhe serbet e tani e kemi peshqesh prej 27 vjetesh kete kriminel dhe spiun! I eshte varur Shqiperise ne qafe dhe nuk e leshon!

  3. Genti S says:

    Me verte po krahasoni rruge e kombit me 2 avion te lodhur turq qe skan asnje impact ne ekonomine dhe financiar e shqiptarve! Dhe qe fitimet I shkojne turqve anti SHBA!

    Dmth keni low level

  4. Turku says:

    Tashti nuk ka mo problem udhetim falas

  5. Petrit says:

    Nje krahasim i pa krahasueshem.
    Rruga e kombit me gjithe problemet e saj ishte nje investim i prekshem nga te gjithe.
    Kompania air albania deri me tani po duket me shume se nje farse.
    Me çfare po degjojme e lexojme eshte nje kompani fantazem qe nuk ekziston ne asnje dokument e protokoll as shteteror e as nderkombetar.
    Po duket me shume se sa nje propagande e shpifur.
    Nuk besoj se ka ndonje njeri qe te jete kunder nje investimi te tille me interes kombetar pavarsisht bindjeve por ne kete rast sukur Po vjen nje erë e rende.
    Ne momentin qe dikush investon nje shume kaq te larte parash nuk besoj se do te ishte ndonje problem kaq i madh per te bere e dy dokumente burokratike.
    Qofshim te gabuar

  6. Uf says:

    Shumë e vështirë me lexuar këtë shkrim me gabime të trasha drejtshkrimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje